• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Primaret” e Berishës për të justifikuar dështimin e bashkimit

by Mero Baze
05/10/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pafuqia e Sali Berishës për të prodhuar një koalicion parazgjedhor, ka vetëm një mekanizëm për tu justifkuar. Janë ato që ai i quan zgjedhje “primare” brenda “Foltores”.

Në të vërtet ato janë gjëja që atij i intereson më pak, dhe për të qenë i qetë ka shpikur mekanizmin e prishjes së trupës votuese për të votuar çdo kush që kalon rrugës. D.m.th. thjesht nuk i intereson si proces votimi, por si proces për të justifikuar dështimin e koalicionit parazgjedhor.

Së pari ai nuk bie dot dakord me Ilir Meta/Metaj për formulën e koalicionit. Ilir Meta/Metaj ka pretendimet e veta për mbi 30 për qind të bashkive, dhe ai mund t’ia ofrojë, pasi të humbur ai ka, por frika e tij është se kjo do ta rrënoj dhe në votën proporcionale. Zotimi publik i Meta/Metaj se është gati të mbështes çdo kandidaturë të Berishës “mjafton të jenë më të mira se të tijat”, është më shumë kërcënim se premtim. E vetmja formulë e bashkëpunimit pa kushte ishte ajo e 6 Marsit kur Meta/Metaj u bë kamikazë për të, por tani ajo nuk përsëritet më. Dhe për ta shtyrë krizën e aleancës me të, ai ka si argument përfundimin e “primareve” në “Foltore” pastaj bisedat për aleancë.

Së dyti ai nuk bie dot dakord dhe me partitë e vogla partnere të ish PD, si Duka, Shehi, Dule Ndoka e idrizi, jo se ata i kërkojnë bashki, por se vet ata nuk janë të sigurt a ja vlen të bashkohen me Berishën apo Bashën, meqë është e sigurt se ata të dy do jenë ndarazi. Edhe për të hequr qafe bezdinë e tyre, ai nxjerr përpara “primaret” në PD, dhe pastaj bisedat për koalicion.

Së treti ai nuk bie dakord dot as brenda “Foltores” për koalicion përderisa vet “Foltoren” e ushqen me gënjeshtrat e “primareve”. Një garë për primare në “Foltore”, do të thotë që të dalin 61 kandidat për kryetar bashkie në emër të “Foltores” dhe pas kësaj nuk ka vend më për koalicion. Po të llogarisësh që gjyqi për legjitimitetin e PD është në fillim të Nëntorit, deri atëherë ai do të bëj gjithçka që të mos kuptohet se çka ndërmend të bëj me koalicionin. Pastaj nëse e humbet PD, do ti rikthehet “Shtëpisë së Lirisë, duke u dorëzuar para Ilir Meta/Metaj dhe nëse e fiton siglën, do të vazhdoj ti mbaj larg me idenë e “primareve”.

Ky ëhstë i vetmi mekanizëm që i jep atij alibinë e dështimit të koalicionit, i cili në fakt ka dështuar dhe Berisha nuk e bën dot. Mos të flasim këtu me hendekun e thelluar me Partinë Demokratike, e cila nuk ka asnjë shans të gjunjëzohet tani para tij, ndërkohë që ai ka një vit që po i linçon me gjithë mjetet e tij.

Nëse Berisha do të donte të bënte koalicion paraprak, ai duhet ti përdorte primaret për ta forcuar koalicionin dhe jo për të justifikuar mos bërjen e tij. Ai duhet të formonte një herë koalicionin, dhe pastaj koalicioni të ofronte kandidatë për tu zgjedhur nga primaret. Por kjo është e rrezikshme, pasi do të kërkonte zgjedhje të rregullta dhe anëtarësi të certifikuar.

Natyrisht që Meta/Metaj nuk të lë ti vjedhësh vota, sikur po bën zgjedhje në Forumin RInor të PD, dhe as të lë të hapësh dyert për njerëzit që kalojnë rrugës të votojnë. Për atë ai është më i aftë se Berisha dhe nuk është çudi që ti fitoj më shumë se gjysmën e “primareve” duke shkatërruar ende pa hyrë në zgjedhje.

Ndaj ai nuk po ja de dot as të krijojë një koalicion, as të krijojë një imazh demokracie me primaret në Foltore. Ai thjesht po pret të përdor “primaret” për të tërhequr sa më shumë delirant në oborrin e Foltores” që të mos i duke ti zbrazët siç është përditë. Por një njeri që ka ndarë PD në dy pjesë, nuk mund të bashkojë copat e PD të ndara në dhjet pjesë.

Next Post
Kërcënime, rrëmbime e vrasje/ Fajdet po falimentojnë me qindra biznese në Shqipëri! Blloqe të mbushura me përqindje interesash të papërballueshme, si u zbulua fajdexhiu i Niklës

Kërcënime, rrëmbime e vrasje/ Fajdet po falimentojnë me qindra biznese në Shqipëri! Blloqe të mbushura me përqindje interesash të papërballueshme, si u zbulua fajdexhiu i Niklës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

Ish-zyrtari i lartë i Berishës: Anëtarët e SPAK i kanë punësuar familjarët në vende me lekë

April 27, 2026
Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

Ralf Gjoni: Jam shokuar kur kam parë foton e Metës. A do trajtohen njësoj edhe zyrtarë të tjerë?

April 27, 2026
Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

Drejtësi në akuarium: nga Nurenberg te gjyqet në Tiranë

April 27, 2026
Një W (dabëllju) e humbur në raportimin mediatik

“Dumani dhe Dado mashtrojnë pa pikën e turpit”, Yzeiri: Gjyqet duhet të jenë live, ndryshe janë të pavlefshme

April 27, 2026
“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

“Je më e rrezikshme, pse nuk hyn në kafaz ti?”, Haxhiu sherr me Kryemadhin për mbajtjen e Metës në burg

April 27, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pamja e Ilir Metës si simbol ndëshkimi: kur arresti me burg perceptohet si dënim, jo hetim

April 27, 2026
“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

“Meta ka pamjen e të burgosurit politik”/ Kryemadhi: Edhe opozitarizmi është biznes, janë më të pasurit!

April 27, 2026
Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

Çfarë tregon raporti i DASH për ambasadorin e ri të emëruar në Shqipëri

April 27, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Krimi do përballje, jo tërheqje

April 27, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Meta po gjykohet në kafaz, shpërthen avokati: Institucionet e drejtësisë së re, terroriste!

April 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In