• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Nishani shpreh ngushëllime për humbjen tragjike të jetës së 3 minatorëve kinezë

by Java News
10/02/2017 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Presidenti Bujar Nishani ka shprehur sot ngushëllimet për humbjen tragjike të jetës së tre minatorëve kinezë në Bulqizë. Ne nje mesazh te publikuar nga zyra e shtypit e kreut te Shtetit nenvizohet se Presidenti shpreh dhimbje për humbjen tragjike të jetës nga tre minatorët kinezë në minierën e Bulqizës, trupat e të cilëve u gjetën mbrëmë pas gjashtë ditë kërkimesh intensive.
 
“Tragjedia e papritur e ndodhur në minierën e Bulqizës ditën e shtunë si pasojë e shpërthimit të gazit hidrogjen, që fatkeqësisht bllokoi nëntokë në krye të detyrës tre minatorë, duke plagosur edhe tre të tjerë, për më tepër qytetarë kinezë, të cilët punonin dhe jetonin në vendin tonë, duke u përpjekur të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, më ngjalli një ndjenjë ankthi të parrëfyer për fatin e tyre.
 
Gjatë gjithë këtyre ditëve i kam ndjekur me vëmendje dhe shqetësim, pse jo edhe me shpresë, përpjekjet e mundimshme që po bëheshin për shpëtimin e tyre, por mbrëmë më mbërriti lajmi i kobshëm për gjetjen e trupave pa jetë të tre minatorëve, të cilin e prita me hidhërim të madh.
 
Gjej rastin të përsëris apelin tim institucional, por edhe njerëzor, që të merren të gjitha masat e nevojshme teknike në mënyrë që ngjarje të tilla të rënda e tragjike të mos përsëriten më në galeritë e minierave shqiptare si dhe të vënies para përgjegjësisë së shkaktarëve të mundshëm.
 
Me këtë rast të dhimbshëm dëshiroj të shpreh si Kryetar i Shtetit, por edhe në emër të gjithë qytetarëve ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin për familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të ndaj me ta solidaritetin e mbarë popullit shqiptar për ata tre njerëz punëtorë dhe të sakrificave. Shpirti i tyre pushoftë në paqe!” perfundon mesazhi i Presidentit.
ma.me
Next Post
Preferencat e Trump ndaj Rusisë, këshilltari i Presidentit diskutoi për sanksionet para inagurimit

Preferencat e Trump ndaj Rusisë, këshilltari i Presidentit diskutoi për sanksionet para inagurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In