• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Precedenti 2002, Kushtetuesja vendosi brenda ditës për ministrat e Majkos

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji nuk e detyron Gjykatën Kushtetuese për të marrë menjëherë në shqyrtim kërkesën e depozituar nga Presidenti i Republikës në lidhje me shkarkimin e ministrit Shkëlqim Cani dhe emërimin e pasuesit të tij, Arben Ahmetaj.

Sipas rregullit, brenda dy muajve nga depozitimi i kërkesës në këtë gjykatë, anëtarët e saj duhet ta marrin në shqyrtim atë, ndërsa dhënia e vendimit, e veçanërisht zbardhja e tij, nuk kanë asnjë afat të përcaktuar kohor. Përjashtim bëjnë marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara në Kuvend, të cilat nëse ankimohen në këtë gjykatë, duhet të marrin përgjigje brenda një muaji.

Por Gjykata Kushtetuese ka vendosur një precedent në vitin 2002, shkruan Panorama, kur ka dhënë një vendim vetëm 24 orë pas depozitimit të kërkesës në këtë gjykate, madje edhe e ka zbardhur këtë vendim, si një nga rastet e parë dhe të fundit për nga shpejtësia e lëvizjes dhe vendimmarrjes.

Është vendimi nr.28, datë 21.02.2002, kur trupi gjykues i përbërë nga: Fehmi Abdiu, kryetar dhe gjyqtarët Zija Vuci, Gjergj Sauli, Alfred Karamuço, Kristofor Peçi, Tefta Zaka, Petrit Plloçi, Sokol Sadushi, dhe Kujtim Puto, relator i çështjes, brenda 24 orëve nga depozitimi i kërkesës i dhanë të drejtë 29 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë duke e detyruar kryeministrin e sapoemëruar Pandeli Majko që të paraqiste, përveç programit edhe përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

Majko, i sapo mandatuar si kryeministër, në një periudhë përplasjesh në PS, kishte kërkuar që fillimisht të prezantonte programin e qeverisë e më pas të merrte votëbesimin për të dhe në një seancë tjetër të prezantonte emrat e ministrave të kabinetit të tij. Kjo kërkesë e Majkos u bllokua, pasi menjëherë deputetët mblodhën firmat dhe iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Panorama

Next Post

Gjashtë të vrarë dhe tre të lënduar nga seri sulmesh me armë në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com