• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presioni ushtarak për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, a po rrezikohet edhe Kosova nga Serbia?

by Spartak Ngjela
25/01/2022 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Spartak Ngjela

Rusia, në kufirin e Ukrainës, ka vendosur 100 mijë trupa ushtarake. Dhe ndërkohë, nga analizat për luftën e mundshme, po mendohet se, Rusia kërkon që, me këtë akt, të krijojë tension, njëherësh, në Ukrainë dhe në Ballkanin Perëndimor. Aq sa, analistët pro Rusisë, po arsyetojnë se, në kohën që Rusia do të mësyjë Ukrainën; Serbia do të sulmojë Kosovën. Kurse politika amerikane nuk përgjigjet, sepse Kosova është nën mbrojtjen absolute të Shteteve të Bashkuara.

l.

Një herë, duhet të analizojmë, së pari, faktin se çfarë mund të ndodhë me Ukrainën dhe, a ka forcë Rusia të pushtojë një vend të pavarur si Ukraina?

Rusia nuk ka forcë që të pushtojë Ukrainën: e para; sepse Rusia është vetë në një gjendje të rëndë ekonomike; së dyti, na duhet të theksojmë se, në funksion të ndihmës amerikane dhe të NATO-s në përgjithësi, lufta me Ukrainën, Rusisë do t’i kthente një Avganistan të dytë; dhe, së treti; nga shenjat që po jep politika amerikane dhe vetë NATO, po duket që Amerika e ka në interes këtë luftë, sepse disfata ruse në Ukrainë, sigurisht që do të bëhej shkak për rrëzimin e regjimit neostalinian të Putinit. Prandaj, a do të ketë një luftë midis Rusisë dhe Ukrainës?

ll.

Presidenti rus Putin dihet se është një antiperëndimor, dhe, me ardhjen e tij në pushtet, në Rusi ka fituar politika për rikthimin në hegjemoninë e ish Bashkimit Sivjetik në territorin e ish republikave të tij.

Domethënë, në Rusi sot ka fituar regresi neostalinian. Por, luftën që pretendon, për ato që shprehëm më lart; Putini e ka thuajse të pamundur që ta shpallë.

lll.

Në fakt; agresionin kundër Ukrainës, Putini e ka nisur që gjashtë vite më parë, kur ushtritë ruse pushtuan Krimenë, e cila ishte pjesë e territorit të Ukrainës. Por, Putini tani ndihet i trembur, sepse Ukraina është gati për t’u anëtarësuar në NATO.

Prandaj; duke parë me fakt që Rusia nuk ka forcë për një luftë të gjatë në Evropë, konkludojmë se ka më shumë mundësi që, në këtë rast kërcënimi për luftë, Putini është në politikë. Domethënë, ai kërkon të trembë me luftë Kievin politik, që Ukraina të tërhiqet nga kërkesa e saj për anëtarësim në NATO.

Por Kievi politik nuk po trembet. Dhe ndërkohë Ukraina po armatoset me armë supermoderne të goditjes; e po tregohet se është e gatshëme për luftë. Në fakt, pikërisht në këtë rast, po duket më qartë që politikës amerikane po i intereson një konflikt i Ukrainës me Rusinë.

Asaj i nevojitet si politikë dështimi i Putinit, madje, ajo e sheh si dështim edhe tërheqjen e tij nga rruga e aventurës. Kjo sepse, në këtë rast, forca e ushtruar prej Ukrainës kundër Rusisë, në një luftë të hapur kundër saj nga vetë Rusia, Ukraina mund ta rimarrë Krimenë.

Prandaj, pikërisht për këtë, ngarkesa psikologjike ku ka hyrë Putini, e krijuar nga frika e tij për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, mund ta rrëzojë atë plotësisht.

Po Putini e di këtë?

Sigurisht që e di; sepse e ka të qartë që Rusia nuk ka forcë për një luftë të tillë. Prandaj, përballë palëkundjes dhe forcës që po tregon lidërshipi properëndimor në Kiev, Putini është i detyruar që të gjejë një shkak për tërheqje.

lV.

Po Erdogani, që u shpreh sot se do të ndërhynte personalisht për pajtimin e të dy vendeve, Ukrainën me Rusinë; pse doli kaq befas?

Ka mundësi që kjo të jetë gjetja e Putinit që të krijonte kështu “arsyen” e tij për një tërheqje pa turp nga kjo aventurë.

Politika është forcë; vetëm i dobti kërcënon; i forti vepron. Kjo është aksiomë shekullore tani, dhe ne mendojmë se, kërcënimi i Putinit me 100 mijë trupa ushtarake në kufirin e Ukrainës, do të jetë dështimi i tij, dhe ky dështim do të ndikojë aktivisht në opozitën ruse, në mënyrë që kjo të krijojë një situatë të re progresive dhe perëndimore në Rusi, kundër neostalinizimit aktual të Putinit.

Next Post
Vrau për të marrë hakun e të atit/ 17-vjecari në Lezhë nuk pendohet, ja çfarë tha në polici

Vrau për të marrë hakun e të atit/ 17-vjecari në Lezhë nuk pendohet, ja çfarë tha në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

Gjakderdhja në Gaza vazhdon pavarësisht armëpushimit, gjashtë viktima dhe dhjetëra të plagosur

October 25, 2026
Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

Hetimet për manipulim ndeshjesh, presidenti i Federatës Greke të Basketbollit jep dorëheqjen

October 25, 2026
Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

Kokainë dhe mijëra paund të fshehura në mobilien e televizorit, dënohen dy shqiptarët në Britani

October 25, 2026
Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova

October 25, 2026
“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

“Qori, Lapaj dhe Shehaj u bashkuan me Saliun”, avokati zbardh prapaskenat: Berisha e ktheu PD-në në bazë armatimi

October 25, 2026
VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

VIDEO/ Përçarje mes protestuesve në ditën e 13-të, konfrontohen me njëri-tjetrin pas thirrjes për dialog me Ramën

October 25, 2026
Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

Flakët përfshijnë karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë dialogun dhe kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In