• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pollo: Nëse Basha cakton kandidatë na dëmton shumë pak, bashkitë që synojmë dhe negociatat me aleatët

by
26/01/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Genc Pollo ka deklaruar se Komisioni i Rithemelimit është bisedime me LSI dhe partitë e tjera opozitare për zgjedhjet e 6 Marsit. I ftuar në Radarin Informativ në ABC, Pollo deklaroi se fronti i Berishës ka shanse të mëdha për të fituar Shkodrën, Vorën, Lushnjen dhe Durrësin.

“Pritshmëritë janë të mira për të gjashta bashkitë. Shkodra ka qenë gjithmonë e demokratëve. Duke u nisur nga rezultati më 25 prill, e shoh që do konfirmohet. Përtej Shkodrës që do mbetet prapë të PD, edhe te Durrësi dhe Lushnja tradita sinjalizon një sukses të mundshëm të demokratëve.

Si do hyjmë në zgjedhje do përcaktohet. Përveçse kandidat i pavarur do shihen mënyra të tjera. Negociata kemi pasur me të gjitha partitë në opozitë. Nga ata që kandidojnë në listën e PD deri te LSI. Të gjitha mendoj do përkrahin kandidatin unik të Partisë Demokratike. Bisedimet vazhdojnë. Synimi është ky. Nisur nga fushatat e shkuara elektorale. Vora ka shans të madh për t’u fituar, Durrësi është i fitueshëm, po ashtu edhe Lushnja”, deklaroi ai.

Pollo përjashtoi mundësinë e negociatave me Bashën për një kandidat të përbashkët duke shtuar se nëse Basha zgjedh të caktojë kandidatë në zgjedhje, do e dëmtojë fare pak sipas tij kandidatin e “Rithemelimit”.

“Do mësojmë nëse Basha do mbështesë kandidatin që del nga primarja apo do marrë një kandidat kulisash. Nuk ka negociata me Lulzimin. Unë po shpjegoj dy mundësi. Nëse Lulzimi do vërë kandidatin mund të bëj shumë pak dëm. Nëse kandidati ynë do jetë 500 vota para atij socialist, edhe 200 vota të marrë kandidati i Bashës, e ul diferencën me 300 vota”, u shpreh Pollo.

Ndalur te kandidatët, Pollo u shpreh se deri më tani janë 3 ose 4 emra për Lushnjen, dhe 5 ose 6 për Shkodrën. Ai shpjegoi se ata që do e kalojnë filtrin e dekriminalizimit do i nënshtrohen të dielën procesit zgjedhor nga anëtarësia.

“Ne kemi 6 bashki pa kryetarë që kanë qenë një anomali e vërtetë që lidhet me anomalinë e vitit 2019. Partia Socialiste kandidoi njerëz me precedent penalë dhe më në fund presidenti caktoi zgjedhjet. Shpresoj që të kemi kandidatë që do ta menaxhojnë mirë bashkinë. Kandidatët e PD do i nënshtrohen primareve të anëtarësisë të dielën në 30 Janar. Ka pasur kritika që kandidatët zgjidhen në kulisat e partive.  Tradita kështu ka qenë por me Lulzimin u prish kjo traditë. Kësaj radhe nuk do jenë 120 veta por anëtarësia që mes 2-3 kandidatëve do përcaktojë kandidatin përfundimtar për 6 Marsin.

Në Lushnje janë 3 ose 4 emra. Në Shkodër janë 5 ose 6. Do shikohen nëse mbushin kushtet e dekriminalizimit. Ata që kalojnë do i nënshtrohen votimit të dielën. PD do ishte e përçarë nëse në zgjedhjet e 6 Marsit do hynte me më shumë se 1 kandidat. Formula është se të gjithë kandidatët e PD mund të futen dhe t’i nënshtrohen votës së anëtarësisë. Kjo është zgjidhja që japim. Kështu nuk ka më përçarje. Nëse njësiti i Lulzimit do insistojë të vërë kandidatë do jenë kandidatë pakice. Kur ke një votim mazhoritar me tre kandidatë, kandidati dëmton dy palët e para”, tha ai.

/b.h

Next Post
Zv.ministrja e Shëndetësisë: Në Kosovë testi PCR është falas, ja masat të domosdoshme për shkak të infektimeve

Zv.ministrja e Shëndetësisë: Në Kosovë testi PCR është falas, ja masat të domosdoshme për shkak të infektimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kodi Penal duhet të ndryshojë nenin që ka krijuar Republikën e Prokurorëve

October 1, 2026
Putin paralajmëron Evropën kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: Kjo do të thotë luftë me Rusinë -

Putin: Rusia nuk do sulmojë askënd, por do të përgjigjet ndaj çdo përshkallëzimi

October 1, 2026
“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja:  Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

“Publikimi i videove intime i qëllimshëm”, avokatja: Sa vite rrezikojnë përgjegjësit?

October 1, 2026
Zjarr në një kompleks kimik në Rusi, shtatë të vdekur -

Zjarr i madh në Lezhë! Flakët rrezikojnë banesat në Manati dhe Barbullojë, era e fortë vështirëson ndërhyrjen

October 1, 2026
Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

Britma, gjak dhe panik në kabinë! Çfarë ndodhi në avionin me 174 pasagjerë

October 1, 2026
Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

Alarm në Helsinki, Finlanda heton serinë e thyerjeve në shtëpitë e deputetëve, nuk përjashtohet pista e huaj

October 1, 2026
Von der Leyen do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor muajin e ardhshëm, s’ka konfirmim për Serbinë -

Von der Leyen nga Prishtina: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, por historia e Kosovës nuk rishkruhet

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com