• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranohen provat e reja, KPA hap hetimin gjyqësor për prokurorin Dritan Peka

by Ardit Rada
22/07/2020 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e palëve, ndërsa pranoi prova të reja në ankimin e Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës Dritan Peka.

Nga Vladimir Karaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli të mërkurën hetimin gjyqësorë në çështjen ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës Dritan Peka. Peka do të rivlerësohet në KPA, pasi Komisioneri Publik Dariel Sina ankimoi në të tre kriteret vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e konfirmonte atë në detyrë.

Në seancë Komisioneri Publik parashtroi se kundërshtonte arsyetimin e KPK për disa nga problemet që ishin gjetur gjatë hetimit administrativ dhe se KPA duhej të vendoste “shkarkimin e subjektit të rivlerësimit” për deklarim të pamjaftueshëm dhe për cënim të besimit të publikut te drejtësia. Komisioneri po ashtu paraqiti disa denoncime të reja dhe kërkoi hetimin e tyre dhe një analizë të re financiare nga Kolegji, ndërsa pretendoi se Peka rezultonte me bilanc negativ në disa vite.

Peka që u paraqit me avokat në seancën publike arsyetoi se vendimi i KPK ishte i drejtë, ndërsa solli tre prova që sipas tij kundërshtonin ankimin, përfshi një analizë financiare që sipas tij provonte se nuk kishte bilanc negativ.  Ai kërkoi kohë për t’iu përgjigjur denoncimeve të reja, të cilat Komisioneri i paraqiti në seancë.

Çështja po hetohet nga trupa gjykuese e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtar Ardian Hajdari, Luan Daci, Sokol Çomo.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997 si prokuror në Tiranë dhe mban postin e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015. Procesi i vetingut për të u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici, të cilët vendosën unanimisht konfirmimin e tij në detyrë.

Parashtrimet

Ankimimi i Komisionerit Publik përfshin të tre kriteret e rivlerësimit dhe është i bazuar mbi dokumentet e hetimit të përfunduar tashmë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si dhe denoncime të reja të mbërritura në adresë të Pekës. Njëri prej denoncimeve, sipas Komisionerit Sina ngre dyshime për lidhje me persona të inkriminuar, ndërsa një denoncim i dytë për tërheqjen paraprake nga ankimi ndaj një vendimi penal dhe një denoncim në lidhje me shortimin e çështjeve.

Komisioneri Darjel Sina tha fillimisht se Peka kishte bërë deklarime të pasakta në lidhje me pagesat për një apartament në Tiranë. Sipas Sinës kishte një sërë ndryshimesh mes deklarimeve vjetore për ILDKPKI dhe deklaratës veting.

Peka e kundërshtoi këtë pretendim duke u justifikuar kryesisht me faktin se bëhej fjalë për deklarime të hershme dhe për formularë që siç tha ai nuk kishin pasur hapësirë për detaje.

Sina pretendoi se Peka kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia dhe kishte përfituar një kredi të butë si i pastrehë, ndërsa kishte pasur një shtëpi. Kredia e butë e marrë nga bashkëshortja e Pekës, u cilësua nga KPK se nuk prekte subjektin, por Komisioneri thotë se ai ka cënuar etikën dhe se kredia e marrë për strehim ishte përdorur për të blerë shtëpi në Orikum.

Peka justifikoi veprimet e tij dhe bashkëshortes duke pretenduar se apartamenti që ata kishin blerë nuk ishte ende në pronësi të tyre dhe se në kohën kur aplikuan për kredi të butë nuk kishin siguri mbi të. “Mund të përfundonim në mes të katër rrugëve”, tha Peka.

Ndërkohë ai tha se pasi ishte marrë kredia e butë, pasiguritë për apartamentin e blerë në Tiranë ranë dhe meqenëse nuk kishin pse e kthenin kredinë pas ajo u përdor pjesërisht për arredim dhe pjesa tjetër për shtëpinë në Orikum. Peka tha se nuk kishte bërë shkelje të etikës.

Sa i  përket analizës financiare Komisioneri kërkoi një rivlerësim nga Kolegji, ndërsa numëroi disa vite me bilanc negativ dhe vuri në dukje se kishte pasaktësi në deklarimet e gjendjes cash.

Peka i kundërshtoi këto gjetje dhe pretendoi se diferencat negative ishin minimale.

Komisioneri po ashtu tha se kihste probleme mbi rivlerësimin në kriterin e profesionalizmit, përfshi një praktikë “të dyshimtë” punësimi në Prokurorinë e Apelit të Tiranës. BIRN ekspozoi në një investigim të mëparshëm se i punësuari ishte kunati i ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla; i rekrutuar nga Peka pa shpallje publike, pa arsim përkatës dhe i paguar edhe gjatë kohës që nuk ndodhej në Shqipëri.

Peka paraqiti në këtë pikë një vendim të Prokurorisë së Përgjithshme që kishte hetuar çështjen bazuar në vendimin e KPK dhe kishte vendosur arkivimin e saj.

Një denoncim nga një person me inicialet E.P që thoshte se Peka kishte kontakte me persona të krimit të organizuar, u cilësua nga Peka si i rremë dhe KPA vlerësoi në një vendim të ndërmjetëm se nuk kishte indicie dhe nuk do të merrej parasysh.

Kolegji vendosi të pranojë riçeljen e hetimit dhe lejimin e marrjes në cilësinë e provave të tre akteve të sjella nga Peka, që përfshinin një shkresë nga Enti Kombëtar i Banesave; shkresë nga Prokuroria e Përgjithshme për hetimin disiplinor në adresë të subjektit të rivlerësimit dhe analizë financiare të sjellë nga subjekti i rivlerësimit.

Ndërkohë një vendim për analizën financiare u la për seancën e rradhës pasi komisioneri të ketë shqyrtuar provat e reja të sjella nga Peka. Seanca e rradhës u caktua më 14 shtator.

 

/e.rr

Next Post
Meta komenton raportin e Venecias: Dvorani shkaktari i përplasjeve Presidencë-Kuvend

Statistikat mbi largimin e shqiptarëve në 30 vite, Meta: Duhet reflektim urgjent, të bashkohemi kundër shpopullimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In