• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pompa e shtrenjtë shqiptare, nafta deri 45% mbi rajonin, shkak taksat! Çfarë thonë sipërmarrësit dhe ekspertët (VIDEO)

by A. Q
14/09/2026 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nafta në Shqipëri kushton deri në 45 për qind më shumë se në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa në vendin tonë një litër naftë kushton gati 2.4 euro, në këto dy vende të rajonit karburanti tregtohet mesatarisht me rreth 1.7 euro për litër.

Në krahasim me Kosovën, Serbinë dhe Malin e Zi, nafta në Shqipëri kushton 20 deri në 30 për qind më shumë.

 “Diferenca është shumë e dukshme për këdo që lëviz në rajon. Nëse një qytetar apo një kompani në Maqedoninë e Veriut paguan ndjeshëm më pak për të njëjtën sasi karburanti, kjo ndikon drejtpërdrejt edhe te konkurrueshmëria. Për bizneset shqiptare, karburanti është një kosto që futet në transport, në prodhim dhe në çmimin final të produkteve”, tha Nebi Hoxha për “A2”, sipërmarrës nga Maqedonia e Veriut.

Në Shqipëri, përveç akcizës prej 39.4 lekësh për litër dhe TVSH-së 20 për qind, mbi çmimin e naftës aplikohen edhe dy taksa të tjera shtesë, të cilat nuk aplikohen në të njëjtën formë në vendet e tjera të rajonit: taksa e qarkullimit prej 27 lekësh për litër dhe taksa e karbonit prej 3 lekësh për litër.

“Problemi është se struktura e çmimit në Shqipëri ka një komponent fiskal shumë të rëndësishëm. Në një situatë kur konsumatori po përballet me çmime të larta, shteti duhet të shohë nëse kjo barrë mund të lehtësohet përkohësisht. Vendet e tjera kanë përdorur instrumente fiskale për të zbutur goditjen dhe kjo është një alternativë që duhet të diskutohet edhe në Shqipëri.”, tha Besim Beqaj, Forumi Ekonomik Mbarëshqiptar.

Por, teksa çmimi i naftës ka kapur nivele rekord, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, të cilat prej disa javësh kanë miratuar masa të reja fiskale për uljen e barrës mbi karburantet, Shqipëria nuk po ndërmerr masa të reja për amortizimin e efekteve të rritjes së çmimeve.

Madje, nuk është më në fuqi as Akti Normativ që parashikonte një ulje të përkohshme të akcizës.

 “Ka një moment ku duhet të vendosësh nëse prioriteti është të mbledhësh të njëjtin nivel të ardhurash nga karburantet apo të mbrosh ekonominë nga një efekt zinxhir. Një ulje e përkohshme e barrës fiskale do të kishte një kosto për buxhetin, por duhet llogaritur edhe kostoja që çmimi i lartë i naftës i krijon konsumatorit dhe sipërmarrjes”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Sipas të dhënave të përfshira në material, Shqipëria renditet e para në rajon, e gjashta në Europë dhe e nënta në botë për çmimin e lartë të naftës.

Në botë, Hong Kongu është ndër vendet ku nafta kushton më shumë, me gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela renditet ndër vendet me çmimin më të ulët, me rreth 4 cent për litër.

Nga ana tjetër, qeveria ka argumentuar se në disa shtete të tjera taksat dhe detyrimet mbi karburantet aplikohen në forma të ndryshme dhe nuk reflektohen të gjitha drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar në pompë.

Next Post
Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Aksident ajror në Gjermani, 3 të vdekur pas rrëzimit të avionit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com