Njërit i premtoi benzinë falas për Lamborghinin e tij për pesë vjet, në rast se shënon 10 gola, ndërsa tjetrit një koncert të Drake: James Pallotta është zbavitur teksa ka intervistuar dyshen Kluivert e Manolas, duke u shfrenuar në kanalet sociale të Romës, me batuta.
Por duke bërë edhe ndonjë refleksion, duke u nisur nga Ronaldo. “Nuk e them për ta stimuluar e pastaj të përgënjeshtrohem, por Seria A është një kampionat më shumë taktik dhe mendoj se mund të ketë më shumë vështirësi në raport me Spanjën.
Por jam i lumtur që ndodhet këtu, për Seria A, një kampionat shpesh herë i nënvlerësuar. Pastaj, pyes veten se si do ta paguajnë…”, deklaroi presidenti i Romës, James Pallotta, përgatiti Tema.