• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti malazez: S’na duhet asnjë centimetër i Kosovës

by Aalison Pearse Stevens
29/08/2016 12:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Askush në Kosovë nuk ka arsye që ndaj Malit të Zi të tregojë çfarëdo pakënaqësie, ka thënë presidenti malazias, Filip Vujanoviq.Këtë deklaratë Vujanoviq e ka bërë në Kollashin, ku ka marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit komunal të Kollashinit, me rastin e Ditës së Komunës.

I pyetur se a pret incidente në kufirin me Kosovën pas ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin në Kuvendin e Kosovës, Vujanoviq është deklaruar i prerë: “Natyrisht se nuk presim incidente. Ju e dini se unë në raport me atë Marrëveshje dhe demarkacionin e vijes kufitare jam deklaruar në vazhdimësi”.

Sipas tij, Marrëveshja për demarkacionin është bërë me shumë kujdes dhe më pas është nënshkruar nga të gjithë palët.

“Është nënshkruar në Vjenë dhe në Mal të Zi është ratifikuar”, ka thënë Vujanoviq, transmeton lajmi.net.

 

Tutje, Vujanoviq ka thënë se është çështje e brendshme e Kosovës se si do ta bëjë ratifikimin.

“Ne jemi shteti që ka treguar raport korrekt, ka pranuar atë që është realitet në Kosovë. Ndaj banorëve të Kosovës jemi treguar bujar në të gjithë ngjarjet që janë të njohura edhe për qytetarët e Kosovës edhe për ata të Malit të Zi, raporte maksimalisht korrekte”, ka thënë Vujanoviq.

Ai ka thënë se Mali i Zi nuk meriton që askush nga Kosova të kryej ndonjë akt të lig ndaj Malit të Zi.“Përkundrazi, Mali i Zi është treguar i mirë me të gjithë fqinjët dhe partner me të gjithë. Unë pres që kjo në Kosovë të mirëkuptohet”, ka thënë Vujanoviq.

Ai beson se të gjithë qytetarët e Kosovës e kuptojnë se Mali i Zi është fqinj i mirë dhe se kurrë nuk ka treguar pretendime ndaj askujt.

Vujanoviq tutje ka thënë se Malit të Zi nuk i duhet asnjë centimetër tokë që nuk është e saj dhe se dëshiron marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.

“Këtë e kemi treguar në komunikim ndaj Bosnjës dhe tash ndaj Kosovës që jemi partner i besueshëm, fqinj i mirë. Më bëhet qejfi për deklaratat e bashkësisë ndërkombëtare nga Brukseli dhe të gjitha adresat e vendeve anëtare të BE-së, SHBA, zv/presidentit Joe Biden, deklaratat e të cilit i keni dëgjuar në Prishtinë”, ka thënë Vujanoviq, citohet Express. (b.an)

Next Post
Kryebashkiaku i Vlorës inspekton punimet: Kemi krijuar një liqen që qyteti të mos përmbytet

Kryebashkiaku i Vlorës inspekton punimet: Kemi krijuar një liqen që qyteti të mos përmbytet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In