• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Presidenti është nën një palë!

by A R
12/05/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka qenë e paprecedentë dalja e Presidentit të Republikës në një konferencë të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur publikisht akuzave të mejdanit politik. Me një gjuhë të ashpër, Bujar Nishani zgjodhi për herë të parë të vendosë një standard të ri mes presidentit dhe institucioneve atakuese.

Në një sinkron të plotë, kundërpërgjigjet për çështjen e ndërtimit të 17-katëshit nën digë, kanë qenë të njëpasnjëshme duke nxjerrë në pah se kush dhe kë drejton si marionetë. Fillimisht Unioni i Gjyqtarëve u ankua se ndodhej në presion nga një protestë e drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Më pas ishte kryeqytetari dixhital Sali Berisha në Kuvend, i cili u pasua nga Presidenti dhe si për t’i vënë kapak, edhe KLD tha fjalën duke dënuar presionin që Drejtësia ndjeu nga rreth njëqind qytetarë.

Mazhoranca e sotme ka një detyrim të pashlyer ndaj qytetarëve. Ajo ende nuk e ka kuptuar se vota peblishitare nuk iu dha për reformat në energji, ujësjellës, drejtësi etj. Votuesit e panë koalicionin e majtë si të vetmen mundësi që ‘operacion’ të parë do të kishte shporrjen e një pushteti të shëmtuar dhe dënimin e drejtuesve të këtij pushteti. Dhe së dyti: Si një spastrim që kishte nevojë Shqipëria jo vetëm të zyrës së Këshillit të Minsitrave, por nga Bujarët, Vishot, Adriatikët e të tjerë.

Fatkeqësisht, asnjë prej këtyre të dyjave nuk është parë të ndodhë, sepse shumica e sotme po përpiqet të zbatojë me përpikmëri përfundimin e mandateve duke mos e realizuar dëshirën e 1 milionë personave që qëlluan me shuplakë Berishën.

Dje dhe sot, demokratët e deklaruar dhe ata jozyrtarisht anëtarë u ankuan për një dhunë që Drejtësia nuk e kishte parë asnjëherë. Presidenti e quajti madje terrorizëm dhe KLD për ta përforcuar u paraqit e trembur. Nuk është rasti për të treguar shembuj sesi protesta të ngjashme kanë ngjare dhe do të ngjasin në gjykatat e botës, por për t’i qetësuar gjyqtarët e ‘trembur gjer në palcë’ nga Erion Veliaj.

Në vitin 1995, Presidenti Sali Berisha rrethoi Gjykatën e Kasacionit dhe shtëpinë e ish-kryetarit Zef Brozi për të penguar rigjykimin e Nanos që ndodhej në burg. Nga muaji korrik gjer në shtator të atij viti, gjyqtarët e Kasacionit terrorizoheshin dhe shoqëroheshin në polici nga gestapo e Berishës, që quhej SHIK. Ndërsa në 2011-ën, Berisha e quajti lavire bulevardi Kryeprokuroren Ina Rama. Dy ngjarje të shkurtra këto vetëm për të qetësuar KLD e frikësuar. Por asaj të cilës duhet t’i trembet vërtetë KLD duhet të jetë fakti se Bujar Nishani vazhdon të mos emërojë Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe i merr vetë vendimet që i takojnë këtij posti.

Akuzat ndaj Nishanit për grabitjen e pronave të Kishës Katolike në Elbasan nuk u artikuluan nga Veliaj për herë të parë por kanë qenë të gjithë komunitetet fetare të vendit që e kanë dënuar në vitin 2015. Nishani nuk u pa të padiste ndonjë hoxhë apo prift një vit më parë..

Sot Presidenti tregoi përfundimisht se ai nuk është mbi palët, por është nën një palë të vetme dhe ajo palë ka emër. Quhet Sali Berisha!

Next Post

Dëshironi të dobësoheni, hani mollë

Comments 2

  1. sopiqoti says:
    10 years ago

    Presidenti tregoi edhe nje here nivelin e tij kulturor e intelektual ne pozicinin qe eshte.Per ne nuk eshte nje je e re .

    Reply
  2. Fred says:
    10 years ago

    Presidenti duhet shkarku se po pengon sh gjera. Kthe ligje, mos dekreto ambasadore, fut turinjt ne pune bashkish etj

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In