• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

by A R
04/03/2026 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, gjatë një mbledhjeje të Bordit të Guvernatorëve në Vjenë, deklaroi se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rritje e nivelit të rrezatimit në vendet fqinje me Iranin.

Sipas tij, objektet kritike bërthamore duket se nuk janë prekur nga vala e goditjeve.

“Deri më tani, nuk është detektuar asnjë rritje e niveleve të rrezatimit. Sa i përket statusit të objekteve bërthamore në Iran, nuk kemi asnjë indikacion se Centrali i Bushehrit, Reaktori Kërkimor i Teheranit apo objektet të tjera janë dëmtuar apo goditur”, deklaroi Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i IAEA.

Ai shtoi se inspektorët nuk kanë gjetur prova të një programi të koordinuar iranian për të ndërtuar armë bërthamore, pavarësisht pretendimeve të Izraelit dhe SHBA-së.

Megjithatë, Grossi ngriti alarmin për mungesën e komunikimit me autoritetet iraniane, të cilat nuk i janë përgjigjur thirrjeve të agjencisë pas sulmit.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka apeluar për paqe dhe thekson se e vetmja zgjidhje për stabilizimin e situatës është rruga diplomatike.

Ndërkohë, ambasadori i Iranit në organin mbikëqyrës bërthamor të OKB-së ka deklaruar se objekti bërthamor i Iranit në Natanz është goditur gjatë operacioneve ushtarake amerikane dhe izraelite.

Edhe diplomacia evropiane ka reaguar ashpër. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Noël Barrot, kritikoi natyrën e sulmeve, duke theksuar se legjitimiteti i përdorimit të forcës duhet të kalonte përmes Këshillit të Sigurimit në OKB.

“Zgjatja e pacaktuar e operacioneve ushtarake pa një objektiv të qartë rrezikon të krijojë një spirale paqëndrueshmërie që do ta zhysë Iranin dhe rajonin në një periudhë pasigurie, duke dëmtuar në fund të fundit interesat tona. Kjo është arsyeja pse përshkallëzimi ushtarak duhet të ndalet menjëherë. Regjimi iranian, pasi ka humbur udhëheqësin e tij, duhet t’i japë fund sulmeve të tij”, deklaroi Jean-Noël Barrot, ministër i Jashtëm i Francës.

Nga ana tjetër, Kremlini e ka cilësuar operacionin ushtarak si një “agresion të hapur”. Zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi se Moska është në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqjen iraniane dhe vendet e Gjirit për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm që do të destabilizonte të gjithë rajonin.

Next Post
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com