• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Viriliteti te meshkujt: 8 mënyra për ta përmirësuar

by Java News
10/02/2017 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mos vallë po përpiqeni të bëheni me një fëmijë, por deri më tani nuk keni marrë rezultatet që keni shpresuar?

A e dini se një e treta e problemeve të pjellorisë së mashkullit (cilësia e spermës) vjen nga zakonet e gabuara, që me disa ndryshime të vogla në stilin e jetës mund të korrigjohen duke vërejtur një ndryshim të madh! Kështu që mos u dekurajoni dhe ndiqni këto tetë këshilla!

Merrni vitamina

Një studim i fundit nga Zelanda e Re ka demonstruar se meshkujt, të cilët konsumojnë shtesa antioksidante orale, forcojnë mundësinë për të pasur një fëmijë. Në veçanti konsumoni acidin folik (1mg në ditë), vitaminë C (500 mg në ditë), vitaminë D (100 UI në ditë-UI është njësi ndërkombëtare ose njësi matëse e sasisë së një substance, në bazë të aktivitetit biologjik të matur apo të efektit) dhe vitaminë E (400 UI në ditë).

Bëni sport

Aktiviteti i shpeshtë fizik jo vetëm që është një e mirë për organizmin në përgjithësi, por ai kontribuon edhe në përmirësimin e numrit të spermatozoideve. Sipas një studimi të Shkollës së Shëndetit Publik të Harvardit, meshkujt që harxhojnë të paktën 5 orë në ditë duke bërë aktivitet fizik kanë një përqendrim sperme 73% më të madh se sa i atyre meshkujve që lëvizin më pak se pesë orë në javë!

Detoksifikohuni

Ndoshta jo të gjithë e dinë se për formimin dhe maturimin e spermatozoideve nevojiten 75-90 ditë. Kjo do të thotë se një mashkull ka nevojë që të kujdeset për trupin e tij të paktën tre muaj përpara periudhës në të cilën ai dhe partnerja e tij do të vendosin të bëjnë fëmijë.

Organizmi duhet të jetë i shëndetshëm dhe i detoksifikuar, për të evituar çdo lloj ndërhyrje në prodhimin e spermës. Ndaj, jo vetëm që nuk duhet të pini alkool dhe duhan, por nuk duhet të hani as ushqime jo të mira. Ndërkohë, ç’është më e rëndësishmja duhet të praktikoni një dietë antiinflamatore.

Hani arra

Studiuesit e Universitetit UCLA kanë studiuar më shumë se 100 meshkuj duke demonstruar se cilësia e spermës së atyre që kishin ngrënë 70 gramë arra në ditë paraqisnin një nivel më të lartë të acidit yndyror Omega-3. Kjo do të thotë një vitalitet më i mirë i spermatozoideve, mobilitet më të madh dhe më pak anomali kromozomike.

Bëni kujdes ndaj plastikës

Bisfenoli A dhe ftalatitet e pranishëm te plastika janë perturbatorë hormonalë dhe mund të kenë një ndikim negativ mbi cilësinë e spermës. Padyshim se është pothuajse e pamundur që në jetën e përditshme plastika të evitohet totalisht, por mund të jetë e rëndësishme të mësoni që të njihni llojet e ndryshme të plastikës për të mbajtur larg ato më toksiket.

Përdorni kremra natyralë kundër diellit

Një studim i fundit ka demonstruar se përdorimi i një filtri kimik diellor mund të kontribuojë për të zvogëluar aftësinë riprodhuese te meshkujt me 30%. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që të shmangni mbrojtjen diellore, por të mirëpërdorni kremrat natyralë me bazë mineralet, si zinkun dhe titanin.

Adaptoni një dietë mesdhetare

Pesha e duhur është shumë e rëndësishme për të mbajtur cilësinë e farës dhe dieta mesdhetare është idealja për të qëndruar në formë.

Një mashkull që dëshiron të rrisë pjellorinë e tij, duhet të konsumojë pesë deri në gjashtë vakte me fruta dhe perime çdo ditë, duke u siguruar që të hajë vegjetalet e kuqe dhe lejla, që përmbajnë numrin më të madh të antioksidantëve.

Kujdes duhet të bëni me pesticidet që ato mund të përmbajnë, sepse kjo do të ndikonte negativisht te prodhimi i spermës. Ndërkohë, peshku është i duhuri dhe veçanërisht ai i yndyrshmi si salmoni, i cili mund të rrisë deri në 34% numrin e spermatozoideve.

Bëni kujdes ndaj valëve magnetike

A e mbani celularin gjithmonë me vete, apo punoni me laptopin vazhdimisht? Energjia elektromagnetike, për shembull ajo e sinjalit Wi-Fi, mund të shkatërrojë spermatozoidet duke prekur ADN-në, si dhe forma të tjera jo normale. Këtë rezultat e kanë konfirmuar të paktën dhjetë studime, ndaj largoni sa më shumë të mundni këto burime nga aparati juaj riprodhues!, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Topi dhe Idrizi në listën e PS, garantojnë mandatin e ardhshëm parlamentar

Topi dhe Idrizi në listën e PS, garantojnë mandatin e ardhshëm parlamentar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat

November 5, 2026
Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

November 5, 2026
“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Shembet shtylla elektrike në Kalanë e Dodës, humb jetën elektricisti në krye të detyrës

November 5, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Apo do të bëhet si në Serbi?!

November 5, 2026
Protestat, Rama publikon bilancin: Policia ishte në lartësinë e detyrës, studentët e vërtetë nuk përdorin dhunë

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

November 5, 2026
Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

Ambasadorja e BE-së: Shqipëria ka ecur përpara, por nevojiten reforma të mëtejshme për median dhe mjedisin

November 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 6 Nëntor 2026

November 5, 2026
Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

Amerikanët komunistë, apo opozita shqiptare pa busull?

November 5, 2026
Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

Ossoff kryeson garën, kush do jetë kandidati demokrat përballë republikanëve në zgjedhjet presidenciale?

November 5, 2026
Shtyhet procesi ndaj të bashkëpandehurve të Metës e Kryemadhit

GJKKO rrëzon kërkesën e Metës për të dalë nga kafazi i xhamit, Kryemadhi: 90% e mesazheve janë nxjerrë jashtë kontekstit

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In