• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha ka frikë nga gara për kreun e partisë!”, Alesia Balliu reagon pas përjashtimit nga PD e Elbasanit

by E S
29/03/2026 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgija dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike përjashtoi sot edhe katër anëtare të tjera: Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allën.

U raportua se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila u zhvillua me një pjesëmarrje të kufizuar. Ky fakt është konfirmuar për median edhe nga vetë Alesia Balliu, e cila shprehet se në mbledhjen e djeshme kanë qenë rreth 15 anëtarë, të cilët sipas saj as nuk kanë votuar, duke pretenduar se nuk është respektuar kuorumi i nevojshëm.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht. Sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës, as nga kryesia, por është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme.

“Vendimi është nul, nuk jemi përjashtuar, pasi as kryetari i degës, as Kryesia nuk e kanë votuar. Ka qenë vendim personal i Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Blendi Himçit, që e ka propozuar. E gjitha është bërë vetëm që unë të mos garoj për kryetare të Partisë Demokratike. I ka kapur frika nga gara. Në mbledhjen e djeshme kanë qenë 15 veta, dhe ata nuk kanë votuar”, tha Balliu, teksa ka njoftuar se do të ankimojë vendimin, duke kërkuar rishqyrtimin e tij në instancat përkatëse.

Next Post
‘Raketat tona janë në pozicion’/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

'Raketat tona janë në pozicion'/ Shtimi i trupave amerikane në terren, kryeparlamentari i Iranit: Kur të vijnë, do t’i vëmë flakën

Comments 1

  1. Bruno says:
    6 months ago

    Plaku monster i vicidolit,e dhe pse jemi ne shekullin XXI,vazhdon vijen e tije barbare,kunder fjales lire,e zgjedhjeve te lira.Komunistat e spiunte,jane te pa ndreqeshem,turpi i njerzimit,jane jashtqitja e Kombit.Beni te pa munduren,largojeni nga poshtrimi i te quajtures pd.kyte plak,komuniste e vrases.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com