• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pretenca e Hagës për ish-krerët e UÇK, Balla: Batërdi e tmerrshme, alarm i madh për shqiptarët!

by A R
12/02/2026 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë doli sot, 12 shkurt, me një deklaratë të përbashkët për gjyqin që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, theksoi se kjo shkresë është në përputhje të plotë me qëndrimin që kjo forcë politike gjithnjë ka mbajtur ndaj procesit gjyqësor.

“Sikur sot të ishte gjallë Adem Jashari, edhe ai, sipas këtyre prokurorëve duhej të dënohej me 45 vite burg se luftoi për lirinë e vendit të vet. Heroi ynë kombëtar bashkë me heronjtë e tjerë që u përmendën këtu, nuk mund të përballen me këtë akt-akuzë sepse pushtuesi i ka vrarë”, tha ai në nisje të fjalës së tij.

Pretenca, tha ai, është një batërdi e tmerrshme dhe një baltë në vijim të baltave që janë përpjekur të hidhen në këto 27 vite kundër luftës çlirimtare në Kosovë.

“Valët biblike njerëzore që i iknin kasaphanës, na qenkan zeruar, duke u lënë vendin trillimeve se gjoja UÇK na paska qenë një grup i strukturuar kriminal. Ajo pretencë është një alarm i madh, për çdo shqiptar në çdo cep të globit”, tha Balla.

Më tej, përmendi krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë.

“Kam një pyetje për prokurorët, janë 12 mijë bij e bija shqiptare të cilëve iu grabit jeta në Kosovë. Janë 20 mijë gra dhe vajza shqiptare në Kosovë që u përdhunuan, janë 1 600 shqiptarë të vdekur e të pakallur, ose siç thuhet me këtë gjuhën burokratike të Hagës, rezultojnë të zhdukur. Po për këta, çfarë mund të bëhet dhe si do t’i bëhet?!”

Theksoi se për asnjë nga personat e akuzuar për krime në Kosovë, nuk ekziston një kërkesë për 45 vite burg, përveç ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Next Post
“Çfarë hëngri kur pengoi çlirimin e tokës së xanun”, Rama ‘piketon’ një tjetër gjyqtar: Është i vetmi që…

Rama: ‘Llumi’ i pastruar me vetting u dëmshpërblye me rreth 12 milionë euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 6 shtator 2026: Akrepi përballë një dashurie që mund të zgjasë

September 6, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Të dhënat e INSTAT: Importohet më lirë, prodhohet më shtrenjtë…

September 6, 2026
Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

Sherr në stacionin e Treviglios, i riu shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin! Shkak një vajzë

September 6, 2026
Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

Dënohet me varje prezantuesja televizive në Egjipt, akuzohet për trafik droge

September 6, 2026
Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Zjarr te “Syri i Kaltër”! Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

September 6, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

Moti parashikohet i kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin

September 6, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

Nga informatika tek inteligjenca artificiale. Pse kam të drejtë të jem dyshues

September 6, 2026
Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

Hormuzi në flakë, SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, goditen disa anije

September 6, 2026
“Shqipëria, rritje të qëndrueshme ekonomike”, Rama: Sa do të arrijë rritja në 2030-tën

“Do të shpëtoni nga unë kur…”, Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

September 6, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Këshilla një të riu që do të bëhet gazetar

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com