• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presioni që po u bëhet është duke i mbajtur studentët larg dialogut”

by A R
17/12/2018 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi, e ftuar në ABC  News me gazetaren Mirela Milori, ka listuar një sërë arsyesh, sipas të cilave dialogu i studentëve me qeverinë është i domosdoshëm.

Duke folur edhe si një ish-pedagoge, Mesi tha se qeveria e sheh protestën si një element të reformimit total të sistemit arsimor, ndërsa u shpreh besimplotë për të gjetur platformën e duhur dhe për të folur me studentët.

Ndërsa mori në shqyrtim pikat e kërkesave të studentëve, Mesi u ndal veçanërisht tek kërkesa e studentëve për të mbërritur një buxhet 5% për arsimin, nga 3.17 që është aktualisht apo 3.27 që parashikohet të jetë në buxhetin e vitit 2019. Duke iu referuar shifrave, ajo theksoi se për plotësimin e kësaj kërkese, do të nevojitej ndoshta ulja e buxhetit për një sektor tjetër.

“Nga 390 milionë euro që janë sot investime, në terma shifrash duhet të shtojmë në buxhet 260 milionë euro të tjera, për të shkuar në 650 milionë euro buxhet për arsimin. Sa realë është ky buxhet në terma financiarë, pa prishur termat ekonomike dhe investimet në fusha të tjera”, tha Mesi.

“Flasim për 5% të GDP që vendet e BE e kanë realizuar, por flasim vetëm për një numër të caktuar të këtyre shteteve. Dhe ku GDP e tyre është shumë më e madhe.

Ka vende të BE që kapin 3.8%, 4%, apo 4.2%.  Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të ulemi me studentët. Ne nuk themi që nuk është realizueshme, por nuk është realizueshme sot për nesër, sepse duhet ndërtuar një platformë konkrete.  Për t’i dhënë arsimit nga do të heqim dorë? Nga  kultura, nga transporti apo do të heqim dorë nga arsimi parauniversitar? Ose i bie të punojmë me anën tjetër, të rrisim të ardhurat. Por kjo qeveri nuk i ka rritur asnjëherë taksat”, vijoi Zëvendës Kryeministrja.

Në vijim të intervistës, Senida Mesi tha se qeveria ka ngritur grupin e punës dhe ka gati një platformë për ta diskutuar me studentët. Ajo theksoi se realizimi i kërkesave kërkon dialog, sepse mbi të gjitha kërkon një bazë ligjore që duhet diskutuar.

“Ne kemi ngritur grupet e punës të udhëhequr nga KM nga ana politike dhe nga unë nga ana teknike dhe nga pedagogë apo deputetë që kanë punuar ose punojnë si pedagogë. Ndaj themi që është shumë e rëndësishme të ulemi me gjithsecilin për të kuptuar njëri-tjetrin. Pse të mos jenë 10 pika ose 15 pika, që ne tashmë i kemi të evidentuara. Çdo ndërhyrje kërkon rishikimin e bazës ligjore.

Të ndryshojmë një bazë ligjore në sipërfaqe dhe të themi i ndryshuam, apo të ulemi tryezë pas tryeze, ku realisht të nxjerrim problematikat specifike të çdo universiteti dhe sigurisht të kemi edhe problematikat e përgjithshme. Universiteti i Vlorës, apo i Gjirokastrës nuk kanë hasur të njëjtat problematika sikurse 8 pikat. Sot që flasim ne, janë në mësim. Të plotësojmë 8 pikat apo të ulemi dhe të diskutojmë këtë platformë që tashmë është gati, ku përfshihen 8 pikat dhe madje tejkalohen. Duam që ky draft të jetë drafti dhe i tyre, jo vetëm dhe yni”, tha Mesi.

/a.rada

Next Post
Brukseli gjobit kompaninë “Guess”: I mban çmimet e larta…

Brukseli gjobit kompaninë "Guess": I mban çmimet e larta...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia kërkoi largimin e NATO-s nga Lindja, Rumania: SHBA refuzoi kërkesën, por Trump mund të bëjë lëshime

Nga Erdogan te Netanyahu: Misteri i pranimit të Putin-it në Bordin e Paqes së Trump

January 22, 2026
Mbërrin acari, pritet rënie drastike temperaturash

“Shqipëria goditet nga stuhia ciklonare pas dy ditësh”, paralajmërimi i meteorologes

January 22, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In