• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Presidenti jo nga grupi i PS dhe as aktiv në politikë”/ Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, vendoset data kur do mblidhet Asambleja

by Java News
27/04/2022 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste mblodhi Kryesinë mbrëmje e së enjtes. Në mbledhjen e cila zgjati rreth 1 orë e 30 minuta u vendos data e mbledhjes së Asamblesë në të cilat do të miratohen vendimet e marra në Kongres.

Kryesia e Partisë Socialiste vendosi që të mbledhë Asamblenë në datën 7 maj.

Në mbledhje është diskutuar mbi procesin për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa janë dorëzuar propozimet e kandidatëve, anëtarët e Kryesisë që nuk janë deputetë.

Në Kryesi është diskutuar mbi profilin se si duhet të jetë Presidenti i ardhshëm, duke theksuar se Presidenti nuk duhet të jetë politikan aktiv.

“Kreu i ardhshëm i shtetit të mos jetë identifikuar me PS. Prioritet për kandidaturën i jepet atyre qe vijnë nga diplomacia dhe jeta akademike”, mësohet të jetë thënë në mbledhje.

Kujtojmë se në kongresin e Partisë Socialiste, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut. U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, u shkarkuan në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie, dhe pritet rizgjedhja e tyre me rregulla të reja, për tu përgatitur për zgjedhjet vendore.

Për herë të parë krijohet një sekretariat ekzekutiv në nivelin e 61 bashkive, pra me zyra në çdo bashki, ku do të mbledhë dhe përpunojë informacione për llogari të PS-së në qendër. Informacioni i mbledhur do të ketë në fokus anëtarësinë, votuesit, problematikat, historikun e partisë në zonën përkatëse, sfidat zgjedhore etj.

Një sekretariat tjetër do të ngrihet për emigracionin, me qëllim për të afruar votën e emigrantëve dhe për të shtuar strukturat jashtë vendit. Ky sekretariat do drejtohet nga Laert Duraj. Do shtohet edhe sekretariati për çështjet ligjore dhe zgjedhore, në krye të të cilit u zgjodh Eridian Salianji.

Është marr vendimi edhe për ngritjen e një sekretariat për koordinimin, me në krye Blerina Gjylamenti. Ndërkaq, Blendi Klosi është zgjedhur sekretar për organizimin e Partisë Socialiste. Sekretare për Burimet Njerëzore është zgjedhur Anila Denaj. Sekretar për Digjitalizimin është zgjedhur Etjen Xhafaj, ndërsa Sekretare për Gruan është zgjedhur Etilda Gjonaj. Romina Kuko është zgjedhur Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë.

Gjithashtu, do të ngrihet një mekanizëm i ri, përmes të cilit të gjithë anëtarët e partisë do të japin opinionin e tyre për funksionimin e institucioneve vendore dhe qendrore me anë të fletëve sekrete./m.j

Next Post
FOTOT/ Gazetari nga fronti i luftës: Plagosen dy amerikanë në juglindje të Ukrainës

FOTOT/ Gazetari nga fronti i luftës: Plagosen dy amerikanë në juglindje të Ukrainës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përpjekja për ta bërë edhe SPAK-un organ të revolucionit

July 20, 2026
Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

Tragjike në Kosovë, dy të vdekur dhe dhe tre të plagosur rëndë në aksident

July 20, 2026
Kompanitë izraelite të softuerëve spiunë që veprojnë në Marok, objektivat francezë dhe pasaporta “diplomatike” e themeluesit të NSO-së

Kompanitë izraelite të softuerëve spiunë që veprojnë në Marok, objektivat francezë dhe pasaporta “diplomatike” e themeluesit të NSO-së

July 20, 2026
Ceferin bojkotoi finalen e Kupës së Botës, tension i lartë me Infantinon

Ceferin bojkotoi finalen e Kupës së Botës, tension i lartë me Infantinon

July 20, 2026
Sulmi me vezë ndaj deputetëve, Braçe: Dhuna është krim, jo e drejtë themelore! (VIDEO)

Sulmi me vezë ndaj deputetëve, Braçe: Dhuna është krim, jo e drejtë themelore! (VIDEO)

July 20, 2026
Zjarr pranë autostradës Fier-Vlorë, tymi i dendur vështirëson qarkullimin

Zjarr pranë autostradës Fier-Vlorë, tymi i dendur vështirëson qarkullimin

July 20, 2026
Kryeziu: Kurti po realizon dëshirat e Serbisë, ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA

Kryeziu: Kurti po realizon dëshirat e Serbisë, ka dëmtuar marrëdhëniet me SHBA

July 20, 2026
Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

Meçe: Protestat e PD janë tentativa boshe, nuk rrezikojnë më qeverinë

July 20, 2026
Java e ndryshimeve të mëdha, Meri Shehu zbulon fatin për çdo shenjë të horoskopit

Java e ndryshimeve të mëdha, Meri Shehu zbulon fatin për çdo shenjë të horoskopit

July 20, 2026
Raporti amerikan “trazon” Kubën, akuza për operacione të fshehta prej 70 vitesh

Raporti amerikan “trazon” Kubën, akuza për operacione të fshehta prej 70 vitesh

July 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In