• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Prerja e gishtave të Inës vendosi vijën e kuqe mes shkelësve të ligjit dhe policisë”

by Java News
22/11/2018 15:42
Rama, gjatë vizitës në spital

Rama, gjatë vizitës në spital

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë plot tensione ishte kjo e sotmja. Pas protestës që u zhvillua para Kuvendit, e cila u shoqërua me përplasje mes banorëve të Unazës së Re, që protestonin kundër shembjes së shtëpive të tyre dhe policëve, pati disa të plagosur.

Mes të plagosurve ishin 12 punonjës policie dhe 3 protestues, të cilët po marrin mjekim në Spitalin Ushtarak.

Duke marrë shkas nga kjo situatë, kryeministri Edi Rama ka shkuar në spitalin e Traumës, ku vizitoi të plagosurit.

Kujtojmë se mes policëve të plagosur, të cilët ishin në krye të detyrës, efektivja Ina Nuku humbi 4 gishta nga shpërthimi i një kopsolleje, ndërkohë një tjetër polic humbi dëgjimin.

Por shefi i qeverisë është treguar i ashpër me autorët e plagosjes ndaj efektivëve teksa tha:

“Të gjithë mund ta parafytyrojnë, çdo familje mund ta parafytyrojë, çdo prind mund ta parafytyrojë, çdo vëlla, çdo motër mund ta parafytyrojë çdo të thotë të vijë vajza 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë në mëngjes nga puna për të kryer detyrën.

Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri, qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik, që nga parku “Rinia” dhe me radhë. Pavarësisht kush ka qenë në qeveri, është hera e parë që një parti politike merr përsipër, bashkë me një grup njerëzish, – ku ka një pjesë që janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar e të keqkuptuar pa lidhje, kundër interesit publik, – për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot. Prerja e gishtave të vajzës është vërtetë një vijë e kuqe që është vendosur sot mes atyre që kanë marrë përsipër t’i kundërvihen ligjit dhe Policisë së Shtetit që është në mbrojtje të ligjit dhe në mbrojtje të interesave publike dhe të komunitetit.

Kjo është fare e qartë. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe nuk ka shans që Polica e Shtetit të kthehet në shënjestër për kapsollat, për gurët apo për kërcënimet e një grupi njerëzish që duhet të largohen që aty.

Ata që kanë letrat e pronës do të dëmshpërblehen si të gjithë në Republikën e Shqipërisë gjatë gjithë viteve, qofshin me tituj të vjetër, qofshin edhe të legalizuar, ashtu siç janë legalizuar, por kjo nuk ka rëndësi sepse zbatohet ligji. Ata që janë aty, vetëm me një strehë dhe nuk kanë gjë tjetër do të marrin bonusin e qerasë 3 vjet si gjithë të tjerët në këto raste, bonus qeraje që nuk do e merrnin kurrë përpara 2013 dhe e marrin pas 2013.

Të tjerët duhet të largohen sa më parë se nuk do marrin absolutisht as edhe një gjë. Përkundrazi, sa më shumë i bien ndesh ligjit, aq më shumë do përballen me ligjin” – tha Rama.

Vizita në spital u shoqërua me tensione të tjera. Një banor i pranishëm tentoi të godasë në drejtim të Ramës me këpucë, por u shoqërua në flagrancë.

Më herët, kryeministri shkruante në Twitter:

“I prekur thellësisht nga humbja e gishtave të dorës të Ina Nukut, policja 24 vjeçare e goditur sot në krye të detyrës dhe nga trishtimi i thellë i nënës së saj.

Kjo protestë e turpshme e Antiligjit dhe Opozitës që kērkon mish për top, nuk ka asnjē shans të sfidojë ligjin e shtetin!”

/b.

Next Post
“Vetting” prokurorit të çështjes Tahiri, jep llogari për pasurinë

“Flamujt e kuq” për prokurorin Besnik Cani, si u rrit pasuria e tij në 15 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Hall me burrë, hall pa burrë, hall të mos martohesh kurrë

March 11, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, vranësirat do të jenë kalimtare

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In