• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidenti”/ Spiropali: Basha nuk ka tiparet për të qenë kreu i shtetit! PD është marrë peng dhe po e çojnë për skrap

by Java News
28/03/2022 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E mandatuara e Partisë Socialiste për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, Elisa Spiropali, thotë se ai që do të zgjidhet duhet të përfaqësojë frymën e një uniteti dhe të ketë interesin kombëtar dhe qytetar primarin. Kështu deklaroi në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali, ndërsa u pyet edhe lidhur me Lulzim Bashën, ku u shpreh se ai nuk përkon me identikitin e Presidentit që po kërkohet.

‘Basha nuk përkon me identikitin e Presidentit që ne kërkojmë. Kjo është e sigurtë. Sigurisht që duhet të plotësojë të gjitha kriteret e Kushtetutës, por mbi të gjitha të përfaqësojë frymën e një uniteti, pra të jenë gjëra që kanë kuptim, të kenë interesin kombëtar dhe qytetar primar, të mos fus hundën në punë politike, të mos  ndërhyjë nëpër procese, të mos dale e të bëj thirrje për sqepar e për hanxhar, të mos jetë pjesë e partive politike. Shikoni Presidentin Meta dhe përfytyroni të kundërtin dhe ai do të jetë identikiti i Presidentit të ri,’- u shpreh Spiropali në ‘Kontrast’.

Ajo tha se mund të jetë edhe një grua në vendin e Presidentit dhe i vetmi kriter që duhet plotësuar është mosha, pra duhet mbi 40 vjeç.

“Mund të jetë edhe grua. Nuk është kriter gjinia, por cilësia e karakterit dhe dija. I vetmi kriter është se duhet të jetë mbi 40 vjeç,”- përfundoi ministrja Spiropali.

Duke u ndalur tek situata në PD, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, u shpreh në Report Tv, se ndjen keqardhje për PD dhe se gjatë debateve më herët në parlament, ka pasur gjithmonë batuta por kanë qenë për të vënë në dukje të vërtetën.

“Debati parlamentar e ka brenda edhe batutën edhe karikaturën. Ne kemi bërë detyrën, por si humori si batutat, nuk e kanë kaluar kurrë kufirin etik, por kanë pasur si qëllim për të vënë në dukje vetëm të vërtetën. Unë i kam parë me keqardhje zhvillimet në Partinë Demokratike,”- tha Spiropali.

Më tej, lidhur me Berishën dhe Partinë Demokratike, ajo tha se PS nuk ka asnjë lidhje me zgjidhjet e brendshme në PD. Spiropali u shpreh se PD-ja tashmë është e marrë peng dhe është gati për skrap.

“Ne as nuk shpresojmë, as lutemi, as nuk kemi punë me zgjedhjet në PD, por të jeni të sigurt që zgjedhje aty nuk ka pasi PD është e marrë peng, pasi ka shumë hekur e çelik brenda saj dhe po e çojnë për skrap PD-në. Po i heqin themelet, çatinë dhe po e çojnë për skrap pasi vetëm kjo paska ngelur brenda saj.”- tha Spiropali.

Gjithashtu, ajo tha se jo çështja e një individi, por as e një partie nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet e hershme me SHBA.

“Nuk mundet që për çështjen e një individi apo qoftë edhe një partie politike, të ndikojnë në marrëdhëniet tona të hershme me SHBA. Ne i kemi kthyer dhe do i kthejmë përgjigje Berishës sepse nuk do ia arrijë dot të na destabilizojë,- u shpreh ministrja.

Spiropali tha se PS ka qenë e detyruar edhe të ‘ngrejë’ zërin pasi përballë ka pasur një opozitë të paqartë.

“Kemi qenë të detyruar të marrim këtë rol duke pasur parasysh se përballë kemi pasur një opozitë të paqartë. Kanë braktisur Kuvendin, kanë braktisur zgjedhjet lokale. Ne kemi mbajtur në këmbë Kuvendin në një kohë të vështirë apo edhe institucione të tjera. Ne jemi të detyruar ta shohim shumë mire veten në pasqyrë se ku i kemi problemet tona dhe të jemi të qartë e t’i ngremë me zë të lartë sepse kuptojmë se një opozitë e dobët nuk do të thotë një qeverisje e fortë. Përkundrazi, mund të krijojë iluzionin se qeveria është e forte është në rrugën e duhur por nëse nuk reagon sjellë pasoja të tjera pastaj. Roli ynë është të qeverisim ama roli ynë është edhe të ngremë zërin, ”- përfundoi Spiropali./m.j

Next Post
Grupi i Berishës kundër SHBA e BE/ Paloka: Votojmë kundër zgjatjes së afateve të vettingut! Nesër del cila është opozita e vërtetë

"S'ka gjë që na ndal"/ Noka: Berisha, miku më i madh i SHBA. 'Non grata' nga lobimi i Soros!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

“Statusi është fals, nuk përmban asgjë të vërtetë”, MIA rrëzon postimin e Jorida Tabakut në emër të Edi Ramës

August 30, 2026
“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

“Vetëm 10 sekonda na ndanë nga vdekja”, 16-vjeçarja rrëfen tmerrin e përmbytjeve në Nepal

August 30, 2026
Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

Fluks pacientësh në spitale, virozat dhe temperaturat e larta mbushin urgjencat

August 30, 2026
Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

Pamje tronditëse në Bosnje, qindra serbë nderojnë Mlladiçin si hero dhe brohorasin emrin e “Kasapit të Bosnjës”

August 30, 2026
Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

Presidencialet e 2028 ndezin garën në SHBA, Hegseth dhe AOC përfliten si kandidatë për Shtëpinë e Bardhë

August 30, 2026
Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

Chelsea spektakël me 7 gola, blutë mposhtin Brighton dhe marrin fitoren e dytë radhazi

August 30, 2026
VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

VIDEO/ Flakët përfshijnë Zall-Strikçanin, banesa rrezikohet nga zjarri në Bulqizë

August 30, 2026
Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

Tragjedi familjare në Itali, 83-vjeçari vret me thikë djalin pas sherrit

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve në Kosovë presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
Rrezik për zjarre nga i nxehti përvëlues, FA në gatishmëri

Shtatori nis me temperatura të larta, i nxehti vijon edhe në ditët e para të muajit, ja çfarë parashikohet për motin

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com