• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Prindërit e Jonida Çanakut rrëfehen për lidhjen e vajzës me të moshuarin, marëdhënien dhe xhelozitë

by Java News
05/09/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prindërit e Jonida Canakut, vajza që mbeti e vrarë nga biznesmeni 38 vite më i madh në moshë, Sokrat Shani, rrëfyen sot në emisionin ‘Me Zemër të Hapur,’ versionin e tyre të historisë.

Familja Çanaku thekson se në muajin Maj, i përzunë vajzes të dashurin e moshuar sepse, ‘u bë bezdisës duke ardhur kohë e pa kohë në shtëpinë e tyre në Lushnje. Familja rrëfen detaje sesi Jonida u njoh me Sokratin, marrdhënia e tyre si dhe ndryshimet që pësoi vajza pas lidhjes dashurore me burrin më të madh në moshë. Sipa familjes, Sokrati ishte një burrë xheloz dhe kontrollues.
Jonida Canaku 29 vjec nga Krutje e Lushnjes u vra në muajin Gusht ne nje apartament ne Golem ndersa i dyshuar kryesor sipas policise eshte, i dashuri Sokrat Shani 65 vjec, i cili u vetëvra duke lënë dhe letër lamtumire ku shpjegonte krimin e kryer.

Sipas babait të Jonidës, Sefedin Çanaku, vajza e tyre ishte e çiltër, por ndryshoi tërësisht gjatë lidhjes me Sokratin. Nata e 13 Gushtit, ishte e fundit kur ata si prindër u përshëndetën me Jonidën e tyre.
babai i vajzes ne lushnje“Jonida, vajza jonë ishte e çiltër, pa pretendime, e qeshur, e dashur me shoqërinë. Punonte, gjatë lidhje së vite e gjysmë që pati me të dashurin e saj ishte e qetë. Në ditët e fundit lëviznin lirisht. Vajza na merrte në telefon. Paraditen e asaj dite ishin në plazh në Levan, dhe në 14 gusht do të shkonin në Golem. Ata bënin ditë të veçanta plazh. 13 gushti ishte nata e fundit që doli nga shtëpia për të mos u kthyer më”.

Por më e gjatë në rrëfim ishte Vasilika Çanaku, nëna e Jonidës. Moderatorja Evis Ahmeti ngacmoi vazhdimisht ciftin Çanaku me pyetje.
nena  evajzes ne lushnje“Ne i kemi thënë Jonidës, që ky ka problemet e veta, të ndajë gruan, pastaj ajo bëri cfarë deshi vetë, me kokën e saj”.

Si u njoh Jonida me Sokratin?
Në vitin 2013, ka qenë fushata për zgjedhjet dhe vinin nëpër fshatra dhe këta venin sic venin të gjithë rinia, aty si u njohën e qysh nuk e dimë. Erdhi në shtëpi dhe per 6 muaj se me cilin fliste në telefon. Unë e pyeta, i thashë, nuk më tregoi gjë.

Po cfarë ju tha?
Pastaj më tregoi se kam gjetur një burrë, po më tha ka qenë i martuar, është biznesmen i madh. ‘Ashtu janë të ndarë, divorc me ligj nuk kanë bërë, 20 vjet të ndarë’, na tha Jonida. Ne e pranuam ta sillte në shtëpi, t’a njihnim. Moshën nuk na e tregoi.

Erdhi në shtëpinë tuaj Sokrati?

Erdhi një darkë, Sokrati i ndjeri dhe e pashë që në dritare, nuk durova t’a shihja që nga dera. I thashë burrit, ‘ua po ky qenka më i madh se ti, si e pranoi këtë lloj njeriu kjo e jona’? I thashë, ‘ky nuk bën për ty, është i madh’. Por nuk na dëgjoi.

E donte Jonida, Sokratin? Si ju dukej juve…

Sa e ka dashur këtë Sokratin, as ish të fejuarin nuk e ka dashur kurrë.
Afrimiteti që kishte me Sokratin nuk e di si t’ja vë emrin.
Flitej për para, por ne as para nuk pamë. Ne jemi si i thonë asaj, as të varfër shumë, as të lartë shumë. Jemi familje e mesme. Kemi çunin në Greqi, që 20 vjec.

I jepte lekë Sokrati Jonidës?
Vajza ime nuk kishte 5 lekë në portofol. Dhe kur e gjetën pa jetë, asnjë lek në portofol nuk kishte.

Para se të ndodhte ngjarja kishte ndryshuar Jonida shumë?

Jonida ishte vajzë e zgjuar. Nuk studionte, as shkollën e mesme nuk e ka kryer, sepse Divjaka ishte larg, nuk kishte kush ta çonte e kush ta merrte. Kohët e fundit u mbyll fare. Pas lidhjes me këtë Sokratin u mbyll, duke pyetur atë; ‘Të vete deri në dyqan?’ Nuk na pëlqente fare kjo gjë. I thashë; “U mbylle për së gjalli”.

Ju bezdiste mosha e Sokratit?

Ndërhyn babai: Po

Nëna: Për moshën nuk është se u duk shumë keq, na u duk mirë.

Po mentaliteti i zonës…
Na vret shumë dhe jemi fshat. Na ka vrarë shumë, nuk dilja deri te porta, rëndë na vinte. Kohët e fundit, sikur ia parandjente, 1-2 muaj para se të ndodhte kjo, thoshte; “I thuaj babit, mos të më bezdisë me fjalë se nuk dua të dëgjoj më”.
Se burri ia thoshte troç që, ‘nuk ta duam’.

(Babai i Jonidës ndërhyn): Po ia thoja, unë ia thoja gjithmonë

Vijon Vasilika: E përzumë ne në muajin maj, takoje ku të duash në shtëpinë tonë mos e bjer.
“Pse ca halli ke?”, më thoshte Jonida. Unë i thashë, merr shtëpi me qera, u thashë. Shkoni jetoni bashkë.
Nderhyn babai i Jonides: Po vija ne shtepi, kohe e pa kohe e gjeja aty, bezdi. Te rronin me vete, jo ne shtepi tone.

Po bashkëshortja e Sokratit cfarë thoshte gjatë gjithë kësaj kohe?
Bashkëshorten e Sokratit e takuam ne. Na erdhi vetë që në vitin e parë të lidhjes së Jonidës me Sokratin. Na erdhi në shtëpi e na tha; “Jam gruaja e filanit. Është burri im, kam mbiemrin e tij, kur të më ndajë ai, atëhere merre”.
Jonida i tha; “Shko kërkoi llogari burrit tënd, jo mua”.
Që vitin e parë Jonida nuk hoqi dorë, dhe 2 vite të tjera shkoi me Sokratin dhe nuk u shkëput.

Vasilika rrëfen se i vështirë ishte momenti kur mësoi se Jonida ishte vrarë.
“Nga një kushëriri ynë e morëm vesh, se policia vinte pyeste, ku është Jonida. I thoja, ka ikur me Sokratin, ku dinim ne gjë cfarë kishte ndodhur. Vinte polici i parë, pyeste, ku është Jonida. Furgon policie jashtë shtëpisë, i thoja, pse për cfarë e doni, ka vrarë njeri Jonida? Polici i dytë, vjen më vonë, pyet ku është Sokrati, dini gjë? Njëri polic thoshte, a nuk vdiq ai? I dyti përgjigjej, ohu vdiq ai vdiq. Por nga darka, një kushëri, kishte marrë djalin, kishte parë lajmet në News24, thotë Jonida ka vdekur, te shpia në Golem, e kanë vrarë. Aty vumë kujën”.
Ne foto; Sokrat e Joninda
Skorat Shani, jonidaNgjarja ne Gusht
Në 15 Gusht të këtij viti, në një apartament në Golem të Kavajës, u gjet e vrarë 27-vjeçarja Jonida Canaku. Ndërsa Sokrat Shani, u vetëvra në Lushnje. Sokrat Shani është vetëvrarë, pasi ka pranuar krimin e vrasjes së 27-vjeçares, duke lënë tre letra të shkruara, si provën më të fortë materiale per Prokurorine e Lushnjes. Jonida u gjet e lidhur me litar dhe ne trup kishte shenja te dukshme dhune.
Ne foto; Trupi i pajete i Jonides
jonida canaku e lidhur dhe vrareBurime zyrtare nga grupi hetimor, bëjnë me dije se vajza është dhunuar dhe torturuar para se të jepte shpirt, në dhomën e gjumit të apartamentit të motrës së autorit, në Golem. Siç tregojnë këto foto, vajza është gjetur lakuriq, e shtrirë në krevatin dopio, lidhur me fasheta në pjesën e këmbëve dhe në duar.
Vërehen shenja të dukshme hematomash të shkaktuara nga goditjet, kryesisht në pjesën e kraharorit, ku në shpatullën e majtë dëmtimi është më i theksuar.
Në kokë 65-vjeçari i kishte vendosur në formë laku, një spango ngjyrë të verdhë, me të cilën e ka shtrënguar nga pjesa poshtë mjekrës, deri në pjesën e sipërme të kokës, që të mos rënkonte nga dhimbjet.
Sipas mjekëve ligjorë, dyshohet se viktima pasi është lidhur dhe i është vënë spango në fyt është goditur sërish nga ana e 65-vjeçarit, duke e torturuar. Ajo ndërroi jetë pas gjakderdhjes, nga tortura dhe dhuna./news24/a.k

Next Post
Manjani: Zbatim reformës, gjyqësori mbi çdo pushtet tjetër

Dokumentat në hipotekë, Manjani: Pushohet nga puna ai që i humb

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

“Nëse paguan mbi 500 mijë lekë cash, gjobitesh”, sqarimi avokates

June 23, 2026
“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

“Wom Travel” për Shqipërinë: Jo vetëm Ksamili! Një vend plot histori, natyrë dhe shije

June 23, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi për ditën e sotme nga Jorgo Pulla, ja çfarë parashikohet për të gjitha shenjat

June 23, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Riorganizohet Policia e Shtetit, emrat e rinj që marrin drejtimin e qarqeve

June 23, 2026
Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

Përmbyllet sot procesi i testimeve kombëtare, maturantët i nënshtrohen provimit të lëndës me zgjedhje

June 23, 2026
Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Protesta/ Ekonomi: “Algoritmi politik”, një nga rreziqet e sotme të demokracisë. Dëmton debatin real dhe bëhesh “aktor” pa bërë asgjë

June 23, 2026
SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

SHBA-të lehtësojnë sanksionet për naftën, Irani mohon pretendimin për inspektorët bërthamorë

June 23, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kosovë/ “Paga kalimtare”, mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

June 23, 2026
Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

Deklaratat e Spiropalit? Gogu për kundërshtitë brenda PS: Jemi parti me biodiversitet

June 23, 2026
“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

“Ti mbete vetëm”, Rama i drejtohet protestuesit të ulur në shkallët e Kryeministrisë: Eja tek unë…

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In