• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapë i harruan patatet!

by Mero Baze
28/09/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk harroi askënd për ta takuar në Tiranë. Presidentin, kryeministrin, ish- presidentin dhe ish- kryeministrin, shefin e opozitës dhe partive të vogla, deri tek pretendenti për princ të Monarkisë në Shqipëri, i cili si rekord të jetës së tij, ka faktin që ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës.

Nuk besoj se Haradinaj në jetën e tij ka pasur kaq shumë protokoll brenda ditës. Firmosi dhe një protokoll të përbashkët me Edi Ramën për “Vitin e Skënderbeut”. Ranë dakord si do ta kalojnë dhe 27 e 28 Nëntorin bashkë të dy qeveritë, menunë e flive dhe tavës së Elbasanit.

Ky spektakël, sidomos kur bie në dorë të një regjisori si Edi Rama, është mbresëlënës dhe të mbush mendjen vërtet që je dikushi.

Por nuk dëgjova asnjë rresht çfarë u bë me patatet. Në kulmin e sezonit veror, pati një ngjarje të hidhur. Dogana e Kosovës bllokoi mallrat që vinin nga Shqipëria, pasi më parë doganat e Shqipërisë, kishin ndaluar patatet e Kosovës të futeshin në Shqipëri, pasi nuk e kishin parashikuar në marrëveshjen doganore. Shqipëria eksporton në verë gati 1 milion euro në ditë produkte bujqësore drejt Kosovës, ndërsa Kosova pak më pak, kryesisht patate, rrush, speca dhe ndonjë produkt tjetër bujqësor. Sistemi doganor mes dy vendeve, është më shumë pengues se ai mes Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, apo ai mes Kosovës e Serbisë, nga ku na vjen mielli i helmuar për të dy shtetet.

Kanë gati 18 vjet që janë zotuar se do ta rregullojnë, se do heqin barrierat doganore, se do unifikojnë sistemin e mbledhjes së taksës doganore etj, por në fakt asgjë nuk është bërë. Rrushi i Kosovës kalbet tani nëpër rrugë dhe e ke të vështirë ta sjellësh në Shqipëri, ashtu si shalqini ynë kalbet në fusha në Myzeqe, dhe nuk është aq e lehtë ta çosh në Kosovë.

Të vetmet që kanë depërtuar në tregun e Kosovës nga Shqipëria janë shoqëritë e sigurimeve dhe rrjetet televizive, dhe ato me sa duket e kanë çarë kufirin me para në dorë. Gjithçka tjetër është më keq se mes dy shteteve normale. Shqipëria e ka humbur betejën për ta bërë Kosovën treg të saj prej 18 vitesh dhe për këtë nuk ja ka fajin, as Serbia, as Greqia, as Bashkimi Europian, por dëshira për ta parë veten në qilima të kuq dhe televizione si patriotë, dhe pastaj për të vazhduar tregtinë me Serbinë e vendet fqinje të Shqipërisë.

Tregu nuk diktohet me emocione patriotike dhe as me urdhra. Tregu diktohet me rregulla që e mundësojnë atë të jetë sukses. Dhe politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë dështuar ta bashkojnë tregun e Shqipërisë me atë të Kosovës. Kanë dështuar se janë pikë së pari të paaftë, pastaj të korruptuar dhe të kapur nga oligarkë që nuk e lëshojnë tregun e tyre me vendet fqinjë dhe në fund, edhe se nuk është se kanë menduar shumë për këtë punë.

Bashkimi Kombëtar është një flluskë sapuni që e fryjnë nga buzët e tyre kur i kanë keq punët me pushtetin, por nuk po ua kërkon njeri. Bashkimin e tregjeve, funksionimin si një shoqëri e përbashkët dhe hapësirë unike ekonomike, është një e drejtë që nuk të kufizon njeri. Por këtë duket që nuk e bëjnë dot.

Ndaj dhe dita e sotme ishte e mbushur me qilima të kuq, flamuj kombëtar, himne, ish- presidentë, ish- kryeministra, presidentë e kryeministra në detyrë, e deri pinjollë të Monarkisë, për të na kujtuar se të gjithë këta së bashku, as patatet e Rahovecit nuk na i sjellin dot në Kukës. Asnjë fjalë nuk dëgjova për patatet!

Next Post
Çanak i LSV të Vojvodinës përkrah Kataloninë

Çanak i LSV të Vojvodinës përkrah Kataloninë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

October 19, 2026
Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

October 19, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

“Të ndalohet dhuna ndaj efektivëve”- Balla viziton punonjësin e plagosur: Policët kanë derdhur gjak për misionin e tyre!

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Protesta/ Sulmuan Gjykatën e Apelit dhe e shkatërruan, Policia arreston 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë! Si provë u sekuestrua lëndë piroteknike

October 19, 2026
Dëgjoje heshtjen!

Si sot 23 vjet më parë, lumturimi i Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali i Dytë

October 19, 2026
Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!

Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!

Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!

October 19, 2026
Protestuesit e mbetur në bulevard u hedhin kartëmonedha false policëve përpara Kryeministrisë!

Protestuesit e mbetur në bulevard u hedhin kartëmonedha false policëve përpara Kryeministrisë!

October 19, 2026
Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

Detaji/ Protestat e dhunshme në Itali, shumica dërrmuese e të arrestuarve janë të mitur!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com