• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Prishja e kishës në Dhërmi, kërcënon nacionalisti grek Nicholas Gage

by
29/08/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prishja e kishës në Dhërmi, kërcënon nacionalisti grek Nicholas Gage

Shembja e objektit pa leje, e cila shërbente prej 23 vjetësh si kishë për besimtarët ortodoksë të Himarës, ka shkaktuar jo pak reagime në qarqet vendase dhe të huaja. Qeveria vendosi shembjen e objektit, që u ndërtua nga vendasit e Dhërmiut në Himarë, në vitin 1992 mbi truallin e kishës së vjetër, për shkak se ai ishte pa leje. Tashmë, projekti për rindërtimin e Kishës së Shën Thanasit është gati dhe u prezantua dje nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, në një takim me banorët e zonës.

Greqia reagoi duke e dënuar aktin, madje pati raportime për një notë proteste Shqipërisë, por edhe përcjellje të shqetësimeve deri në Bruksel e Uashington. Ashpër reaguan edhe Kisha Orthodokse, OMONIA, PBDNJ, por edhe opozita shqiptare, e cila u bë palë me qëndrimet e tyre, se po shkeleshin të drejtat e besimtarëve ortodoksë, madje dhe të minoritetit grek në Shqipëri.

Mesa duket, paranoja e nacionalistëve grekë nuk ka fund. Jo më larg se dje, Presidenti i Federatës Panepirotike të Amerikës në ShBA dhe Shqipëri, Nicholas Gage, i njohur si antishqiptar e nacionalist i flaktë ka reaguar lidhur me çështjen “Shën Thanasi”. Një artikull i publikuar në një portal amerikan, “Hellenic News of America”, Gage shprehet se shembja e kishës “ka shtuar frikërat në komunitetin e madh shqiptar të grekëve etnikë për ringjalljen e persekutimit të krishterëve ortodoksë që përbëjnë një të tretën e shtetit me 3.5 milionë banorë”.

Ai arrin deri aty sa e krahason shembjen e një objekti të ndërtuar pa leje me shkatërrimin e kulteve fetare gjatë regjimit të Enver Hoxhës. “Rrafshimi i Kishës së Shën Athanasit i bën jehonë veprimeve brutale të regjimit stalinist, që e drejtoi Shqipërinë për gjysmën e shekullit të shkuar, kur forcat qeveritare ekzekutonin priftërinjtë, i kthenin kishat në stalla dhe burgosnin këdo që mbante kryq apo lexonte Biblën”, mendon Gage. Sipas tij, Tirana duhet “të ndryshojë veprimet e saj brutale është të ofrojë një vend alternativ për ndërtimin e kishës së re dhe të japë fonde për ta ndërtuar atë”.

Po ashtu, shkrimi citon edhe OMONIA-n dhe PBDNJ-shin, të cilat, përmes deklaratave të tyre, dënuan “aktin brutal të shkatërrimit të kishës” dhe paralajmëruarn se “kjo do të dëmtojë seriozisht marrëdhëniet midis qeverisë së Kryeministrit Rama dhe të gjitha minoriteteve në vend”. Artikulli saktëson se Zv.presidenti i Federatës po udhëton për në Shqipëri për të vlerësuar trajtimin e minoriteteve në vend, ndërsa i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për të lëvizur shpejt dhe në mënyrë vendimtare për riparimin e marrëdhënies me qytetarët e Kishës Orthodokse, nëse dëshiron të sigurojë një vend me të drejta në komunitetin e kombeve të qytetëruara.

Next Post

FOTO/ Bashkia prish godinën e shkollës “Kristaq Rama”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

February 12, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

February 12, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Debati për pagat e gjyqtarëve, ‘Kushtetuesja’ kërkon kohë për vendimin

February 12, 2026
Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

Po punonte për ndërtimin e çatisë së një banese, bie dhe gjen vdekjen 50-vjeçari në Berat

February 12, 2026
“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

“Dy muaj pa marrë pagat”, një grua në Kuçovë hipën majë kullës tek ish-Uzina

February 12, 2026
Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

Godinat e reja të drejtësisë, Çela: Proces vizionar, por na duhet zgjidhje e përkohshme për nevojat aktuale

February 12, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

February 12, 2026
“Meraku” për oligarkët, apo për …..?

Sharlatanët

February 12, 2026
Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In