• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pret Godó-në dhe… vjen sërish Berisha

by Ben Andoni
16/05/2023 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Nëse nuk do ishin rrjetet sociale nuk do dinim kurrë qëndrimet e atyre pak njerëzve të Partisë Demokratike, që janë shprehur siç duhet për humbjen. Përveç aty-këtu ndonjë rasti sporadik në të shumën e herës ka vetëm justifikime dhe si zakonisht fenomenin e zakonshëm tek ne: Zgjedhjet u vodhën dhe u manipuluan. Vetëm se atje, ku kandidatët e Foltores, fitues apo humbës kanë shtrënguar duart me kundërshtarët është treguar se në këtë formacion ka realisht individë, që e duan këtë parti dhe që japin shpresë. Edhe Belind Këlliçi, ish-kandidati i BF-së për kryeqytetin pas një justifikimi të gjatë e ka gjetur një pasazh, ku ka treguar se: “Banorët dhe votuesit e Tiranës nuk reaguan në atë shkallë që ta mposhtnin mekanizmin e kundërshtarit që është i bazuar në presion, joshje, intimidim, para korrupsioni dhe në propagandë. Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari”….  

Me indiferentizmin e vet, paqartësinë por edhe mefshtësinë e saj, Znj. Tabaku, që e tregoi më së miri në momentin kur PD-ja legale duhet të tregonte se çfarë duhej të bënte me zgjedhjet, gjithsesi e ka gjetur deridiku një përgjigje më të drejtë: “Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!”

Por, nga struktura e BF-së nuk gjen përgjigje ose reflektim, ashtu si nga PD-ja legale, që ia ka drejtuar gishtin e fajtorit vetëm Berishës. Ata që zhurmonin në rradhët e opozitës tashmë do kapen ngushtë mbas parregullsive, paçka se raportet e huaja dhe vendase, që do t’i dokumentojnë ato, do të jenë shumë më të qarta. Ndërkohë që po numërohen dhe vendet e Këshillit Bashkiak, por është i njëjti peizazh dhe më mirë se kushdo këtë realitet e kanë para syve tashmë politikanët e PD-së, së dy krahëve. Është humbur energji e madhe duke u marrë me ta për javë e muaj të tërë, ndërkohë që vetë PD-ja e dy krahëve komunikon aspak normal me kolegët e terrenit, përpos arrogancës sikur të jenë të kalcifikuar në pushtet prej vitesh dhe mu sikur t’i kishin përfaqësuar si duhet njerëzit.

Në fund, për shkak të rëndësisë, Berisha i vuri vulën pak orë më parë me ligjërimin e tij dhe përballjen, duke na treguar se do të veproj sipas statutit që do ti kërkojë votëbesimin. Por, kujt statuti vallë?-Atij që e bëri lëmsh formacionin e tij, apo atë dokument që nuk do t’ia di as për dekriminalizimin.  Këtu kupton tashmë: Nëse besohej nga individë dhe qarqe se PD-ja do të ndryshonte tashmë realizon se vetëm forma do të modifikohet, ndërsa PD-ja berishiane do të mbetet ajo që ishte: e lënë pas historisë dhe nga njerëz që e kanë mbyllur bashkë me të udhën politike.

“Duke pritur për Godó-në” e Beket shpesh përshkruhet si shfaqja, ku veprimi dramaturgjik nuk ndodh asnjëherë dy herë. Akti i dytë përsërit gati të njëjtën gjë me atë që ndodh në Aktin e Parë: Vladimiri dhe Estragoni kalojnë kohën duke pritur Godó-në e pakapshëm, Laki dhe Pozo kthehen dhe më pas largohen, derisa befas vjen dikush me mesazhin se: Godó nuk do të  vijë n’atë ditë. Fabula dihet: kemi një përshkrim të natyrës së pasens, ku nuk ndodh asgjë, ku

s’ka ngjarje dhe ku shpesh po jetohet në pritje të diçkaje që nuk do të realizohet kurrë. Është pra, gjithmonë vetëm ‘nesër’. A ka më mirë se kjo gjendje për të përshkruar PD-në? Vetëm se në fund të dramës, që po kthehet në farsë të gjithë…. presin Godó-në, por na shfaqet sërish e sërish… Berisha. (Javanews)

 

Next Post
“Mos bëj zhurmuesin”, Godole përplaset LIVE me analistin: Berisha u kthye në ‘oktapod’…

"Mos bëj zhurmuesin", Godole përplaset LIVE me analistin: Berisha u kthye në ‘oktapod’...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

Historike në Marok, mbreti Mohammed emëron gruan e parë në krye të qeverisë!

September 29, 2026
Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com