• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i ri/ Gjiknuri: Nuk ramë dakord për formulën e Alibeajt. PD s’është më parti politike

by Java News
26/05/2022 21:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socilaiste Damian Gjiknuri, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Story” ka theksuar se është i zhgënjyer nga menaxhimi i procesit të zgjedhjes së presidentit nga ana e opozitës.

Ai u shpreh se priste më shumë seriozitet nga opozita në këtë situatë dhe shtoi se Partia Demokratike nuk kishte pse ti bënte publike kandidaturat e propozuara.

“Raundi i tretë është ditën e hënë. Situata nuk është e mirë në PD, ne prisnim më shumë seriozitet në atë proces që të uleshine  të negocionin. Ata e kanë mundësinë të vijnë me disa kandidatura dhe s’kanë përse ti bëjnë publike. Nuk e kuptoj cfarë është kjo negociatë me kamera, duhet transparenca por jo kështu. Aftësia e lidershipit duket se si i merr vendimet jashtë kamerave.

Për emrat nuk dilet në publik në fillim, unifikohet qëndrimi për 2-3 emra dhe negociohet pa i nxjerë në publik. Nuk mund të thuash që unë kam disa emra dhe ti mi prano. Është çështje e një konsenusi të gjerë të një force jo të një individi. Alibeaj ka një keqmenaxhim të grupit të tij.”- tha Gjiknuri.

“Partia Socialiste e ka respektuar marrëveshjen, ne thamë jemi të gatshëm të ulemi të diskutojmë, nuk u caktua formula, do të jap unë katër do zgjedhësh dy. Ai tha a jeni dakord me këtë, krahu tjetër u përgjigj jemi dakord, por dokumenti nuk është pranuar i tillë, është naivitet dhe të them që hajde diskutojmë pa kushte, të biem dakord për diçka që e kemi refuzuar, vetëm një naiv mund t pranojë.

Procesi është shumë formal,ulen palët pa kushte, pasja e 20 votave ishte garanci. E kam të dëgjuar mbase Gjekmarkaj e di më mirë, ata e kenë të vështirë krijimin e kuorumit për shkak të mungesës së lidershipit. Siç ndodh rëndom në Shqipëri, kjo s’është më një parti politike. Parlamenti do një forcë serioze përballë”, tha Gjiknuri./m.j

Next Post
Berisha si ‘pronar’ i PD, pas Bashës po kërkon ‘qiraxhiun’ e radhës?!

Izolimi/ Berisha tha se të huajt s'kanë uruar asnjëherë për zgjedhjen e kreut të PD, ja çfarë shkruante PPE një vit më parë për Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

25 gëzhoja automatiku, zbardhen detaje nga vrasja e Aleksandër Koçekut, dyshime për gjakmarrje

July 12, 2026
Të shtëna në festivalin latin në Toronto, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, autorët në arrati

Të shtëna në festivalin latin në Toronto, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, autorët në arrati

July 12, 2026
Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

Përshkallëzohet konflikti, SHBA godet 140 objektiva në Iran, Teherani mbyll Ngushticën e Hormuzit

July 12, 2026
Rreziku i çmimeve të larta ende i pranishëm, inflacioni bazë u rrit përsëri në dhjetor

Çmimet e larta, ‘Konkurrenca’ nis monitorimin e produkteve të shportës, në “lupë” supermarketet e njohura

July 12, 2026
Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

July 12, 2026
VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

VIDEO / Thirrjet për bojkot bien në vesh të shurdhër, mijëra fansa në koncertin e Kanye West

July 12, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira të pakta, ja sa shkojnë temperaturat

July 12, 2026
Dy të plagosur nga të shtënat në Shëngjin, policia jep detaje

Krim i rëndë në Vorë, vritet në rrugë pas mesnate një 50-vjeçar

July 12, 2026
Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

Argjentina kualifikohet me vuajtje në gjysmëfinale, Zvicra largohet me kokën lart

July 12, 2026
Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

Bellingham dërgon Anglinë në gjysmëfinale, merr fund ëndrra e Norvegjisë

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In