• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fotot/ Duterte e ka dhe me policët filipinas: Do t’iu vras për gabimin më të vogël

by Java News
07/08/2018 22:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte ka kërcënuar të vrasë edhe oficerët e korruptuar të policisë, përfshi ata të akuzuar për përfshirje në trafikimin e drogërave të paligjshme dhe krime të tjera, në një deklaratë tejet të ngarkuar televizive. Më shumë se 100 policë, shumica e të cilëve janë përballur me ankesa kriminale dhe administrative, si përdhunimi, pengmarrja dhe plaçkitja, janë shoqëruar në pallatin presidencial për t’u takuar me Duterten.

Policia kombëtare, të cilën dikur presidenti e quante “të korruptuar në çdo qelizë”, por i nënshtrohet një spastrimi të brendshëm që prej goditjes që iu dha trafikantëve të drogës vitin e kaluar, pas raportimeve për abuzime.

Duterte i lejoi më pas ata t’iu bashkoheshin bastisjeve kundër trafikantëve të drogës, pjesërisht për shkak se Agjencisë së vogël në numër të Antidrogës i mungon personeli dhe forca goditëse për të shuar kërcënimin e drogës.

“Nëse do të qëndroni kështu siç jeni, bij k***ash, unë do t’iu vras edhe juve”, u tha Duterte policëve gjatë fjalimit të transmetuar drejtpërdrejt nga rrjetet lokale televizive.

Rastet e disa policëve po rishikohen, por Duterte paralajmëroi se “zotëron një njësi speciale, e cila do t’i shohë ata përjetë dhe, nëse ata bëjnë qoftë edhe një gabim të vogël, atëherë ai do të kërkonte ekzekutimin e tyre”.

Duke folur përpara familjarëve të policëve, Duterte e rëndoi edhe më tej sulmin e tij. “Nëse këta bij k***ash do të vdesin, atëherë mos hajdeni te ne të ankoheni për të drejtat e njeriut, sepse po ju paralajmëroj”.

Të tilla kërcënime publike, shto këtu edhe faktin që më shumë se 4.500 të dyshuar për trafik apo përdorim droge, kryesisht njerëz të varfër, që janë vrarë gjatë betejave të armatosura me policinë gjatë luftës antidrogë të Dutertes, kanë ngritur alarmin mes qeverive perëndimore dhe mbikëqyrësve të të drejtave të njeriut, që prej ardhjes së tij në pushtet në mesin e vitit 2016.

Duterte është zotuar të vazhdojë fushatën e tij deri në ditën e fundit të mandatit të tij 6-vjeçar, shpesh duke deklaruar se është i gatshëm të shkojë edhe në burg, edhe pse mohon të ketë urdhëruar vrasje ekstragjyqësore. Policia njofton se afro 150 mijë të dyshuar të lidhur me drogën janë arrestuar, ndërsa dhjetëra forca të agjencive ligjzbatuese janë vrarë gjatë bastisjeve, duke theksuar edhe njëherë rrezikshmërinë e luftës ndaj drogave të paligjshme, që mbetet një problem madhor në Filipine. (Tch)

Next Post
Fotografia e rrallë/ Aleksandër Moisiu me të ëmën kartolinë në Gjermani

Fotografia e rrallë/ Aleksandër Moisiu me të ëmën kartolinë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

Goditet grupi korçar i trafikut të klandestinëve, 2 të arrestuar, njëri ishte nën arrest! Po transportonin drejt vendeve të BE-së 28 sudanezë dhe…

August 8, 2026
Zbuloni tre shenjat e zodiakut më me fat të muajit gusht, do tërheqin sukses financiar dhe prespektiva!

Zbuloni tre shenjat e zodiakut më me fat të muajit gusht, do tërheqin sukses financiar dhe prespektiva!

August 8, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Tre emergjencat e Shqipërisë: Shteti, qyteti dhe qytetaria

August 8, 2026
I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

I vetmi person që Mbretëresha Elizabeth nuk do ta linte kurrë duke pritur në telefon, ishte e dashuruar me…

August 8, 2026
VIDEO/ Ukraina hedh në erë rafinerinë ruse të naftës në Krasnodar, sulme edhe në Samara! Tymi i zi dhe flakët mbulojnë zonën

VIDEO/ Ukraina hedh në erë rafinerinë ruse të naftës në Krasnodar, sulme edhe në Samara! Tymi i zi dhe flakët mbulojnë zonën

August 8, 2026
Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

Makthi i dronëve mbi Evropë! Kush po i “shënjestron” bazat, objektet bërthamore dhe aeroportet, a janë gati BE dhe NATO për luftë?

August 8, 2026
E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

E befasishme nga Barcelona, Araujo arrin akordin me Liverpulin dhe u jep lamtumirën katalanasve!

August 8, 2026
Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

Kolumbia e solli në pranga, GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

August 8, 2026
UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

UEFA akuzon Infantinon se e detyroi të dëmshpërblente të dashurën e tij, kreu i FIFA-s e punësoi dhe i rriti rrogën

August 8, 2026
Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

Kriza që ka futur në depresion BE-në! “Lufta” Sanchez-Meloni për Ceutën, Spanja vendos kontrolle kufitare edhe për fluturimet e anijet nga Italia

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com