• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Xhaferri e pranon hapur: Na tha Berisha që të shkonim tek protesta e Lapajt! Na solli ftesë “Shqipëria bëhet”

by A R
02/02/2026 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Besart Xhaferri tha se synohen protestat e vazhdueshme kundër Edi Ramës deri në rrethimin e Kryeministrisë dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.

Duke folur në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN, Xhaferri tha:

“Besojmë shumë te protestat, besojmë shumë dhe te formati i protestave të vazhdueshme të cilat duhet të sjellin rrethimin e asaj Kryeministrie dhe presionin deri në kancelaritë ndërkombëtare për t’i dhënë zgjidhje krizës politike shqiptare. Sepse politika shqiptare sot është si ajo si ai tapeti që është fshehur çdo pisllik poshtë dhe akoma nuk ndihet se çfarë po ndodh dhe ne tani duhet t’i nxjerrim pisllikun kësaj qeverie dhe në kancelaritë ndërkombëtare në mënyrë që këtu të vijë dhe të bëhet një zgjidhje politike.”

Në lidhje me pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga Adriatik Lapaj, Xhaferri tha se është koordinuar me kreun e PD-së.

“Ne na ka ardhur një ftesë nga ‘Shqipëria Bëhet’ te PD për pjesëmarrje në atë protestë, jo në nivel politik, as për të mbajtur fjalim. Unë me një grup të rinjsh vendosëm për të shkuar, pasi u koordinuam me kryetarin e partisë. Është një sinjal që PD s’ka asnjë kompleks për të mbështetur protestat që janë kundër Edi Ramës dhe jo kundër opozitës. PD s’ka asnjë kompleks. Nuk ka asgjë jashtë linjës së partisë, kam qenë i koordinuar me kryetarin e PD-së. Është koordinim politik. Për të dhënë një sinjal që PD s’ka asnjë kompleks të mbështesë protestat kundër Ramës.”

Xhaferri e konsideroi imediate dhe vitale që opozita të bëjë një bashkim protestash, që nuk duhet konsideruar bashkim forcash politike dhe as koalicion.

“Që opozita shqiptare ka nevojë të bëjë një bashkim protestash kjo është imediate dhe vitale dhe hapin e parë, sinjalin e parë, i takon ta tregojë partia më e madhe. Ka një lëvizje negociatash në opozitë, edhe me grupin e pedagogëve dhe intelektualëve, të kryesuar nga Hasimja. Ka një lëvizje për të bashkërenduar protestat. Jo bashkim forcash politike, jo bashkim ideologjik, jo koalicion politik, as koalicion zgjedhor, është vetëm një bashkëpunim për të bashkuar protestat në 2-3 gjëra konkrete që opozita shqiptare duhet t’i marrë me çdo çmim. Dëshira ekziston për të bashkuar protestat.”

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Shkurt 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

Lajmi tronditës, ndahet papritur nga jeta ish-talenti i Anglisë dhe Manchester City! Shkaku ende i panjohur

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

Liga e Kombeve/ Lajm i mirë për kuqezinjtë, Bjellorusia ndal Finlandën! Shqipëria ka shansin që të marrë vendin e parë në grup

September 29, 2026
“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

Ambasadori amerikan Wendt ndez nesër “motorin diplomatik” në Tiranë, ja cilin zyrtar të Qeverisë shqiptare do takojë të parin dhe prioritetet!

September 29, 2026
Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

Agasi mohon takimin me Hysenin! Avokati sfidon SPAK dhe kundërshton pretendimet për dokumentet në makinë: Asnjëra nuk qëndron!

September 29, 2026
Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

Zjarri i madh në Gorishovë shkrumboi edhe ullinjtë shekullorë, Policia shoqëron 78-vjeçarin e dyshuar si piroman!

September 29, 2026
Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

Aksident dramatik në aksin Lushnjë-Berat, motori me 2 emigrantë nga Bangladeshi përfundon në kanal, njëri përfundon në spital

September 29, 2026
Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

Listë me çmime fikse për 3 muaj, ministrja Ibrahimaj: “Pasqyra e Çmimeve” për 160 produkte del në tetor!

September 29, 2026
Galopi i investimeve të huaja direkte

Galopi i investimeve të huaja direkte

September 29, 2026
Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

Muzika shqiptare te filmi “Odisea”: Kuvendi i përcjell mirënjohjen mjeshtrit Vendim Kapaj!

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

Liga e Kombeve/ Zbulohet formacioni i kuqezinjve përballë San Marinos! Kërkohet fitore bindëse në transfertë, Maran me 6 ndryshime

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com