• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Presidenca: Ne po merremi me koronavirusin, kurse PS po bën politikë të pacipë

by A R
20/03/2020 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta është i fokusuar në masat e marra për përballimin e COVID 19 dhe tejkalimin e kësaj situate kritike, duke patur prioritet kryesor vetëm mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari. Por fatkeqësisht konstatojmë se dhe në këtë situatë të vështirë ‘burime’ nga mazhoranca gjejnë kohë për t’u marrë me politikë të papërgjegjshme dhe të pacipë duke serivur në media lajme të pavërteta nga Venecia”.

Kështu thotë zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, lidhur me shtyrjen e publikimit të raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias.

Ai deklaron se me përgjegjësi të plotë sqaron se “burimi i Strasburgut” është Taulant Balla, i cili edhe pse është kryetar i vetëm një grupi parlamentar politik në Kuvend është personi i kontaktit në emër të Kuvendit edhe me Komisionin e Venecias, “tamam për të provuar se Kuvendi aktual është njëpartiak”.

Sipas tij, burimet e vërteta nga Strasburgu konfirmojnë se raporterët nuk kanë pranuar ndryshimin e opinionit të 6 marsit.

“Ndërkohë në Parlamentin holandez është kërkuar të përfshihet si kusht i qartë për Qeverinë shqiptare: zbatimi i rekomandimeve të opinionit të datës 6 mars, dhe opinionit për ligjin e ashtuquajtur ‘anti-shpifje’, përveç 9 kushteve të Bundestagut. Në këto rrethana është shtyrë edhe publikimi i raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias”, shkruan Blushi.

Ai e mbyll qëndrimin e tij duke thënë se Presidenti Meta uron që situata me pandeminë COVID 19 të kalojë sa më shpejt, dhe se vëmendja dhe angazhimi i tij do të vazhdojë të jetë 100% në kapërcimin e saj të menjëhershëm dhe me pasoja sa më të lehta për qytetarët.

Reagimi vjen pasi dje Komisioni i Venecias hoqi nga kalendari i tij i punimeve, miratimin e opinionit përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese parashikuar për t’u shqyrtuar brenda muajit prill.

Shkaku zyrtar është kriza e koronavirusit që ka bërë të pamundur mbledhjet e Komisionit të Venecias.

Por raportime të tjera sugjerojnë se shkaku i vërtetë për shtyrjen ka të bëjë me presionin e qeverisë shqiptare, e cila që pas publikimit të draft opinionit ka ndëmarrë një fushatë për të zbutur tonet kritike të opinionit në lidhje me procesin e vetingut.

Duke qenë se autorët e opinionit kanë refuzuar ta bëjnë këtë gjë, Komisioni ka vendosur ta shtyjë çështjen për të fituar kohë dhe vepruar sipas rrethanave që do të krijohen. Nuk  përjashtohet edhe që Komisioni të tërhiqet fare nga dhënia e opinionit.

Në draft opinionin e lëshuar javën e shkuar, Komisioni kritikon direkt një sërë rregullash e procedurash të ndjekura në procesin e vetingut të magjistratëve.

Në mënyrë të veçantë, Komisioni  thekson se mungesa e afateve të arsyeshme për paraqitjen e prova për pasurinë nga ana e subjekteve dhe hapësirat e mëdha për interpretimin të procedurave të vlerësimit, lënë hapësirë për ndikim politik.

Në draft opinion, Komisioni është shprehur se në disa raste këto probleme mund të kenë krijuar pasoja serioze dhe sugjeron rihapjen e vetingut për raste të caktuara magjistratësh të përjashtuar nga sistemi.

Disa ditë më parë, gjyqtarët shqiptarë i kërkuan Komisionit të Venecias të ruajë në Opinionin përfundimtar të gjitha gjetjet dhe rekomandimet që Komisioni ka bërë në draftin paraprak të Opinionit.

Ata shprehën shqetësimin se drafti përfundimtar mund të ndryshojë si pasojë e trysnisë nga qeveria shqiptare apo Komisioni Europian.

Qeveria shqiptare dhe Komisioni Evropian, të cilët janë hartuesit e reformës në drejtësi, kanë treguar deri tani mungesë gatishmërie për të pranuar kritika dhe bërë përmirësime, pavarësisht disa dështimeve serioze të reformës, përfshi mbetjen e vendit pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese prej më shumë se dy vjet, çfarë ka sjellë pasoja negative direkte për qytetarët.

/a.r

Next Post
Vajza rrëfen momentet drithëruese: Koronavirusi më vrau 4 pjesëtarët e familjes, u infektuan në një darkë

Vajza rrëfen momentet drithëruese: Koronavirusi më vrau 4 pjesëtarët e familjes, u infektuan në një darkë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

Nga protestat në Francë te Shqipëria, si e shfrytëzon Rusia kaosin për luftën e informacionit!

October 19, 2026
Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

Mesha për vigjiljet, famullitari i Shkodrës apel për protestat, Dom Pllumaj: Palët duhet të lëshojnë ndaj njëra-tjetrës!

October 19, 2026
VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

VIDEO/ Policia zbulon pamjet! Tentoi të grabiste bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15-vjeçari i dyshuar

October 19, 2026
Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

Integrimi në BE, Mali i Zi kërkon të zgjidhë mosmarrëveshjet me Kroacinë përpara anëtarësimit!

October 19, 2026
“Arrogancë dhe kamzhik ndaj opozitës”- Etika i përjashtoi dy muaj, Tabaku merr në mbrojtje Bardhin e Balliun: Standard i dyfishtë i Parlamentit, të ndëshkohen me votë

Protesta, Tabaku akuzon për dhunë ndaj studentëve: Rama të mbajë përgjegjësi politike, çdo abuzim të hetohet!

October 19, 2026
Protesta studentore në Vlorë, një grup tentoi të nxirrte të rinjtë nga auditoret në rrugë, Policia ndërhyn në Universitetin “Ismail Qemali”

Akuzat e PD për hyrjen e efektivëve në Universitet, Policia e Vlorës sqaron ngjarjen: Morëm njoftim se 30-40 persona të moshave të ndryshme po pengonin mësimin!

October 19, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH për sulmet ndaj bankave: Depozitat, të sigurta, funksionimi normal i sistemit lidhet me mirëqenien e qytetarëve

October 19, 2026
Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

Protestuesit u vendosën në “Parkun Rinia”, Policia i shpërndan me ujë dhe gaz lotsjellës! Bëhen shoqërime të dyshuarish

October 19, 2026
Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

Peskov: Një takim trepalësh midis Putin, Trump dhe Xi në Kinë është i mundshëm

October 19, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com