• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

by A R
14/09/2026 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Stop” trajtoi këtë të hënë, më 14 shtator, rastin e një denoncuesi nga Tirana, i cili tregon, se ra në kurthin e Zana Dodës, e cila në vitin 2024 i ishte prezantuar si punonjëse e Kadastrës.

Ajo i premtoi se, kundrejt 15 mijë eurove, do t’i siguronte dy vendime legalizimi, një për të dhe një për dhëndrin e tij. Komunikimet mes tyre, përmes SMS-ve dhe audiove, zbulojnë premtimet e vazhdueshme të Dodës.

Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” dokumentoi marrjen e shumës prej 15 mijë eurosh, për pajisjen me dokumentet e legalizimit. Madje, për të bërë të besueshëm mashtrimin, Doda i dërgoi denoncuesit në WhatsApp tre foto të një vendimi legalizimi, duke pretenduar, se dokumenti ishte nxjerrë në emër të dhëndrit të tij dhe se vendimi për denoncuesin, do të përfundonte brenda javës.

Por verifikimi i “Stop” pranë Kadastrës tregoi, se vendimi i dërguar, ishte i falsifikuar.

Pas përballjes me faktet, Doda premtoi, se do t’i kthente 15 mijë eurot. Por as këtë premtim nuk e mbajti. Ajo tentoi të bindte denoncuesin, se do t’i siguronte hipotekën dhe do t’i kthente një pjesë të parave, me kusht, që ai të tërhiqej nga “Stop”.

Në bashkëpunim me autoritetet, gjatë takimit të pasdites Zana Doda u arrestua në flagrancë. Hetimet e para tregojnë, se në bashkëpunim me 27-vjeçaren Sara Ndoj, Doda dyshohet, se ka përfituar mbi 100 mijë euro me anë të mashtrimit.

Episodi 1:

Denoncuesi-Zana, unë të kam thënë, kam prit këtu edhe kaq kohë, është e kotë tani…,me diskutu, cfarë kemi thënë e cfarë më ke thënë.

Zana Doda–Absolutisht është e mbyllur, janë të mbaruara dy vendimet edhe e Isës edhe e jotja. Të mundohemi sot, por edhe nesër të paktën me foto, e po ngaqë janë në tavolinën e drejtorit dhe na duhet kështu me i bo foto.

Episodi 2:

Denoncuesi–Jam mërzit…

Zana Doda–Përse?

Denoncuesi-Ëëë ,Zana tani po dal direkt edhe në temë,u bënë dy vjet, o burrneshë! Ja kam të drejtë unë të mërzitem, apo jo?

Zana Doda-Shiko, ta them unë, absolutisht, që ke të drejtë të mërzitesh, por për një gjë, s’ke të drejtë…

Denoncuesi-Hëëë?

Zana Doda-Të hedhësh hije dyshimi dhe kur unë të them, po të betohem, mos e paca atë djalë..! A e ke idenë, unë e kam më të thjeshtë, të të them, “Shaqo…s’është, se i kam marrë unë ato lekë”, ëëëë dhe unë të them “Shaqo hajde merr lekët, se…”,por unë e di shumë mirë, e kam parë të gjithë procedurën, që ai vendim është bërë, madje më është thënë, “Isa do ta marrë i pari, pastaj Shaqo…” dhe ne po presim…, prandaj më vjen inat dhe mu kjo gënjeshtra pafund, pafund, pafund, por janë blloku dhe po i nxjerrin me pikatore. Po kjo, që ti e ke të mbyllur atë vendim, kjo ka marrë fund Shaqo, e ke të mbyllur. Unë po mundohem, që të paktën Isa, inshalla, deri të premten, të paktën të Isës, do ta coj në Whats up të Isës, të paktën të Isës, deri të premten….

Denoncuesi-Po pse, e imja nuk bëhet?

Zana Doda-Sepse bëhen me rradhë, po që është e bërë është…dhe këtë ta garantoj unë me 1 miliardë përqind.

Denoncuesi-Po sa do vejë kjo punë, moj Zana kështu?

Zana Doda-Po ka mbaru, nuk ka për të shkuar shumë.

 

Episodi 3:

Zana Doda-Fare, fare, fare…

Denoncuesi-Kur është ky afati?

Zana Doda-Unë, Isën të thashë, do e marrësh ndoshta deri nga e premtja, ndoshta Isën, tënden….Isa, po, është ë kryme.

Denoncuesi-Po timen?

Zana Doda-Kam përshtypjen edhe një jave më mbrapa.

Denoncuesi–Po a e di, sa herë më ke thënë kështu, të njëjtat gjëra?

Zana Doda-Isën do e marrësh, kaq!

 

Episodi 4:

Zana Doda-Po patjetër, po më jep kohë, të të marr në telefon! Jo, nuk është nevoja të bëni asnjë lloj veprimi, se do ta zgjidh vetë! Patjetër, patjetër! Unë i përgjigjem me cdo gjë Shaqos. Patjetër! Absolutisht po! 11!

Zana Doda-Vendimi dhe certifikata dalin në a-albania…

Denoncuesi-Po a është origjinale kjo certifikatë?

Zana Doda-Origjinale, po ky nuk është vendimi, është certifikata origjinale e Isës.

Zana Doda-Jo, jo! Shiko, cfarë ndodh! I ka thënë “Stop”i shko merr letrat dhe na i sjell ne…!

Denoncuesi-Po kjo, a është certifikatë origjinale e pronësisë?

Zana Doda-Po, po!

Denoncuesi-Tani unë do marr këto letrat dhe do shkoj tek “Stop”-i.

Zana Doda-Si do t’ia japësh?

Denoncuesi-A më ke mbaruar punë?!

Zana Doda-Se ti ke shkuar vetë tek “Stop”-i, “Stop”-i nuk të merr me zor ty. Ti do i thuash “Stop”it, sic kam ardhur, unë do të tërhiqem, se e kam zgjidhur privatisht.

Episodi 5:

Bashkëshorti i Zana Dodës-Ore ti, do kishe bërë mirë, mos i kishe thënë “Stop”-it për takimin…!

Denoncuesi-Po ju po më mashtroni edhe sot, as lekë,t as certifikatë…

Zana Doda-Ai është gazetari i “Stop”-it.

Next Post
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In