Pas sulmit në uzinën e Gramshit, prezencë e madhe e policisë ushtarake është raportuar në uzinën e Poliçanit.
Gazetarja Klodiana Lala, ka raportuar për BalkanWeb se dy shtetas të huaj janë ndaluar teksa po fotografonin uzinën, ndërsa shtoi se pritet që në vendngjarje të mbërrijnë prokurorët.
Në Berat ka mbërritur Drejtori i Policisë së Beratit, Policia Ushtarake dhe dy fugona të FNSH.
Mendohet se dy personat e ndaluar janë femra, ndërsa mendohet se kanë thyer kyçin e një tuneli që bëheshin armatime. BW