• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Populli juaj po i jep Botës së lirë një mesazh zgjimi”/ Bashkëshortja e Zelenkyt poston mesazhin e Linda Ramës: Jemi me ju deri në fund!

by Java News
12/03/2022 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale një mesazh solidariteti që i është drejtuar nga gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

Në video mesazh, znj. Rama shpreh solidaritetin e saj dhe të popullit shqiptar në lidhje me dhimbjen e madhe që po përjeton Ukraina, prej mëse dy javësh tashmë në luftë.

Mesazhi i plote:

“Shumë e dashur Olena,

Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.

Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta.

Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi.

Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, njê shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.

Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten.

Shumë e dashur mike e panjohur,
Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t’ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë.

Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund!.” thuhet në mesazhin e znj. Rama./m.j

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olena Zelenska (@olenazelenska_official)

Next Post
FOTO/ Kërkoi dorëheqjen e Bashës, militantja e PD godet me shpullë Ervin Salianjin. Emri

FOTO/ Kërkoi dorëheqjen e Bashës, militantja e PD godet me shpullë Ervin Salianjin. Emri

Comments 2

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Edhe kjo sh linda me burrin e femite e saje jetojne ne bunkie,ju te pakten jeni ne luften e prgjakshme nga krimineli putin.Don Zoti eshte i aferte momenti i pushimit te luftes nga putin krimineli,po tregohet me barbare se hitleri.

    Reply
  2. Baca says:
    4 years ago

    Grua gjithe pozitivitet, e zgjuar, e fisme!

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

FBI “përzë” shtetin nga hetimi i vrasjes në Minneapolis, zbulohet e shkuara e oficerit

January 8, 2026
Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

Bllokimi i anijes me flamurin rus, ekspertët: SHBA rrezikon përshkallëzimin me Moskën

January 8, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“S’do t’ia dijë njeri për përmbytjet”, Manjani: Kemi që në 1945 që presim amerikanët…

January 8, 2026
“Do ta paguash për atë që ke bërë”/ Pas dyerve të gjykatës në Nju Jork, Maduro i përgjigjet protestuesit: Jam rob lufte

“Një batanije leshi dhe një dyshek i hollë”, ja kushtet në burgun ku po mbahen Maduro dhe gruaja e tij

January 8, 2026
“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

“Shpallni gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore”, Gjunkshi thirrje Ramës: Banorët s’dinë ku kanë kokën

January 8, 2026
“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

“Kemi arritur ta izolojmë zjarrin te 5 Maji”, Cara: Në magazina ka bombola gazi që tregtohen

January 8, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Shqipëria e Enver Hoxhës nuk u përmbyt kurrë, sepse kishte 700 hidrovore dhe sisteme bonifikimi

January 8, 2026
Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

Vjosa në kuotën e 9 metrave: Nesër parashikohet stuhi, shpresa e vetme janë uljet e prurjeve

January 8, 2026
Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

Zjarri te tregu “5 Maji”, Ristani: Është vënë në kontroll, asnjë rrezikshmëri për përhapjen në qendrat e banuara

January 8, 2026
“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

“Kemi vetëm 50 ekskavatorë të dhuruar”, eksperti: Kanalet kulluese mbledhin 5-6 milionë ton llum, nuk mund të pastrohen

January 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In