• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikat Rajonale në Marrëveshjen e Integrimit në BE: AMVV shpall thirrjen për grupet e interesit

by A R
04/08/2023 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Politika Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore” është fusha që mbulon Kapitulli 22 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në.

Në prag të takimit të Tetorit, ku Shqipëria do të raportojë në Bruksel për fazën në të cilën ndodhet plotësimi i kushteve të kësaj Marrëveshje, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) ka shpallur një thirrje ku fton të gjithë grupet e interesit për t’iu bashkuar Tryezës së Këshillimit dhe Diskutimit për Kapitullin 22. Si institucioni përgjegjës që vepron edhe si Sekretariati Teknik i Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian (GNPIE), për Kapitullin 22, AMVV ka ftuar përfaqësues të pushtetit vendor, të shoqërisë civile, të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike dhe medias të bëhen pjesë e Tryezave për “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore”, që do të shërbejnë si bazë diskutimi dhe shqyrtimi në lidhje me qëndrimet dhe rekomandimet për fushat që mbulohen sipas këtij Kapitulli.

Kapitulli 22, “Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore” i përket Klasterit “Burimet, bujqësia dhe kohezioni” dhe është një nga kapitujt kryesorë që vlerësohet me interes të lartë nga Qeveria e Shqipërisë pasi përcakton kornizën për pjesëmarrjen e ardhshme të Shqipërisë në Politikën e Kohezionit të BE-së dhe përfitimet e mëtejshme zhvillimore nga investimet e instrumenteve strukturore të BE-së. Acquis sipas këtij Kapitulli përbëhet kryesisht nga politika kuadër dhe rregullore zbatuese, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Ato përcaktojnë rregullat për hartimin, miratimin dhe zbatimin e programeve të Fondeve Strukturore dhe të Kohezionit që pasqyrojnë organizimin territorial të çdo vendi.
Thirrja është e hapur deri me 28 gusht.

Next Post
Politikat e shpërblimit të punonjësve të bankave, BSH propozon ndryshime

Rezerva valutore në nivele rekord, BSH rrit në 300 milionë euro shumën e parashikuar për të blerë në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In