• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Preferencat e Trump ndaj Rusisë, këshilltari i Presidentit diskutoi për sanksionet para inagurimit

by Java News
10/02/2017 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat në SHBA raportojnë se këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn, privatisht ka diskutuar sanksionet amerikane kundër Moskës, me ambasadorin rus në SHBA, para se Donald Trump të inaugurohej si president. Raportimet e 9 shkurtit të gazetave “The Washington Post” dhe “The New York Times”, kanë cituar zyrtar të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë, të cilët kanë folur në kushte anonimiteti.

“The Washington Post” ka thënë se disa zyrtarë të lartë amerikanë i konsiderojnë takimet e tilla si sinjale “potencialisht ilegale” për Rusinë e cila mund të pres heqjen e sanksioneve të vendosura nga administrata e Obamës në muajin dhjetor.

Këshilltarët e Trumpit kanë thënë se Flynn ka biseduar me Sergey I. Kislyak, pak ditë para Krishtlindjeve, thjeshtë për të aranzhuar bisedën telefonike në mes të Trumpit dhe presidentit rus, Vladimir Putin, pas inaugurimit.

Por, gazeta “The New York Times”, ka cituar zyrtarë të tanishëm dhe të mëparshëm amerikanë duke thënë se biseda, e cila është zhvilluar pak ditë pasi qeveria e Obamës ka vendosur sanksione ndaj Rusisë me akuzën se ka kryer sulme kibernetike me qëllim që të ndihmojë Donald Trumpin të fitojë zgjedhjet, shkon shumë përtej planifikimit të një bisede telefonike në mes të dy liderëve.

Zyrtarët thonë se Flynn asnjëherë nuk ka bërë premtime të qarta për zbutje të sanksioneve, por ai e ka krijuar përshtypjen se kjo është e mundshme. Gazeta “The New York Times”, thotë se janë ngritur dyshime se Flynn ka shkelur ligjin kundër përfshirjes në diplomaci të qytetarëve pa pozita zyrtare. Deri më tani nuk ka ndonjë reagim ndaj këtyre shkrimeve nga administrata e Donald Trumpit.

REL

ma.me

Next Post
De Gea, emri i ri për portën e Real Madrid

De Gea, emri i ri për portën e Real Madrid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In