Kreu i Partisë Republikane Dega Kolonjë është dhunuar. Ka qenë ky denoncimi i bërë sot nga partia në fjalë, sipas së cilës Olti Nazarko ka marrë plagë në kokë mbrëmjen e djeshme në fshatin Mollas.
Nazarko është kreu i PR për Kolonjën dhe njëkohësisht kryesues i listës për Këshillin Bashkiak të kësaj bashkie.
Partia Republikane nuk ka dhënë detaje sesi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që as policia nuk ka dalë me një komunikatë për rastin në fjalë.