• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!

by Linda Karadaku
10/02/2017 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Linda Karadaku

 

Eshtë e qartë se në Shqipëri ka një ndryshim dhe mungesë kohezioni në politikat e aleancave dhe aleancat e politikës, thënë ndryshe të koalicionimeve politike. Politikat e aleancave bëhen zakonisht para zgjedhjeve, në emër të koalicioneve para-zgjedhore, por gjatë mandatit, aleancat e politikës, jo gjithmonë I respektojnë parimet mbi të cilat janë ndërtuar këto aleanca. E thënë më thjeshtë, koalicioni qëndron në mandat të plotë përgjithësisht, edhe pse shpesh parimet, politikat mbi të cilat u ndërtua respektohen në mënyrë unilaterale dhe me ngërçe të herëpashershme herë pas here në kufijtë e krizës.

Koalicioni, aleanca politike aktuale në Shqipëri, e ndërtuar mbi bazën e politikave që lidhen me integrimin evropian të vendit, stabilitetit të brendshëm dhe qëndrueshmërisë rajonale, është shënjuar nga ky ngërç gjatë viteve të mandatit të tij. Ndoshta për shkak se politikat ditore, etja për sa më shumë territor politik apo thjeshtë egoja personale e shoqëruar me “kalamallëqe” batutash, e kanë çuar atë shpesh në kufijtë e imët të mbijetesës. Eshtë mëse e natyrshme që e majta shqiptare me dy partitë kryesore që e përfaqësojnë atë, të jetë në një koalicion, aleancë politike, me politika të qarta integruese dhe stabiliteti brenda dhe jashtë vendit. Por thelbi I funksionimit të tij shkon përtej fjalëve dhe ideologjisë së përbashkët, thelbi është respektimi I këtyre politikave dhe zbatimi konkret në terren I funksionimit si një aleancë e përbashkët, qoftë në marrje vendimesh, qoftë në zbatimin e tyre. Ndryshe, I ngjan karrocës me dy kuaj, ku njëri përplas jelet tërë kohën, kërkon të mbajë vetëm për vete ngarkesën që mban karroca, pavarësisht se ajo ngarkesë mund të mbahet dhe të tërhiqet vetëm nga dy kuaj, jo nga një. Aq me tepër ndërlikohet situata kur karrocieri përkëdhel njërin kalë dhe fshikullon tjetrin.

Respektimi I politikave mbi të cilat është ndërtuar apo do ndërtohet një koalicion, aleancë në të ardhmen, kërkon pikërisht këtë: që dy kuajt të respektojnë njëri-tjetrin dhe politikat për të cilat janë marrë vesh. Nëse njëri kalë mundohet ti fusë stërkëmbëshin tjetrit gjatë apo në fund të rrugës, për të përfituar për vete ngarkesën e karrocës dhe vetë karrocierin, ndodh ajo që ka ndodhur më shumë se një herë në këtë vend, karroca përmbyset! Dhe në këtë rast humbasin të gjithë, kuajt, karrocieri, dhe ngarkesa, që është Shqipëria!

E majta shqiptare ka një elektorat të qëndrueshëm dekadash, të cilit I është shtuar edhe elektorati I tranzicionit, duke çuar në rrudhje të së djathtës, qoftë edhe për shkak të mëkateve të qeverisjes së djathtë. Kjo e majtë, e përfaqësuar nga PS dhe LSI në shumicë dërrmuese, ka para vetes politika të qarta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vendit, stabilitetin e tij, ruajtjen dhe çimentimin e rolit rajonal (kufizohemi nga të katër anët me shqiptarë) dhe mbi të gjitha drejtimin e karrocës së Shqipërisë drejt një “safe heaven”, strehe të sigurt. Është po ashtu e qartë se e majta mund ta drejtojë këtë karrocë vetëm duke qenë e bashkuar, dy kuaj në një karrocë. Aq më tepër, që në terma politikë, nuk ka të bëjë me kiminë personale të Ramës me Metën apo Metës me Ramën, por me dy parti, dy elektorate, dy pjesë të kësaj Shqipërisë që e kemi të përbashkët, natyrisht bashkë me të djathtën, gjithashtu në terma politikë, sepse gjithkush tjetër, me apo pa parti është qytetar I këtij vendi dhe votues që përcakton me votën e vet të ardhmen e ne të gjithëve.

E majta ka prodhuar vazhdimisht lidership në Shqipëri, për mirë apo për keq, me të gjitha ulje-ngritjet e veta. Ky lidership I përcaktuar në parti të së majtës, ka qenë vizionar në krijimin e aleancave dhe politikave të aleancave, por gjithsesi, zbatimi I këtyre politikave, veçanërisht në funksion të stabilitetit të vendit dhe zbatimit në praktikë të reformave madhore, siç është reforma radikale në drejtësi, për të cilën, ishte Ilir Meta ai që realizoi konsensusin aq të vështirë për tu arritur, është imperativ për sot dhe mot! “It takes two to tango,” thuhet në anglisht, “duhet dy vetë për të kërcyer tangon!” Dhe në Shqipëri, është provuar që vështirë se dikush ka arritur të luajë tangon vetëm, qoftë edhe kur ka pasur nevojë për vetëm një deputet!

Next Post
Viriliteti te meshkujt: 8 mënyra për ta përmirësuar

Viriliteti te meshkujt: 8 mënyra për ta përmirësuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In