• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti Meta e sekretar Ylli ikën pa dekoruar dhe kafshët e pyllit

by Ago Nezha
12/08/2022 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Prof. Dr. Ago Nezha

Pas pesë vjetësh përpëlitjesh u largua nga posti i presidentit Ilir Meta, me krahë të lehta. Iku, po la pas kujtime që nuk “vdesin” kurrë, duke u krenuar se unë jam burrë, jam Skrapalli, që nuk më del para njeri, se e fshi, e për të mos marrë sy, si kripa në ujë u shkri. Sa qe president, foli e çfarë nuk foli, shembuj heroizmi e trimërie solli, duke kërcënuar se unë jam Vojo Kushi e Mic Sokoli.

Megjithëse mazhoranca e paditi për shkarkim, u tregua “trim”, pa lagur doli si përfundim. Është i vetmi president që do mbahet mend për dekorata me lopata dhe deklarata me sfurqe e sopata, duke ecur në gjurmët e mikut të tij të ngushtë “non grata”. E mori partinë, që ja la trashëgim për pesë vjet zonjës Monika dhe u kthye në krye të partisë po me një emër tjetër, që të merr “frika”. Partinë familjare të trashëgimisë, të LSI-së, e quajti “ Partia e Lirisë”, që t’i kthejë buzëqeshjen Shqipërisë, bashkë me “Foltoren” e Salisë.

Tani që e mori partinë Iliri, do shkëlqejë nga floriri, janë në garë me Saliun, kush është më i miri. Në opinionin shoqëror, duket pak komike, që sot kemi “Foltoren në vend të Partisë Demokratike dhe “Partinë e Lirisë”, në vend të “LSI-së”, por ky është fati i Shqipërisë dhe fundi i komedisë. Në politikë, si dy vëllezër siamezë janë rritur dhe pse akuzohen për spiun të stërvitur, bashkë janë përgatitur dhe në kupolën e pushtetit janë ngjitur. Për presidentin Meta populli shqiptar është “Krenar” , jo vetëm për trimëritë e tija që s’kanë kandar dhe të sharë dhe s’ka më për t’i parë, se dekoroi të mençur e të marrë, duke bërë Pazar,.s’mbeti shqiptar dekoratë pa marrë.

“Mjeshtrat e vegjël” i bëri “mjeshtra të mëdhenj”, “turpin e kombit” e bëri “ nderi i kombit”. Të dekoruarit janë në mazhorancë, ndërsa të pa dekoruarit në minorancë, të tjerët janë vakancë. Presidentit legjendar i ka dhembur koka, sa që dekoratat i ktheu në qoka, i ka parë me largpamësi, ky është kontigjent elektorati për LSI. Presidenti ynë i “nderuar”, nuk ka përtuar për të dekoruar, shumë persona që se kanë merituar dhe me zgjuarsi i ka motivuar, luftëtarët që kanë luftuar. Luftëtarëve për liri, në luftërat me Greqi e Turqi, në luftën e Tanzimatit, Dervish Ali Dukatin, Presidenti nuk mungoi me dekoratën “Naim Frashëri” e dekoroi. Po Dervish Aliu, nuk ishte mësues letërsie, por luftëtar lirie, por presidentit kështu i ka hije, se fyellit në një vrimë i bije.

Shumë të dekoruar kanë qenë të pa propozuar, nga asnjë institucion i autorizuar, por presidenti i ka motivuar duke i fallcifikuar. Propozimet e Shoqatës Labëria, nuk i ka aprovuar, por në emër të shoqatës Labëria ka dekoruar, duke abuzuar dhe kur kemi biseduar, janë justifikuar se organizatat e fshatrave i kanë propozuar. Presidencës nuk i mungon kultura, se dihet, që për dekorime janë përcaktuar nomenklatura dhe janë ngritur struktura,që duheshin respektuar, por presidenca jonë e “nderuar”, i ka neglizhuar dhe sipas dëshirës së njëshit ka vepruar.

Kandidaturat e propozuara nga Shoqata Labëria kanë qenë gazetarë e shkrimtarë, që tituj të lartë kanë marrë, por nga presidenti në konsideratë s’janë parë. Presidenti jonë i “lënduar”, nuk ka harruar, edhe pse të nesërmen ishte duke u larguar, korifeun e letrave shqipe ka dekoruar. Jam befasuar, kur më kanë lajmëruar, për të asistuar, se pak orë që presidentit i kanë “tepruar”, Të madhin Dritëro Agollin ka dekoruar, kur të nesërmen ishte duke u larguar, mbas dite në orët e vona ceremoninë ka organizuar. Dritëroin e ka dekoruar populli shqiptar, për madhështinë, modestinë si njeri, e talentin e tij të rrallë si shkrimtar. Ishte një lajthitje, harresë, apo sajesë e stilit presidencial, që me dinakërinë e tij nuk të fal, bën dekorime për kapital, pasi e ndien veten në hall.

Presidenti ynë i “nderuar”, u largua i pikëlluar, se mos ka ngelur ndonjë militant pa u dekoruar. Dekoratat janë zhvlerësuar, sa që mëndja më ka shkuar, kush është dakord për t’u bashkuar me mua, për solidaritet i dua, t’i djegim dekoratat para presidencës, për t’i dhënë një përgjigje prepotencës dhe arrogancës presidenciale, se dekorimet ngjajnë me karnavale, tepër banale.

Presidenti Meta e sekretar Ylli do mbahen mend gjatë në kujtesën e publikut si kavalier, që s’lanë shqiptar pa i bërë nder. Presidenti Meta e sekretar Ylli, ikën të penduar, pa dekoruar dhe kafshët e pyllit.

Next Post
Rama ndan pamjet e ‘Sami Frashërit’: 12 super-shkolla të reja hapin dyert në Shtator

Rama ndan pamjet e 'Sami Frashërit': 12 super-shkolla të reja hapin dyert në Shtator

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse opozita kërkon gjithmonë qeveri teknike?

January 7, 2026
Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

January 7, 2026
Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

January 7, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

January 7, 2026
Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

January 7, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

January 7, 2026
Këshilli i Ministrave miraton projektligjin për vullnetarizëm, ja çfarë përfshin

Tregu i kapitaleve drejt BE-së, qeveria ndryshon rregullat për blerjen e kompanive

January 7, 2026
Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

Gjeopolitika e Akullit, pse Groenlanda është kthyer në qendrën e “Luftës së Ftohtë” të re?

January 7, 2026
Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

Tjetër mandat për Osmanin? Apo Konjufca do të jetë Presidenti i ri?

January 7, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përse i duhen aleatët Berishës kur vazhdon përjashtimet nga PD?

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In