• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Premtimi i Edi Ramës për pasaportë evropiane dhe fushatat linçuese të SPAK

by Mero Baze
10/06/2025 19:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Dje disa portale që përdoren për propagandë linçuese nga segmente të SPAK publikuan me bujë lajmin se Erion Veliaj do paraqitet në Gjykatën e Apelit për të kundërshtuar masën e arrestit dhe se madje ka paguar garanci financiare për të siguruar lirinë me kusht. Më pas doli lajmi se Gjykata nuk ia pranoi ato garanci dhe e la në burg.

Natyrisht, gjithçka ishte një gënjeshtër, e dalë më së paku nga zyra e prokurorit Olsi Dado, i cili duket se e ka kthyer këtë proces në një betejë personale. Erion Veliaj as kishte ankimuar dje ndonjë masë arresti, as kishte paguar ndonjë garanci financiare, pasi gjykimi për masën e arrestit të tij në Apel ka përfunduar një muaj më parë. Dje ishte një procedurë formale e prokurorit që mbronte vendimin e tij për ta mbajtur Veliajn në burg, çka tashmë është fakt i kryer. Veliaj as nuk ishte fare në gjykatë. Por ama lajmet ishin për ta poshtëruar atë.

Ky proces linçimi nga SPAK dhe ligësia e cinizmi me të cilin veprohet ndaj jetës personale të një qytetari dhe të drejtave njerëzore të tij, ka tejkaluar çdo limit njerëzor, çdo konventë evropiane dhe amerikane. Dhe mbi të gjitha ka krijuar bindjen te një pjesë e madhe e opinionit publik se metodat hakmarrëse dhe represioni po dominojnë veprimtarinë e SPAK për shkak të mbështetjes politike paraprake që ka marrë nga shumica socialiste. Dhe ky është tashmë një problem edhe për shumicën socialiste.

Po kaq flagrante ishte ajo që ndodhi dy ditë më parë, kur GJKKO mori  një vendim absurd ndaj Ilir Metës, duke kërkuar shtyrjen me gjashtë muaj të hetimeve ndaj tij, ndërkohë që ka ngritur edhe akuzën ndaj tij.

Kur ndaj një të pandehuri ke ngritur akuzën, bien të gjitha arsyet për ta mbajtur në paraburgim me justifikimin se prish provat. Së paku këtë standard e vendosën me Sali Berishën dhe dhëndrin e tij — natyrisht nën presionin e tyre.

Unë nuk kam ndonjë emocion personal për Ilir Metën, por shtyrja arbitrare e afatit të hetimeve ndërkohë që e mban në burg bëhet vetëm që të mos i ndryshosh masën e arrestit. Praktikisht SPAK po konsolidon një praktikë antinjerëzore: të arreston njëherë, të degjeneron publikisht me fundërrinat e veta në media duke shpifur rreth teje, pastaj të sekuestron telefonat gjithë lagjes dhe fillon të kërkojë fakte për ty. Nëse nuk gjen, të shtyn afatet pa fund derisa të gjejë diçka, dhe në fund gjykata të dënon me kohën e paraburgimit.

Rasti i Ilir Metës në këtë pikë është flagrant. Ai ka tre vjet që hetohet, një vit e ca që mbahet në burg, dhe i shtyhet afati i hetimeve. Por atëherë pse u ngutën ta arrestojnë në mes të rrugës, kur paskan pasur gjithë këtë punë me hetimet? Ai ka qenë president i Shqipërisë, kryeministër dhe kryetar Parlamenti. Dhe nëse arratisej, drejtësia nuk do të duhej të mërzitej – nuk do të shkonte në një planet tjetër. Mund të vijonin punën dhe të ngrinin akuzën.

Fakti që as dinë të hetojnë, as respektojnë afatet dhe liritë njerëzore, por dinë vetëm të arrestojnë, tregon shumë për nivelin poshtërues ku ka rënë hetimi në “drejtësinë e re”, dhe për nivelin arrogant ku është ngritur linçimi politik.

Sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria është e detyruar të mbrojë qytetarët e saj nga ndalimi arbitrar dhe t’u garantojë një gjykim të drejtë. Në rast ndalimi, duhet të sigurojë kushte humane paraburgimi. Neni 3 i KEDNJ-së ndalon “trajtim ose ndëshkim çnjerëzor ose poshtërues”.

Së paku në rastin e Erion Veliajt dhe të këtij procesi të papërgjegjshëm ndaj Ilir Metës, ky nen është shkelur me të dyja këmbët. Për më tepër, avokatëve të Veliajt u është dhënë më pak se gjysmë dite për të shqyrtuar 26.400 faqe dokumente hetimore, përpara se të mbronin çështjen e paraburgimit më 12 shkurt 2025. Dhe ajo që ishte edhe më flagrante, është se gjatë seancave për vlerësimin e paraburgimit, gjykata u “shqetesua” se Veliaj “nuk tregoi pendesë” dhe “refuzoi të pranonte përgjegjësi për veprat”. Kjo sugjeron që gjykata të konsideron fajtor nëse ti nuk e pranon paraprakisht fajin. Por nëse e pranon, procesi ka mbaruar. Ndërkohë, ai pretendon se është i pafajshëm dhe për ta provuar këtë, po zhvillohet gjithë ky proces poshtërues.

Kjo është një shkelje flagrante e nenit 6 §2 të Konventës Evropiane nga Gjykata dhe SPAK, duke komentuar gjatë procedurës paraprake mbi “mungesën e pendesës” së Veliajt dhe refuzimin për të marrë përgjegjësi – duke e përdorur këtë si arsye për ta mbajtur në paraburgim. Kjo nënkupton një paragjykim të qartë për fajësi, dhe jo për pafajësi. Kjo armiqësi e hapur e gjykatës ndaj të pandehurit është tregues i qartë i mungesës së paanësisë, dhe për rrjedhojë, mohimit të një gjykimi të drejtë.

Kolegu im Andi Bushati, një kritik i qëndrueshëm i SPAK dhe drejtësisë së re, ndryshe nga unë mendon se pas kësaj fushate linçimi ndaj Erion Veliajt qëndron Edi Rama dhe Partia Socialiste, të cilës nuk i duhet më Veliaj. Edhe pse e di që nuk është e vërtetë, nuk e kundërshtoj deri në fund – nëse shumica që i ka dhënë mandat SPAK-ut për “drejtësi të re”, lejon që ai të shkelë me të dyja këmbët Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të sillet si një pushtet i ri në një republikë prokurorësh, që krekosen në stadiume me bileta preferenciale, ndërkohë që fusin njerëz në burg, pse dikush u ka prerë biletën per stadium.

Derisa politika të na qartësojë: nëse jemi një Republikë e lirë që na garanton Konventa Evropiane dhe Gjykata e Strasburgut, apo jemi në dorë të frustrimeve të një prokurori që është gati të fusë në burg edhe atë që e ka rrahur në kalçeto – duhet të ndjehemi të gjithë të kërcënuar. Sepse kur të gjitha këto çështje të rrëzohen në Strasburg, nuk di kush do të mbajë përgjegjësi për jetë të shkatërruara, njerëz të linçuar me gjyqe publike dhe miliona euro në ngarkim të shtetit shqiptar. E sigurt është që këtij Olsi Dados s’kemi ç’t’i kërkojmë – ai vetë s’e ka menduar kurrë që një ditë do t’i besonim liritë tona.

Fushata për një pasaportë evropiane e Edi Ramës nuk nënkupton vetëm leje pune në Europë, ndërtim rrugësh, kullash apo aeroportesh, por ndërtimin e një shteti evropian.

Kjo drejtësi është e papranueshme edhe për fiset Zulu.

Next Post
Motori i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve/ Detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Motori i djegur dhe një profil ADN-je në duart e hetuesve/ Detaje të reja nga vrasja e Bujar Nasufit, ja çfarë pa bashkëshortja

Comments 3

  1. Builder says:
    7 months ago

    Në se është e vërtetë që brenda këtijë viti, do të reformohet SPAK, atehere kjo reformë në drejtësi duhet të vazhdojë, në se nuk do të kryhet reformimi, atehere, ky SPAK duhet të shkrihet e të hidhen në rrugë, gjithë kjo trupë prokurorësh si diversantë të Sali Berishes për të sabotuar reformën në drejtësi.
    Për spakistet si Ols Dado të merret impandehur si falsifikator.
    Altin Dumani të merret i pandehur për mos kryerje me dashje e detyres për mos denimin e Sali Berishes për krimet e 21 janarit dhe Gerdecit.
    Më pas duhet të fillojë proçedimi penal, për mos kryerje detyre edhe për të gjithe ata prokurorë të tjerë për neglizhencat e tyre në detyrë.

    Reply
    • Tomorri says:
      7 months ago

      Hahahahahaha! SPAK na qenka i Berishes. Kush Denon Erjon Velin qenka me Berishen! Sipas jush kush denon Saliun duhet te jet me Ramen, pta duhet te jete plotedish drejtesi qe te degjoje urdhrat e Rames. Ben sikur nuk eshte !

      Reply
  2. Patrioti says:
    7 months ago

    Drejtësia e re është një zhgënjim për aspiratat e popullit shqiptar.Besuam se më në fund kjo drejtësi do vinte dorë mbi të korruptuarit dhe kriminelët e politikës apo peshqit e mëdhenj,por jo ëndrrat e shqipëtarëve për drejtësi po i përdhosin disa Olsi Dado me shokë.Ky qelbësirë nga noter u katapultua prokuror i SPAK-ut pa punuar asnjë ditë në organin e akuzës.Ai po vepron si një hakmarrës personal meqë Erjoni nuk e ka paisur me leje ndërtimi të jashtligjëshme.Ky bulloni është turpi i drejtësisë sonë.Pra reforma në drejtësi doli një hiç gjersa nuk po gjykon ata që kanë vrarë shqiptar më 21 Janar 2011 dhe 15 Mars 2008 në Gërdec.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com