• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti maqedonas sërish bllokues: Nuk e dekretoj ligjin e gjuhës shqipe!

by A R
15/03/2018 07:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka quajtur “antikushtetues, antishtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike”, miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nga ana e Kuvendit të Maqedonisë. Ai ka bërë të ditur vendimin e tij për mos dekretimin e këtij ligji, të miratuar nën tensione nga shumica parlamentare.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, në mënyrën se si është hartuar, por edhe votuar do të shkaktoje bllokadë të plotë në punën e institucioneve. Në kushte të bllokadës së institucioneve, gjasat janë të mëdha që të hapet edhe çështja e ridefinimit të rendit tonë kushtetues”, ka thënë Ivanov.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve është jo i drejtë, ligj represiv, që favorizon vetëm se një gjuhë. Një ligj i tillë do të shkaktoje tensione dhe paraqet kërcënim për bashkëjetesën ndëretnike. Si Presidenti i shtetit këtë unë nuk do ta lejoj. Andaj, nuk do të nënshkruaj dekretin për shpalljen e këtij ligji të miratuar në këtë formë”, ka deklaruar presidenti Ivanov në një paraqitje drejtuar qytetarëve të Maqedonisë.

Ai ka drejtuar akuza të rënda ndaj kryeministrit, Zoran Zaev dhe shumicës parlamentare për siç ka thënë, mos respektimin e garancive të dhëna se do të respektojnë kushtetutën dhe se nuk do të miratojnë ligj antishtetërore.

“Ky ligj është shprehje e tiranisë të shumicës parlamentare ndaj shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Shumica e qytetarëve asnjëherë nuk kanë votuar, dhe as që do të votonin një program politik që parasheh një ligj të tillë, antikushtetues, antishtetëror dhe ligj të dëmshëm. Një ligj i tillë jo i drejt nuk meriton të quhet ligj”, ka deklaruar Ivanov.

Por, bazuar në nenin 75 të kushtetutës, presidenti i shtetit është i obliguar të dekretoje ligjin, nëse i njëjti miratohet për herë të dytë nga Kuvendi.

Ligjet hynë në fuqi me dekret. Dekreti për hyrjen në fuqi të ligjeve nënshkruhet nga Presidenti i Republikës dhe Kryetari i Kuvendit. Presidenti i Republikës mund të vendos të mos e dekretoje ligjin për hyrjen e tij në fuqi. Kuvendi sërish voton ligjin dhe nëse miratohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, Presidenti i Republikës është i obliguar ta dekretoje atë”, thuhet në nenin 75 të kushtetutës. /rel/a.m.

Next Post
Sot 10 vite nga tragjedia e Gërdecit

Sot 10 vite nga tragjedia e Gërdecit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

Autoritetet franceze vendosin shtetrrethim në disa zona të Parisit dhe në qytete të tjera pas protestave të dhunshme

October 20, 2026
Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

Droni rus godet parkun e lojërave në Harkiv të Ukrainës, 6 persona të vrarë, mes tyre edhe fëmijë

October 20, 2026
Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

Trump shprehet i gatshëm të takohet me Putinin dhe Xi Jinpingun në Kinë

October 20, 2026
Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com