• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet në Katar/ Ermal Kaleci: Aktualisht ka shpërthime. Një familje shqiptare kërkon rikthimin në vend

by A R
02/03/2026 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ngarkuari me punë i Shqipërisë në Katar, Ermal Kaleci, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me RTSH 24, bëri të ditur masat që po merren për mbrojtjen e shtetasve shqiptarë pas sulmeve raketore në vend.

Kaleci deklaroi se janë rreth 100 shtetas shqiptarë të cilët janë bashkuar në grupin e Whatsappit të hapur për informacionet më të fundit nga autoritetet e Katarit dhe udhëzimet përkatëse.

“Siç kemi informuar dhe Ministria e Punëve të Jashtme, që nga 28 shkurt Katari u ngrit me alarm. Kemi kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në faqen tonë të Facebook-ut kemi bërë njoftimet e para sipas udhëzimeve të Ministrisë së Jashtme të Katarit. Më pas kemi hapur një grup WhatsApp me shqiptarët në Katar ku kemi informuar mbi situatën dhe udhëzimet që duhet të ndjekin. Më pas kemi marrë informacione nga aeroportet dhe hotelet ku ndodheshin shqiptarët dhe i kemi bërë pjesë të grupit”, tha Kaleci.

Ky i fundit theksoi se aktualisht në Katar ka shpërthime, ndonëse qytetarët ruajnë qetësinë.

Ai u ka bërë thirrje shtetasve shqiptarë që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjes në rrugë.

“Katari aktualisht ka shpërthime, por qytetarët kanë ruajtur qetësinë. Të gjithë qytetarët nuk janë të detyruar të ikin në punë. Ne ju bëjmë thirrje të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin lëvizjet në rrugë”, tha ai.

Kaleci konfirmoi se disa persona janë plagosur, por mes tyre nuk ka shtetas shqiptarë. “Janë asgjësuar 65 raketa dhe 12 dronë nga Ministria e Mbrojtjes së Katarit. Një shtetas është plagosur rëndë dhe 15 të tjerë më lehtë”, shtoi ai.

Ambasada shqiptare ka publikuar të gjithë numrat për kontakt emergjent dhe informon se selia është e hapur 24 orë. “Ju lutem të gjithë shqiptarëve: Albaniaembassy.doha, aty përditësohen informacionet e fundit dhe për çdo gjë jemi të hapur. Mund të vijnë edhe në selinë tonë”, tha Kaleci.

Ky i fundit bëri me dije se është vetëm një familje turiste shqiptare e cila ka kërkuar rikthimin në Shqipëri.

“Aktualisht gjendja është e qetë. Vetëm një familje turiste shqiptare ka kërkuar të rikthehet në Shqipëri, dhe linja ajrore e ka akomoduar në hotel. Në momentin që do hapet hapësira ajrore, ai shtetas do të udhëtojë me linjën ajrore që ka pasur fluturimin”, sqaroi Kaleci.

Next Post
“E papranueshme”, edhe ambasada e Gjermanisë në Shqipëri reagon pas sulmit me molotovë në ‘Vilën 31’

Vila 31 nuk duhet djegur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

Mblidhet Këshilli Bashkiak i Selenicës, Bellaj kundër bashkimit me Vlorën: Duhet të mbetemi të pavarur

August 14, 2026
Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com