• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pothuaj 70% pozitiv opinioni i shqiptarëve të thjeshtë për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar

by Eduard Zaloshnja
20/05/2024 08:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në botën perëndimore porositen sondazhe rigoroze opinioni pothuaj të përditshme nga media të ndryshme, për të matur pulsin e qytetarëve të thjeshtë për çështje të rëndësishme të ditës. Në Shqipëri janë shumë më të rralla porosi të tilla për sondazhe.

Sidoqoftë, disa portale zhvillojnë përditë sondazhe online, ku i kërkojnë audiencës së tyre të shprehet për çështjet e nxehta të ditës. Dy ndër to, janë Shqiptarja.com dhe BalkanWeb. Në ditën e djeshme, ato e pyetën audiencën rreth opinionit për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar.

Në sondazhin online tek Shqiptarja.com, 74.3% e lexuesve që morën pjesë në sondazh e vlerësonin pozitivisht luftën e SPAK-ut ndaj grupeve kriminale. Ndërsa në sondazhin online tek BalkanWeb, 62.8% e lexuesve që morën pjesë në sondazh e vlerësonin pozitivisht luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar (shihni dy sondazhet më poshtë).

Sondazhet online në portale nuk mund të përfaqësojnë statistikisht të gjithë popullsinë. Sidoqoftë, meqë kemi të bejmë me dy audienca të ndryshme portalesh, një mesatare e ponderuar e tyre mund të na japë një ide të përafërt të opinionit të shqiptarëve të thjeshtë.

Duke ponderuar numrin e votuesve në secilin sondazh me përgjigjet që kanë dhënë ata, rezulton se pothuaj 70% kanë një vlerësim pozitiv për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar. Pra me afërsi, mund të thuhet se pothuaj 70% e shqiptarëve të thjeshtë kanë aktualisht një vlerësim pozitiv për luftën e SPAK-ut ndaj krimit të organizuar.

Next Post
Rama: Hapen aplikimet për Akademinë Politike të PS. Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që…!

'Kosova gabon që e lidh fatin e saj me Serbinë', Rama: SPAK, i lirë të luftojë korrupsionin

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Tani qe tju hap syte.ne populli e dime qe SPAK u krijua nga Amerikanet qe te veje ne pushtet njerezit e saj por tani SPAK kontrollohet nga Edi Rama ne e dime.kur votojme shtipim jemi te kenaqur nga SPAK qe te fitoje pik Edi Rama kur behet pyetja qe SPAK eshte i pavarur apo kontrollohet nga Rama ne e dime qe kontrollohet nga Rama por shtypim qe eshte i pa varur qe te fitoje pike Edi Rama.ne duam nje Shqiperi me ushtri fabrika bujqesi dhe tek Edi Rama kemi nje shprese.

    Reply

Leave a Reply to Armand Babi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime dhe më pas vranësira, ja si parashikohet moti sot

Kthjellime dhe më pas vranësira, ja si parashikohet moti sot

April 20, 2026
Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

Qiratë në Tiranë me rritje të frikshme! A po kthehet strehimi në luks?

April 20, 2026
Qëlloi anijen e mallrave me flamur iranian, çfarë është USS Spruance?

Qëlloi anijen e mallrave me flamur iranian, çfarë është USS Spruance?

April 20, 2026
“Çmenduri” me biletat e trenit për Botërorin

“Çmenduri” me biletat e trenit për Botërorin

April 20, 2026
SHBA kap anijen iraniane teksa përpiqej të kalonte bllokadën, rriten çmimet e karburanteve

SHBA kap anijen iraniane teksa përpiqej të kalonte bllokadën, rriten çmimet e karburanteve

April 20, 2026
Rumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, kritika Europës: Viktimë e ambicies së saj

Rumen Radev fiton zgjedhjet në Bullgari, kritika Europës: Viktimë e ambicies së saj

April 20, 2026
Meloni jep detaje nga marrëveshja, Italia do të përdorë Shëngjinin dhe Gjadrin, ja refugjatët që do vijnë

Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi, vendosëm të mos bënim gabimin e Italisë

April 20, 2026
Pse duhet të ndryshojë PD-ja, kur nuk i duhet?!

T’i vrasim heronjtë!

April 19, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

April 19, 2026
Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për komshien…

Në dokumente u del një vëlla tjetër, Abazi rrëfen historinë: Babai shkoi në spital për komshien…

April 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In