Policia zbardh dinamikën e masakrës së Mamurrasit: Konflikti nisi mes dy kushërinjve
Policia e Shtetit zbardhi mbrëmë dimanikën e masakrës në qytetin e Mamurrasit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.
Sipas policisë, sherri nisi fillimisht mes kushërinjve Enrik dhe Dorian Mamli. Shkak ishte shoqerimi i Dorianit me shtetasin Naim Tafa. Enriku i kishte kërkuar kushëririt te vet, që të mos shoqërohej me Naim Tafën dhe të afërmit e tij pasi me këta persona ka pasur konflikt të mëparshëm jashtë shtetit. Por Dorian Mamli, nuk i

është bindur kushëririt të tij duke i thënë që i ka shokë dhe do shoqërohet me ta. Ky konflikt verbal mes dy kushërinjve ka agravuar në konfrontim fizik. Dorian Mamli ka lëvizur me makinën tip Audi A4 me targe AA 111 BN në drejtim të banesës së tij dhe është kthyer për tu mjekuar në ambulancën e qytetit Mamurras, ndërsa Enrik Mamli është larguar me automjetin e tij tip Range Rover me targa AA 481 JT në drejtim të banesës së vet. Duket se Doriani do të ketë konsumuar ndonjë bisedë me Naimin pasi gjatë rrugës në hyrje të qytetit Mamurras, pikërisht në hyrje të rrugës për tek Stacioni i Trenit, mjeti tip Benz me targa AA 077 CN, në të cilën ndodheshin Naim Tafa, Arjan Tafa (alias Taulant Bedri), Gazmir Elezi (alias Gentjan Tafa) ka përplasur automjetin tip Range Rover me targa AA481JT të drejtuar nga shtetasi Enrik Mamli. Pas përplasjes, makinat në fjalë kanë ndaluar dhe personat që gjendeshin në to, nga brenda makinave kanë qëlluar me armë zjarri ndaj njëri tjetrit, ku për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Naim Tafa dhe janë plagosur shtetasit Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.

Në vijim të veprimeve të kryera lidhur me këtë ngjarje, është bërë e mundur kapja e njërit prej autorëve të ngjarjes Enrik Mamli si dhe arma e zjarrit e tip automatik mod 56 kal 7.62mm e përdorur prej tij, arme e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu janë marrë e sekuestruar automjetet e përfshira në vendin e ngjarjes, si dhe një sere veprimesh të tjera hetimore. Në lidhje me këtë ngjarje është bërë arrestimi në flagrancë i Enrik Mamlit.
Ndërkohë sipas policisë, biktima Naim Tafa ka qënë i dënuar në Itali për vjedhje, dhe ka dalë nga burgu me datë dy javë më përpara ku është kthyer në Rinas si i depërtuar, me masë 10 vjet, të mos qarkullojë në hapësirën Shengen.
Viktima: Naim Tafa
Të plagosur: Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetani dhe Altin Coku.
I arrestuar: Enrik Mamli një prej autorëve









