• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pranimet në Mjekësi/ Ja sesi kanë ndryshuar kriteret

by Java News
29/07/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lajm i mirë për të gjithë ata maturantë që aspirojnë të veshin bluzën e bardhë. Ndërsa kanë mbetur vetëm pak ditë kur kandidatët duhet të hedhin në letër dhjetë preferencat e tyre në formularin e aplikimit, Universiteti i Mjekësisë ka vendosur të bëjë një ndryshim në kriteret e pranimit të studentëve që pranohen në ciklin e parë.

Bëhet fjalë për mënyrën e përllogaritjes së notës mesatare, e cila me vendimin e ri nuk do të jetë mesatarja e ponderuar (për kredit), por mesatarja e thjeshtë aritmetike. Ndërsa përllogaritja e kësaj të fundit është shumë e thjeshtë, produkt i mbledhjes së të gjitha notave në përpjesëtim me numrin e lëndëve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për mesataren e ponderuar.

Ndonëse ka ende universitete që e ruajnë atë, ka shumë maturantë që nuk e dinë konceptin e saj. Numri i krediteve që një nxënës ka arritur të marrë për një lëndë shumëzim me notën e marrë duke i përpjesëtuar me numrin e krediteve që kanë të gjitha lëndët, përbëjnë notën mesatare të ponderuar.

Kjo nënkupton që kandidatët me nota të njëjta në lëndë të ndryshme do të kenë mesatare të ndryshme. Ky sistem përllogaritjeje që e ka hedhur poshtë Mjekësia, ruhet nga Universiteti “Ismail Qemali”, në Vlorë, në formulën e përllogaritjes së pikëve totale.

VENDIMI

Me një vendim të miratuar rreth një javë më parë, senati akademik i Universitetit të Mjekësisë e ka parë të arsyeshme të vendosë kriter mesataren aritmetike të thjeshtë, e cila ka 1/3 e peshës në përllogaritjen e pikëve finale për në universitet.

“Senati akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 21.07.2016 ka vendosur të miratojë ndryshimin e vendimit të senatit akademik nr.17, datë 08.03.2016, ku në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.407, datë 01.06.2016, hiqet kriteri i mesatares së ponderuar dhe vendoset mesatarja aritmetike e thjeshtë”.

Në vijim të vendimit citohet se pranimi i studentëve në ciklin e parë të studimeve Bachelor dhe në ciklin e dytë të integruar do të ndahet midis: notës mesatare aritmetike të thjeshtë të maturës shtetërore që ka 35% të peshës, po aq ka edhe mesatarja e viteve të gjimnazit, ndërsa 30% e zënë rezultatet e tri lëndëve: Kimi, Biologji e Fizikë. Gjithashtu, përveç notës mesatare dysheme, 6, që ka vendosur qeveria, Universiteti i Mjekësisë ka caktuar një mesatare të dytë si kusht për maturantët që aplikojnë.

Kështu, sipas vendimit të senatit, kandidatët që duan të pranohen në degët: Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci e Stomatologji, duhet të kenë mesataren mbi 8.5. Gjashtë programet e tjera: Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Teknik laboratori, Imazheri e Logopedi kanë vënë kusht paraprak mesataren 8./panorama/a.k

Next Post

Sërish tensione në SHBA, vritet një polic dhe plagoset një tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com