• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Republikës është memec!

by Denis Dyrnjaja
04/08/2022 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Shqipëria mbarë u trondit nga ngjarja e kobshme ku humbi jetën tragjikisht vajza 7 vjeçare e familjes Avdia, që kishte ardhur për pushime në vendlindje. Në një mënyrë a një tjetër shumë kush gjeti një formë për të reaguar, shprehur indinjatën, revoltën apo dhimbjen, të gjitha këto të natyrshme për këdo që ka shpirt e ndjesi njerëzore. Ngjarja prodhoi duf e frustrim. Shumica e njerëzve, e atyre që jetën e çmojnë më shumë se pushtetin a kuletën reaguan në forma e mënyra të ndryshme. Por kishte dhe heshtje. Dhe heshtja që bërtiti më shumë, ishte ajo e kreut të shtetit. Duke ndjekur minutë pas minute e orë pas ore reagimet e ndryshme zyrtare e jozyrtare, mendja më shkoi te presidenti. Kurioziteti më shtyu të hap faqen e presidencës, por aty gjeta hare fotosh të gëzueshme ceremoniale. Në fakt nuk u zhgënjeva.

Që kur e kam parë sjelljen e z Begaj ende pa u zgjedhur, në krye të herës dhe gjithë gjestet e tij më shtynë drejt pritshmërisë së ulët për staturën që lidh personin me kryetarin e shtetit. Dhe për rrjedhojë nuk prisja ndonjë shirit të zi në faqen e presidencës me foton e Jonadës së shndërruar pa dashjen e saj në mitin e marrëzisë njerëzore, që merr jetë të pafajshme pandalshëm në këtë vend, në tokë e në det, në rrugë e bregdet. Bajram Begaj akoma vazhdon t’i gëzohet emërimit. Është në muajin e mjaltit presidencial dhe është kapluar nga fakti se ende se beson që është zgjedhur kryetar shteti. A e dini ose më saktë a e shihni që deri më sot kemi një kryetar shteti memec?! Nëse ka një ngjarje që nevojitej mesazhi i tij, kjo ishte. Ky ishte një rast domethënës ku qytetari i parë i republikës reagon si njëri ndër ne, si gjithkush prej nesh me gjak, shpirt e zemër. I pafalshëm ky qëndrim apatik i presidentit, që natyrshëm përkthehet edhe në cinik. Të mendosh se përtej dhe përveç presidentit të republikës, Bajram Begaj është për së pari në profesion mjek e më pas ushtarak e së fundi edhe president.

Në fakt po ta shohësh medaljen në dy anë dhe në mënyrë figurative, presidenti ka folur dhe ka folur qartë me heshtjen e tij. Sido qoftë ajo e qëllimshme ose jo, është një heshtje që kërcet, për të mos thënë që vret. Vret besimin e çdo optimisti se tani do të kishim një president normal sikurse proklamohej. Po a është normal një president memec?! A është normal një president që nuk gjen kohë dhe një mënyrë për të shprehur ngushëllime për një familje shqiptare që humbi dritën e syve, humbi fëmijën për të cilin çdo prind, çdo kush që i thotë vetes njeri ndjen dhimbshuri. Sot çdo familje shqiptare që ka fëmijë ka mbiemrin Avdia. Por presidenti ynë jo. Atij duket se i janë fikur këto ndjesi, që kur ngjiti shkallët e fronit dhe mesa duket do na shfaqet vetëm kur të ketë ceremoni. Ky nuk është presidenti që duam.

Presidenti që duam ose do të duhej reagon. Jep një mesazh publik, kërkon përgjegjësi dhe duhet të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë drejtësi. Por presidenti nuk e bëri sepse pret që dikush t’i thotë si të sillet në të tilla raste se mesa duket vetë nuk ja thotë as intuita as logjika. Një president i tillë si duhet as kujt, si duhet as vendit as popullit. Bajram Begaj i duhet vetëm vetes së vet. Taksirat ta kemi në krye të shtetit si një mumje mbret dhe jo pak por plot 5 vjet!

Next Post
“Nuk do e fal kurrë babain”, Ermal Meta rrëfen vitet e para të demokracisë: Dhunë, krim, vdekje në rrugë…

"Nuk do e fal kurrë babain", Ermal Meta rrëfen vitet e para të demokracisë: Dhunë, krim, vdekje në rrugë...

Comments 2

  1. Ρrushi says:
    3 years ago

    Presidenca nuk është zyrë funerale miku im që për çdo vdekje në Shqipëri të verë shiritin e zi. Tregoje një shëmbull në botë ku presidenca kthehet në foltoren mortore si partitë e opozitës tek ne.

    Reply
  2. ppa says:
    3 years ago

    Ky korili kokecpuar do te bej kompetentin – oresidenti nuk eshte llapaqen si ti….

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

BE: Marrëdhëniet me SHBA-të kanë pësuar një goditje të madhe

January 23, 2026
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

Zelensky nxjerr ‘sekretin’, Rusia prodhon raketa me materiale nga SHBA, Kina dhe Tajvani

January 23, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

Ftesa e Trump/ Haxhiu: Frymëmarrje e jashtëzakonshme për qeverinë, SPAK nuk do të ketë mbështetjen amerikane sepse…

January 23, 2026
Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

Nisma e Ruttes irriton aleatët e NATO-s: Nuk kishte mandat për të negociuar me Trumpin

January 23, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emëruar prokuror pa arsimin përkatës

January 23, 2026
Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

Plani sekret amerikan, si do rrëzohet regjimi kuban deri në fund të vitit

January 23, 2026
Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

Reuters: Shqipëria i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

January 23, 2026
Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

Nga “skenari më i keq” te “marrëveshja kornizë”, kush përfiton dhe çfarë pritet tani nga Groenlanda

January 23, 2026
Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

Moti për sot me vranësira dhe kthjellime, zonat ku do të ketë prezencë shiu

January 23, 2026
“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In