• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenti i Maqedonisë Veriore, Pendarovski: Nuk e prisja përgjigjen e BE-së…

by Java News
29/10/2019 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se nuk e priste vendimin negative të Këshillit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Megjithatë, sipas tij, integrimi europian është e vetmja alternativë që duhet të ndjekë Ballkani Perëndimor.

“Ata folën për fqinjë, për fqinjësinë. Fqinjë të Bashkimit Europian janë vendet në të ashtuquajturin Partneritet Lindor, vendet e Azisë Qëndrore, Moldavia dhe vendet e pjesës veriore të Afrikës.

Ne nuk jemi fqinjë. Ne jemi pjesë e kontinentit europian dhe sipas dokumentave bazë të BE-së nga 1957, kemi të drejtën e plotë për të qenë një ditë pjesë e Europës institucionale”, u shpreh Pendarovski në RTSH.

Pendarovski: Kujdes me Mini-Shengenin Ballkanik!

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shprehur rezerva sa i përket idesë së Mini-Shengenit Ballkanik. Pendarovski tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se një alternativë mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi i fundit i Këshillit Europian-së do të isha shumë i kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski në RTSH.

Marrëdhënia Kosovë-Serbi, Pendarovski: Nuk ka zgjidhje pa ndërhyrjen e SHBA-ve!

Pendarovski thotë se një opsioni i zgjidhjes se mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë përmes shkëmbimit të territoreve është një precedent i rrezikshëm për Ballkanin.

“Nuk është gjë e mirë që të mbyllësh një problem, problemin e Kosovës dhe të hapësh dy apo tri probleme të tjera në rajon”, – tha Pendarovski në RTSH.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut u shpreh në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se pa ndërhyrjen e SHBA-ve vështirë se kjo çështje mund të gjej zgjidhje.

“Pa një përfshirje serioze të SHBA-së nuk është e mundur që BE e vetme të zgjidhë krizat dhe problemet e kësaj natyre. Ne patëm një krizë tonën në vitin 2001, patëm konflikt në territorin tonë dhe pas kësaj nënshkruam marrëveshjen kornizë të Ohrit dhe atëherë ndërmjetësuesi i BE-së punonte ngushtësisht me ndërmjetësin amerikan. Unë nuk mendoj që pa një përfshirje aktive nga Uashingtoni, do të shohim një zgjidhje të qëndrueshme të këtij procesi”, – tha Pendarovski në RTSH.

Pendarovski: Nuk është bërë asgjë për Korridorin 8!

Pendarovski tha se në 25 vite  nuk është bërë asgjë për të realizuar projektin e Korridorit 8-të, sipas Memorandumit të nënshkruar nga presidentët e 4 vendeve. Për këtë Presidenti I Maqedonisë së Veriut fajson lidershipin politik.

“Për shkak të udhëheqjes politike në të dy vendet. Nuk po flas vetëm për udhëheqjen politike të sotme. Po flas për lidershipin politik gjatë 20 viteve të fundit. Nuk kemi asnjë justifikim për këtë,”- tha Pendarovski në RTSH.

Next Post
Skandali në Tiranë/ Me 180 mijë lekë merr një diplomë “Bachelor-i” përmes “Facebook-ut”

Skandali në Tiranë/ Me 180 mijë lekë merr një diplomë “Bachelor-i” përmes “Facebook-ut”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com