Prokuroria e Shtetit pritet të ngrejë aktakuzë ndaj katër të dyshuarve për veprën penale të fajdesë, shkruan Koha Ditore. Këtë e ka bërë të ditur prokurori i rastit, Abdurrahim Islami.
Ai ka njoftuar se grupi prej shtatë të arrestuarve, të javës së kaluar, është ndarë. Sipas Islamit, katër kanë kaluar në Departamentin e krimeve të përgjithshme dhe se dyshohen për shuma më të vogla, ndërkohë që katër të tjerë, prej të cilëve një ende është në arrati dhe Gjykata ka lëshuar fletarrestim për të, kanë mbetur në Departamentin e krimeve të rënda.