• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Prindërit të mos i afrohen Klevisës”, babai: Nuk e di çfarë po ndodh!

by
19/08/2015 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër goditje për familjen Kajtazi. Gjykata urdhëron familjen t’i qëndrojë larg Klevisës 14-vjeçare, për mbrojtjen e sigurinë e saj. Mesditën e së martës, Gjykata e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për vajzën e vogël të kësaj familjeje që u vendos në qendër të vëmendjes së opinionit publik kur babai i shqetësuar për fatin e vajzave kërkoi nga policia të vihet në lëvizje e t’i gjejë vajzat e larguara që më 16 korrik nga banesa. “Nuk arrijmë më të kuptojmë se çfarë po ndodh dhe as pse po na ndodh e gjithë kjo. Po t’i kisha rrahur vërtet do ta kuptoja këtë, por …?!”– shprehet i tronditur, Met Kajtazi i përfshirë në një histori nga e cila nuk po di të dalë, pasi, sipas tij, “vajzat nuk po i njeh më”. Pas gëzimit për gjetjen e motrave Kajtazi në Vlorë, përmes telefonave të përdorur prej tyre, prindërit janë përfshirë në një situatë krejt të pazakontë duke i kthyer sërish dyshimet e mëparshme se vajzat jo vetëm janë ndihmuar nga dikush, por edhe po përdoren për të hedhur baltë mbi familjen. Ndoshta për të shpëtuar veten nga akuzat. Hamendësimet kanë nisur, ndërsa Gjykata e Durrësit dje, me gjithë interesin mediatik, vendosi të mos lejojë praninë e mediave në seancë.

Ndonëse pa prova të mjaftueshme për të besuar se familja mund të kryejë veprime të dhunshme ndaj 14-vjeçares Klevisa Kajtazi, Gjykata e Durrësit e ka parë të domosdoshëm lëshimin e urdhrit për të mbrojtur sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj. Ajo është bazuar në vlerësimet e bëra nga psikologia dhe nga mbrojtja e së miturës e caktuar kryesisht nga gjykata. Këmbëngulja e vajzës për të mos u kthyer pranë familjes ka triumfuar, ndërsa ka tronditur fort Hiqmet dhe Anila Kajtazin. Dy ditë më parë, pas seancës për shqyrtimin e ligjshmërisë së ndalimit të dy motrave Kajtazi dhe caktimin e masës së sigurisë, Klevisa u la e lirë në sallën e gjyqit me “Detyrim paraqitjeje” dy herë në muaj pranë Policisë Gjyqësore, kurse motra e saj e madhe u la “Arrest në burg”. Ndarja nga e motra krijoi një gjendje të rënduar psikologjike te motra e vogël, e cila nuk pranoi të shkojë në familje. Ajo është shprehur e frikësuar nga kthimi atje, pas zhvillimeve që kanë ndodhur që nga 15 korriku kur u hodhën ilaçe gjumi në ushqim familjes e në vazhdim. Sipas burimeve nga gjykata, vajza është shprehur e pasigurt dhe e trembur nga një hakmarrje e mundshme e prindërve dhe motrës së madhe ndaj saj. Në këto kushte është vendosur të lëshohet edhe një urdhër mbrojtjeje, që i mban larg familjarët nga e mitura e cila do të qëndrojë në qendrën e rehabilitimit për të dhunuarat në Kamzë të Tiranës.

Dy ditë më parë, vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës së Durrësit ndaj motrave Kajtazi, sipas të cilit Orialda do të duhet të vuajë dënimin me burg, ndërsa më e vogla e shtëpisë, Klevisa, do të lirohej me detyrim paraqitjeje, kjo e fundit pasi ka lënë qelinë nuk ka pranuar të rikthehet në shtëpinë e saj. Klevisa, 14 vjeç, i ka qëndruar edhe njëherë versionit të treguar prej saj dhe motrës 18-vjeçare, Orialda, se prindërit e saj dhe motra më e madhe e familjes janë të dhunshme dhe, nga frika se mos dhunohej sërish prej tyre, nuk preferon të rikthehet në shtëpi. Sipas burimeve policore, Klevisa është në gjendje të rënduar psikologjike pas ndarjes nga e motra. Gjatë seancës së vlerësimit të masës së sigurisë ndaj dy motrave Kajtazi, të cilat u gjetën në një apartament me qira në Vlorë pas arratisë nga familja e tyre në Durrës, në sallën e gjyqit kanë qenë të pranishëm prindërit, motra e madhe dhe tezja e vajzave. Pas vendimit të gjykatës për “arrest me burg” ndaj Orialdës nuk kanë munguar lotët e nënës Anila dhe vetë Klevisës nga pas hekurave.

Gazeta SHQIP*

Next Post

Pasuria e kandidatëve potencialë për President të SHBA-ve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In