• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

by A R
29/03/2026 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel më 29 mars.

Rama shprehet se mbi 1000 vizitorë, vendas dhe të huaj e kanë vizituar këtë muze vetëm gjatë ditës së sotme.

“E diela e muzeve.

Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan Muzeun e Krujës këtë të diel të fundit të muajit mars”, shkruan kreu i qeverisë.

Qeveria shqiptare ka nisur përgatitjet për sezonin e ri turistik, me qëllim që vendi ynë të jetë sa më atraktiv për turistë vendas dhe të huaj.

Vetëm dy ditë më parë, kryeministri Rama zhvilloi një takim me ministrin e Turizmit Blendi Gonxhja në vilën qeveritare 31.

Kreu i qeverisë prej kohësh e ka konsideruar turizmin si një sektor kryesor, që prodhon të ardhura për ekonominë e vendit.

Po ashtu, kryeministri ka treguar edhe ambiciet e Shqipërisë, për të çuar eksportet në 1 miliard dollarë dhe që vendi të shndërrohet me sovranitet energjitik.

Rama ndër të tjera ka theksuar gjatë fjalimeve të mbajtura më herët prej tij se përpos turizmit masiv, synohet edhe ai elitar, që sjell të ardhura më të mëdha për vendin tonë.

“Një vend me 1.6 miliardë investime të huaja direkte në vit, është ai që po e lë pas korrupsionin dhe krimin e organizuar”, ka thënë Rama gjatë edicionit të dytë të MatchMaker Albania.

Kryeministri ka nënvizuar se prodhimet shqiptare tashmë kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare, duke qenë të pranishme në tryezat e mbi 100 shteteve të botës.

Next Post
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Comments 1

  1. Bruno says:
    7 months ago

    Nuke duane,te shohin surratin tende shqiptaret,kuptoje sa i neveriteshem,e i urryer je bere per popullin.Je nji nga ata,qe flete nji fjale e jotja,baras me 100 rrena e mashtrime,je nji person i pa identitet,hajdute i pa ngopur e permasave te medha.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com