• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sharlatanët

by Artur Ajazi
12/02/2026 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Nuk e kanë marrë peng. E kanë molepsur dhe e kanë menderosur, forcën e parë politike pluraliste. E kanë mbushur me medioker, hajdutë, abuzues, sharlatanë, dhe e kanë përdorur, dhe po e përdorin për interesa personale, familjare e farafisnore. Çdo njëri prej atyre që sot gjendet pranë Saliu, është abuzues me ish-pushtetin e tij, është i korruptuar, dhe pasuruar me batakçillëqe, përgjatë viteve të pushtetit tij. Ata janë kthyer në leva, në mumje, në masha të kryetarit Berisha, vetëm e vetëm të futen në lista deputetësh, vetëm e vetëm të jenë me mandate për të mbrojtur jo idealin, jo partinë, por pasuritë e tyre, vilat, pallatet, bizneset, milionat. Ata janë pranë Berishës, si sharlatanë, si të përdorur, si të shitur, dhe të blerë. Ata vijnë nga skutat e pushtetit të atij njeriu, që ka djegur dhe ka vrarë shqiptare, ka kryer 1997, krimin e Gerdecit, 21 Janarit, ka abuzuar me pronat dhe paratë e taksapaguesve shqiptare. Partia Demokratike, është sot partia e krahinës, e klanit, e shefit, dhe e sulltanit të përjetshëm. Dalin dhe djegin dyert e institucioneve, dalin dhe plagosin policët, dalin dhe prishin seancat parlamentare, dalin dhe nxijnë imazhin e vendit në shqip dhe anglisht, dalin dhe baltosin këdo që e shihin si pengesë, në rrugën e tyre të shkaterrimit të opozitës, PD, Shqiperisë. Ata nuk kanë ideal, nuk kanë rybe, nuk kanë sedër, nuk kanë besë, nuk kanë burrëri, nuk kanë keqardhje, ata janë qenie të pashpirt, derisa marrin dhe paguajnë adoleshentët për të hedhur molotovët, dhe vetë pastaj  ja mbathin. Ata kanë sot pasuri marramendëse, janë të “krimbur” në para, ata janë lubia vetë. Mjafton ti futesh statistikave të abuzimit dhe vjedhjeve, dhe do të zbulosh brenda PD-së, dhjetra “lubi” që kanë vjedhur dhe janë pasuruar me paratë tona. Dhe më dramatike, situata bëhet kur ata ngrihen në Parlament e bëjnë “të moralshmin”, dhe deklarojnë se “ne opozita jemi për drejtësi”. Për cilën drejtësi ? Për drejtësi për shkaterrimin e vendit, për vjedhjet e pronave të shqiptareve, për 26 viktimat e Gerdecit, për 4 viktimat e 21 Janarit, apo milionat e grabitura sa kishin pushtetin ? Kushdo që vjedh kur është në pushtet, pasurohet me para taksapaguesish, duhet të përballet me organet e drejtesisë. Por kjo nuk ka ndodhur, dhe nuk po ndodh akoma me ish-pushtetaret e kësaj opozite boshe. Shqiptarët duan drejtësi, por jo të njëanshme, duan drejtësi, por jo disa të dalin dhe kapardisen majë makinave 150 mijë euroshe edhe kur nuk janë në pushtet, dhe disa të tjerë të sulmohen pse i akuzon Sali Berisha. Sharlatanizmi nuk ka vend në politikë. Politika është fusha ku luhet pastër, jo me bllofe, mashtrime e skuta, por me realitete  ku të pasqyrohet vullneti shumicës, dhe votes së lirë.

Next Post
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Prokurorët që duan të dënojnë historinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In