• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Presidentja e Kosovës: Thirrjet e Vuçiçit për luftë, jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë

by E S
04/10/2025 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se “thirrjet e pamatura” të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për luftë janë jehonë e rrezikshme e kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit.

Ajo i është referuar një deklarate të presidentit serb të bërë të premten, kur ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta përdorë këtë kohë para luftës” për t’i bindur shumicën e shteteve evropiane dhe vendet e NATO-s t’ia mbajnë anën Prishtinës.

Ai i ka bërë këto komente si përgjigje ndaj pyetjes së një gazetari për thirrjen e presidentes Osmani që Evropa t’i parandalojë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.

“Pavarësisht viteve të angazhimit të palodhur amerikan dhe evropian për t’ia hapur rrugën paqes afatgjatë, Vuçiçi është duke i treguar botës se nuk e ka zgjedhur rrugën e pajtimit. Në vend të ndryshimit të faqes, Vuçiçi dhe regjimi i tij janë duke flirtuar edhe një herë me fantazitë e njëjta destruktive që kanë shkatërruar shumë jetë të pafajshme”, ka thënë Osmani përmes një postimi në X – dikur Twitter.

Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiç ka thënë se “bota do të bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe se ai “mendon se po shkojmë drejt një konflikti të madh”.

“E dimë tashmë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po jua them unë, sepse e shoh çfarë po ndodh dhe si po përgatiten të gjithë. Askush nuk po përgatitet për bisedimet, ata thjesht po shikojnë se kush do të jetë në anën e kujt. Ata po gërmojnë llogoret e tyre dhe po e presin fillimin”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai nuk ka dhënë asnjë provë për t’i mbështetur pretendimet e tij se do të ketë luftë dhe është zotuar se Serbia do të “bëjë çmos” për të mos marrë pjesë në atë luftë.

Por, Osmani ka thënë se qasja e presidentit serb nuk është e panjohur.

“Në vitet ’90, Sllobodan Millosheviqi [ish-lideri jugosllav] e zgjodhi luftën gjenocidale si instrumentin e tij të fundit në pushtet. Ai kreu dhunë jonjerëzore në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe më pas në Kosovë – të gjitha të dokumentuara që bota t’i shohë. Përmes makinës së tij të propagandës, me Vuçiçin si shef të propagandës, ai ka nxitur urrejtje që ka çuar në vrasje sistematike, varreza masive, shkatërrim dhe izolimin më të thellë të Serbisë”, ka thënë mes tjerash Osmani.

Sipas saj, Vuçiçi beson se mund të ringjallë formulën e njëjtë, por që historia ka qenë e qartë se ashtu siç ka dështuar Millosheviqi, e njëjta e pret Vuçiçin.

“Kosova, në anën tjetër, e ka zgjedhur paqen. Paqen, që do ta mbrojmë me çdo kusht”, ka përfunduar Osmani.

Deklaratat e Osmanit në Danimarkë

Në fillim të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Danimarkë të enjten, presidentja e Kosovës, Osmani ka thënë për gazetarët se Rusia paraqet kërcënim për Evropën, ndërkaq Serbia për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke e akuzuar Beogradin se i kopjon veprimet e Moskës.

Osmani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që “të mos e shpërblejë” Serbinë.

Sipas saj, nëse nuk ka ndikim perëndimor në Ballkan, “forcat malinje të ‘Trekëndëshit të Ligësisë’ – Rusia, Kina dhe Irani – gjithmonë vijnë aty jo për bamirësi, por kanë interesa dashakeqe strategjike”.

“Prandaj është e rëndësishme që zgjerimi të shtyhet përpara dhe Ballkani Perëndimor, ato shtete të rajonit që i plotësojnë kriteret dhe punojnë me vlerat e BE-së, duhet të merren parasysh që të lëvizin përpara”.

Edhe gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara një javë më parë, Osmani ka thënë se Beogradi paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Prishtinën.

E pyetur në një intervistë për Fox News, nëse Kosova dhe Serbia ishin buzë një konflikti në qershor, Osmani ka thënë se fqinjit verior të Kosovës i “pëlqen të shkaktojë probleme herë pas here”.

Mes tjerash, Osmani ka thënë se administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka bërë punë të mirë në parandalimin e përshkallëzimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Muajt e fundit, presidenti Trump ka deklaruar disa herë se ka parandaluar një përshkallëzim mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova dhe Serbia dialogojnë për normalizim marrëdhëniesh në Bruksel – me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian – prej vitit 2011. Palët i kanë nënshkruar një mori marrëveshjes, por jo të gjitha janë zbatuar.

Kosova insiston se procesi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Në muajt e fundit dialogu i nivelit të lartë është bllokuar edhe për shkak se Kosova nuk ka institucione të reja pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit./ REL

Next Post
“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

“Së shpejti hap dyert Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”, Rama njofton edhe flotën e dronëve: Kemi nisur porositë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In