• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti kroat sulmon Athinën: Tifozët tanë i shpërndanë nëpër burgje që t’i përdhunonin

by A R
15/08/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportet greko-kroate nuk duken aspak të ngrohta pas ngjarjes së javës së shkuar në Athinë, ku një tifoz i AEK-ut u masakrua për vdekje nga grupi i huliganëve “Bad Blue Boys”, që mbështesin Dinamon e Zagrebit.

Pas arrestimit nga autoritetet greke të mbi 101 tifozëve kroatë, ka qenë presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ka shpërthyer në kritika të vazhdueshme ndaj Athinës zyrtare.

Milanoviç në reagimin e fundit mbi ngjarjen ku u vra Michalis Katsouri, ka thënë se autoritetet greke po i trajtojnë tifozët e Dinamo Zagrebit sikur të ishin robër lufte.

“Ligji nuk respektohet. Ata i trajtojnë këta njerëz si robër lufte. Po të isha kryeministër do të mendoja se çfarë mund të bëja. Nuk është e thjeshtë. Duket si ligji i luftës. Ata trajtohen si një njësi e robëruar”, theksoi Milanovic.

Sipas tij ky qëndrim nuk ka të bëjë fare me ligjin, demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

“U shpërndanë nëpër burgje për t’u rrahur e përdhunuar”, është shprehur më tej presidenti kroat.

Ai ka nënvizuar se UEFA dhe Bashkimi Europian duhet të marrin masa për mënyrën si po vepron Greqia me tifozët kroatë:

“Keni pesë ditë kohë për të gjetur parazitët e një grupi njerëzish dhe shkoni i arrestoni të gjithë. I shpërndani në të gjithë Greqinë, që të dhunohen e përdhunohen. Perfekt, ky është Bashkimi Evropian. Nuk mund të mbash pesë ditë në burg 100 persona.

Këto pesë ditë ju japin mundësinë të mësoni se çfarë ka ndodhur dhe përveç kësaj ata janë qenie njerëzore dhe qytetarët tanë kanë të drejta. Nuk ka të bëjë me demokracinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut . Nëse ky është sot Bashkimi Evropian, më mirë të mos e kemi.”

/a.r

Next Post
Në Arabi tifozët nuk kërkojnë autografë, por i dhurojnë orë luksoze futbollistëve

Në Arabi tifozët nuk kërkojnë autografë, por i dhurojnë orë luksoze futbollistëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In