• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Prapaskena të forta/ Berisha zbulon dosjen ‘përvëluese’ të Bashës që i solli Donald Lu në zyrë: Pengu i Ramës më gënjeu!

by
25/11/2021 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar pak ditë nga ultimatumi i ambasadores Yuri Kim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e duan Sali Berishën, e shpallur ‘Non Grata’, në parlament në muajin shtator, Berisha vijon ‘luftën’ e tij me amerikanët.

Ish-kryeministri në konferencën për shtyp ka hequr një paralele mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, duke i kujtuar kështu se ka qenë ai që e ka mbrojtur kur e kanë sulmuar në lidhje me akuzat për financimet e PD-së nga fondet ruse.

VOA: Sapo përmendët çështjen Muzin, apo siç e keni quajtur dosjen përvëluese të Lulzim Bashës, keni përmendur dhe çështjen Toyota Yaris. Por po të kthehemi pas në kohë, ju keni qenë ndër mbrojtësit e tij më të flaktë për rastin Muzin. E po kështu, keni përshendetur denoncimin e tij për Toyota Yaris. Tani kujt qëndrimi duhet t’i besojmë?

Z. Sali Berisha: Jua shpjegoj. Ambasadori Donald Lu më erdhi në zyrë dhe më solli disa dokumenta të cilat në mënyrë absolute nuk faktonin se si është bërë transferta e parave. Se gjithshka te dosja Muzin është te transferta e parave. Donald Lu m’u shpreh se janë para ruse. Dhe unë e sigurova se nuk janë para ruse. Dhe sot e them. Nuk janë para ruse. Por na të kohë, Lulzim Basha më shpjegoi se paratë u mblodhën nga biznesmenë shqiptaro-amerikan të SHBA. Nuk kishte se si të mos e besoja. Ai më gënjeu. Dhe më vonë kur Nick Muzin ra në një tjetër hetim, ai pranoi të flasë dhe të thotë të vërtetën.

Raporte të huaja të rrjedhura në mediat në Tiranë, tregojnë se prokurorja e Tiranës e cila hapi çështje për Lulzim Bashën, kërkoi në rrugë zyrtare dëshminë e Nick Muzin. Sipas këtyre raporteve ajo erdhi në ambasadë dhe nuk u dorëzua në Prokurori, por u përdor për të marë peng të themi Lulzim Bashën. Sigurisht këto do sqarohen me kohë. Por unë nuk e dija se Lulzim Basha ka bërë transfertë absolutisht të kundërligjshme. Më vonë zërat janë të qarta. Por unë i kam besuar plotësisht atij. I kam besuar dhe jam gënjyer.

Vijmë të dosja Toyota Yaris. Është pak më ndryshe kjo dsoje. Siç e dini ju, në qiell të hapur, ngrihet një ditë në parlament dhe i thotë Taulant Ballës se do të të vijnë ty, me një seri Toyota-sh 5 milion euro.Janë në adresë tuaj. Kjo ishte e çuditshme. Ishte diçka konkrete. Do vijnë me Toyota Yaris dhe do vijnë 5 milion. Po si mund të thuhet kjo, të premten për të shtunën, kohë kur ata që do vinin mund të devijonin rrugën dhe mund të mos vinin fare. Dhe kjo ishte si të dështoje ardhjen e tyre. Dhe unë e pyes, më thuaj pak, ç’është kjo, kush ta ka thënë ty? A rrezikon kjo që të mos vijnë tani? Se kjo është e dhënë shërbimesh, o shërbimesh kriminale, o shërbimesh inteligjente e të antidrogës. Si qenka kaq e saktë kjo gjë? Më thotë që më mori në telefon një kamarier, nga një restorant i huaj, gjëra të tilla. Po i them ata mund të kthehen e nuk kapen. Eshtë t’i ndihmosh ata. Jo më tha, se ndiqen me GPS. Një “giallo” e vërtetë. Për çudi, ata nuk e devijuan fare rrugën, ndonëse e morrën vesh lajmin, erdhën direkt në Durrës. Jo me 5 milion, por me 3.5 milion. Gjë e cila ishte një habi e madhe, se si ata as i njoftoi kush dhe ata nuk u trembën dhe erdhën drejt e në port. I thashë çfarë ndodhi kështu? Nuk e di tha, por tha erdhën.

Marr vesh që vijnë hetuesit belg. I them, çfarë do u thuash?. Duhet të flasësh, i them unë, se kjo ngre shumë dyshime se mos janë klane rivale që njëri klan të njoftoi ty për të dëmtuar klanin tjetër dhe ti je bërë palë, dashje pa dashje në një intrigë kriminale, ose pastaj ngre dyshime se mos ti ke afera me Taulantin. Jo tha, nuk flas me ta.

Si përfundim kanë çuar 4 ose 5 letër porosi hetuesit belg, dhe zotëria nuk u përgjigjet. Kjo përbën një gjë shumë të rëndë për mua. Dhe thotë tani, ma përmend dhe Rama. Rama ja përmend se e mban peng, se Rama i di të gjitha, se unë kaq di, nuk di më shumë. Por di që ai duhet të zbardhë këtë çështje se nuk e futa unë në këtë çështje, u fut vetë nga detyrime apo qëllime të caktuara.

/b.h

Next Post
‘Kontratat e vdekjes’ në burgjet greke: “Banda e mirditorëve”, “banda e jugorëve” e “banda e mallakastriotëve”, dhe ekzekutimet e shqiptarëve

‘Kontratat e vdekjes’ në burgjet greke: “Banda e mirditorëve”, “banda e jugorëve” e “banda e mallakastriotëve”, dhe ekzekutimet e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In