• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Post-krizat shqiptare të Demokracisë/ Numërohen tre lokale dhe një globale: Ja pasojat?

by Java News
03/05/2020 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza pandemike nga COVID-19 që po kalon bota, e përsëritshme por dhe e pangjashme në lloj, ka nxitur prognoza të shumta mbi të nesërmen, mbi pasojat e saj, posaçërisht ato ekonomike, ku mbizotëron mendimi negativ se nga kjo krizë shëndetësore do gjenerohet me patjetër në një krizë në këtë zë bazë të aktivitetit dhe utilitaritetit njerëzor. Brenda saj është dhe Shqipëria, padyshim me parashikimet po ashtu të zymta.

Po le të sjellim në kujtesë se si kanë qenë post-krizat e saj të 30 viteve, ku dy janë lokale dhe një globale. Lokale janë ato në vitet ’90, në ndërrimin e sistemeve, si dhe ajo në ’97 nga rënia e firmave piramidale. Ndërkohë, edhe Kosova fqinje ka patur po ashtu një krizë lokale, atë të ’99, një pjesë të së cilës e përjetoi dhe Shqipëria.

Në të trija këto raste, krizë ka qenë vetë krizat por jo post-krizat, referuar vetëm aspektit ekonomik.

Pas krizës së ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, pas ’92 e tutje, deri në fillimet e ’97, Shqipëria përjetoi një periudhë të artë ekonomike si pasojë e hapjes së tregut. Edhe pse tejet e diskutueshme mbi efektet afatgjata, në afatshkurtësi shqiptarët përjetuan një bum përcaktuar nga tre faktorë: shuarja e urisë materiale në konsum, zgjerimi i tregtisë nga kërkesat e mëdha nga uria e konsumatorit, si dhe të ardhurat e majme të emigracionit që sapo kishte nisur dërgesat e para. Në ’97 ky trend u pre.

Gati gjithçka u kthye sërish në pikën zero, me para e pasuri të humbura, kaos shoqëror e një shtet të shkërmoqur. Iu shtua kësaj pas dy vitesh dhe kriza korovare. Por më pas, si në Kosovë e si në Shqipëri, pasoi një tjetër galop ekonomik. Kosova po rindërtohej dhe kjo çoi në një qarkullim të madh të parasë në treg. Ngjashëm dhe Shqipëria, e cila pati një ringritje të entuziazmit shoqëror nga shtimi i të ardhurave, ku në dy anët e kufirit po diktonte vala e ethshme e ndërtimit. 8 vite pas ’97, rritja ekonomike e Shqipërisë shkoi në kuotën 7 përqind dhe një pjesë e mirë e humbjeve në firmat piramdale u rikuperuan në drejtime të tjera. Pos kësaj, remitancat e emigrantëve arritën kulmin në tregues të ardhurash.

Këtu është rasti të thuhet se krizat pasohen, psikologjikisht, nga një prirje entuziaste. Njeriu rend vrulltazi drejt asaj që i ka munguar, duke provokuar kështu dhe dinamizim ekonomik.

Më pas do vinte një krize globale: recesioni i 2008. Shqipëria u godit nga kriza në dy burimet e saj kryesore të remitancave: Greqi dhe Itali. Kjo krizë me në pushtet Berishën, detyroi këtë të fundit të shesë deri në katër hidrocentrale të epokës komuniste, me qëllim për t’i shpëtuar kolapsit, sidomos atij të arkës së shtetit. Dhe është rasti të thuhet se ajo krizë, e cila u shoqërua me rënie të fortë të fuqisë blerëse, për herë të parë që pas ’97, ishte një nga arsyet e rënies së PD-së nga pushteti.

Rama i mëshoi fort kësaj pjesë, ku kartën ekonomike e pati bazë të programit rilindas. Por që prej ardhjes në pushtet të tij, ekonomia mbetet ana më e errët dhe më e diskutueshme e qeverisjes së tij. Entuziazmi politik i ndërrimit të pushtetit, ngjashëm me atë të qershorit ’97, nuk është pasuar aspak dhe me mbrothësi ekonomike. Dhe kur flasim për ekonomi, duhet thjeshtuar kjo te të ardhurat në xhepat e shqiptarëve dhe fuqia blerëse.

Tashmë Shqipëria po kalon dy kriza, një lokale dhe një globale; pra tërmetin dhe pandeminë koronare.

Për të parën, tërmetin, referuar krizave të mëparshme të natyrës lokale, ka vend për optimizëm. Por kur është fjala te ato globale, kjo vështirë të mendohet. Tjetër është fakti se ndër krizat globale, kur ka qenë fjala për luftëra, ato janë pasuar nga entuziazëm shoqëror dje mbrothësi ekonomike, por kjo pandemike është një përvojë pa referencë. Pandemitë e shekujve më parë kanë ndodhur në një tjetër botë, jo si kjo e sotmja, ku globalizmi e ka bërë ndërvarrur në çdo gjë.(Tesheshi)

Next Post
Liderat e Bashkimit Europian: Do të mbledhim miliarda për të luftuar COVID-19

Liderat e Bashkimit Europian: Do të mbledhim miliarda për të luftuar COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com